Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Haradinaj ngre dyshime për sektorin e energjisë përmend lidhje me VV’në dhe vëllain e Kurtit

22 Prill, 2026

Nxënësi 10-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e shkollës Toli Zor Dumis në Kumanovë

22 Prill, 2026

Deputetët sot diskutojnë për ndryshimet ligjore për shfuqizimin e qeverisë teknike

22 Prill, 2026

Publikohen datat e mbajtjes së maturës shtetërore 2025/2026

22 Prill, 2026

Goditje për tregtarët e automjeteve? BE-ja vendos kufizim nga viti 2027, pagesat “cash” deri në 10,000 €

22 Prill, 2026

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet agjenda e vizitës së kryeministrit në Greqi

22 Prill, 2026

Ansambli Muzikor i Tetovës: Strategjia e kulturës jep pasqyrë të pasaktë, të korrigjohet menjëherë (Dokument)

22 Prill, 2026

VLEN: Grubi e mban peng Ahmetin

22 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 Prill, 2026

Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit: Zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën

22 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ansambli Muzikor i Tetovës: Strategjia e kulturës jep pasqyrë të pasaktë, të korrigjohet menjëherë (Dokument)

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente7 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Tetovë ka paraqitur zyrtarisht vërejtjet ndaj Draft Strategjisë për Zhvillimin e Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2026–2030, ku mes tjerash thuhet se ky Ansambël funksionon me kapacitete të kufizuara dhe nuk e përjashton racionalizimin e tij, raporton Portalb.mk.

Tekstin e strategjisë sipas të cilës Ansambli i Tetovës ka “kapacitet të kufizuar hapësinor për veprim, me dy persona të punësuar”, për çka si zgjidhje Strategjia parasheh se “në periudhën e ardhshme pesëvjeçare do të racionalizohet rrjeti i institucioneve kombëtare”, nga Anambli Muzikor e konsiderojnë se nuk e pasqyron gjendjen reale dhe bazohet në informacione të paplota.

“Nuk janë marrë parasysh shkaqet kyçe që kanë çuar në këtë gjendje të institucionit nacional, përkatësisht mungesa e mbështetjes së mjaftueshme nga ana e Qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, e cila në përputhje me Ligjin për Kulturën (Neni 8, Neni 24, paragrafi 3) ka obligim të sigurojë kushte të përshtatshme për funksionimin dhe zhvillimin e institucioneve kombëtare, si dhe të kujdeset për avancimin dhe afirmimin e kulturës së të gjitha bashkësive”, thonë nga Ansambli Muzikor i Tetovës.

Vërejtjet e tyre kryesore janë se: vlerësimi është i gabuar, punësimet janë bllokuar nga shteti, institucioni funksionon madje me sukses, qasje e pabarabartë nga ministria, racionalizimi/fuzionimi do ishte gabim dhe strategjia duhet të korrigjohet.

“Konsiderojmë se është e domosdoshme që pjesa kontestuese e pikës 2.1.6 të korrigjohet, me qëllim që të pasqyrojë gjendjen reale dhe të sigurojë një qasje konsekuente zhvillimore ndaj institucioneve kombëtare”, thonë nga Ansambli i Tetovës.

Ky është dokumenti i plotë.

Pse rrezikohet Ansambli i Tetovës?

Në përputhje me Ligjin për kulturën, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka hartuar draft-tekstin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2026–2030, së bashku me Planin e Veprimit.

Në dokumentin strategjik përfshihen analiza të gjendjes në fushën e kulturës për periudhën 2019–2024.

Ansambli i Tetovës përmendet në seksionin 2.1.6. “Veprimtaria muzikore dhe muzikore-skenike’.

Në dokument thuhet se në vitin 2023 u themelua Ansambli Muzikor – Tetovë i cili ka kapacitete të kufizuara hapësinore për veprim, me dy të punësuar.

“Për këtë arsye, në periudhën e ardhshme pesëvjeçare do të racionalizohet rrjeti i institucioneve kombëtare, përmes një analize të qartë të rolit dhe shtrirjes së tyre programore”, thuhet mes tjerash në strategji.

Ministria e Kulturës: Ansambli i Tetovës nuk do të mbyllet, do të analizohen 72 institucione të kulturës

Nga Ministria e Kulturës për Portalb.mk thonë se Ansambli nuk do të mbyllet, megjithatë thonë se do të vendoset në periudhën në vijim për institucionet që funksionojnë me kapacitete të kufizuara.

“Në Strategjinë Kombëtare askund nuk është theksuar se Institucioni Kombëtar “Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, apo ndonjë institucion tjetër, do të mbyllet”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Ministria thotë se në periudhën në vijim do të realizojë një analizë të thellë dhe gjithëpërfshirëse të rrjetit ekzistues prej 72 institucionesh kombëtare, nga e cila pritet të dalin tregues të qartë për veprimet e ardhshme.

“Qëllimi i kësaj fushe prioritare është krijimi i një sistemi institucional kulturor funksional dhe efikas”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Sa i përket kapaciteteve kadrovike, Ministria thotë se pas disa vitesh nga themelimi, disa institucione ende nuk janë të kompletuara me staf.

Në këtë drejtim, ata thonë se ky segment i strategjisë kombëtare pritet të japë një pasqyrë të qartë të gjendjeve dhe nevojave të institucioneve, kapaciteteve dhe mundësive, si dhe të ofrojë zgjidhje për tejkalimin e këtyre sfidave të evidentuara në disa institucione kulturore, duke krijuar mekanizma për institucione kulturore të forta, autonome dhe moderne që do ta zhvillojnë kulturën në shtet në të gjitha veprimtaritë dhe fushat.

Artistët në revoltë

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e artistëve të cilët kërkojnë që mos të lejohet mbyllja e këtij institucioni të rëndësishëm për kulturën në vend. Ndaj kësaj situate kanë reaguar violinisti Xhafer Xhaferi, dirigjentja Agona Çupi, këngëtari dhe instrumentisti Vullnet Neziri, dirigjenti Premtim Etemi, profesori dhe kompozitori Fatos Lumani etj.

BDI: Kujt po i pengon Ansambli Muzikor në Tetovë?

Për mbylljen e mundshme të Ansamblit Muzikor në Tetovë kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim opozitar. Bajram Rexhepi nga kjo parti thotë se gjatë kohës së qeverisjes së tyre u themelua ky institucion, ku u morën edhe pëlqimet për punësimin e 24 artistëve.

“Me ardhjen e qeverisë VMRO–VLEN, në mbledhjen e parë të saj, në qershor 2024, u ndërpre dhe u pezullua procedura e punësimit. Ky ishte akti që e goditi drejtpërdrejt Ansamblin Muzikor në Tetovë dhe ia pamundësoi funksionimin normal. Që nga ajo ditë, institucioni ka kërkuar vazhdimisht punësimet e domosdoshme, por është përballur me heshtje të qëllimshme institucionale. Sot, të njëjtët, në dokumentin e ashtuquajtur „Strategjia Nacionale për Zhvillim të Kulturës 2026–2030″, mundohen ta paraqesin atë si institucion me kapacitet të kufizuar dhe si barrë për sistemin të cilit i nevojitet “racionalizim”. Kjo nuk është analizë objektive, por sabotim i qëllimshëm politik që tenton të zhbëjë dhe penalizojë kulturën shqiptare”, tha Rexhepi.

Kasami: Punësimet dhe funksionalizimi prioritet, statusi mbetet çështje organizative

Njëri nga liderët e VLEN-it në pushtet, Bilall Kasami thotë se më me rëndësi është të realizohen punësimet se sa nëse Ansambli do mbetet si institucion i veçantë apo do të shkrihet në ndonjë institucion tjetër.

Kasami thotë se ende nuk ka vendim përfundimtar dhe se bëhen analiza, por ai thotë se nëse në rang shtetëror do të vendoset për riorganizimin e gjithë këtyre institucioneve atëherë sigurisht që do përfshihet edhe ansambli, nëse vendoset që të mbeten ashtu siç janë, do të mbetet edhe Ansambli.

“Ajo që për ne është me rëndësi që ai institucion të vendoset në funksion dhe në shërbim të qytetarëve duke nisur fillimisht nga punësimi i punëtorëve kulturor të këtij Ansambli dhe po punohet në drejtim të marrjes së pëlqimit për punësimin e të njëjtëve. Pjesa tjetër, edhe pse ne besojmë që duhet të vendoset në funksion ashtu siç është edhe në bazë të vendimit për themelim të Ansamblit, por për ne më me rëndësi është punësimi i kuadrit të Ansamblit dhe i njëjti të vendoset në funksion të plotë të kulturës, pjesa tjetër është çështje organizative, a do jetë në Kuadër të Pallatit të Kulturës a do të jetë institucion në vete”, tha Kasami.

Portalb alarmoi për këtë problem që në 2024

Në tetor 2024 Portalb.mk shkroi për zvarritjen e ri-shpalljes së konkursit për punësime në Ansamblin e Tetovës, institucion i cili koncertin e parë promovues e pati në prag të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Pak para fazës së fundit të punësimit të 19 artistëve dhe 3 administratorëve në Ansamblin e Tetovës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për bllokimin e të gjitha pëlqimeve për punësim që ishin dhënë deri para shpalljes së zgjedhjeve parlamentare. Që atëherë nuk janë realizuar punësime në këtë institucion ndërsa procedurat janë zvarritur.

Si pasojë, ky institucion mbeti pa artistë dhe pa administratorë, vetëm me dy të punësuar. Ndërkaq, aktivitetet vjetore deri më tani i ka realizuar përmes angazhimit të artistëve me kontrata në vepër.

 

Facebook

 

Twitter

 

Pinterest

 

Linkedin

 

ReddIt

 

Email

 

Print

 

Telegram

 

VK
Artikulli paraprakVLEN: Grubi e mban peng Ahmetin

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI

Lajme

VLEN: Grubi e mban peng Ahmetin

Lajme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajme

Qeni endacak sulmon nxënësin në oborr shkolle, këshilltari Blerim Iseni fton prindërit për kujdes

Lajme

Janevska për parregullsitë në Fakultetin e Filozofisë në UKIM: Pres raportin për të marrë vendim

Maqedoni

Aksident i rëndë trafiku në bulevardin “ASNOM” në Shkup, ja detajet

RRETH NESH

“Lajm” është paraqitur në hapësirën mediale në Maqedoni në prill të vitit 2005 dhe sot është e përditshmja më e vjetër shqiptare që mbijeton në treg. Përmbajtjet e veta i mbështet në konceptet evropiane të informimit. Përmbajtjet e gazetës “Lajm” janë dinamike, nga sfera politike, ekonomiko-financiare, historike, akademike, sociale, kulturore, muzikore, argëtuese, sportive, etj.. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit, “Lajm” sot është ndër mediat më të besueshme dhe më me ndikim në vend. “Lajm” zhvillohet vazhdimisht, me potencial njerëzor dhe teknologji moderne. Gazeta “Lajm” është krijuar që të qëndrojë dhe të mbetet një emër i dallueshëm në hapësirat ballkanike dhe evropiane. Ueb faqja zyrtare e gazetës “Lajm”, www.lajmpress.org është një ndër portalet më të njohur në Maqedoni.

Na kontakto: lajm.sk@gmail.com
Lexuar: 39

Lajme te ngjashme

Nxënësi 10-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e shkollës Toli Zor Dumis në Kumanovë

Deputetët sot diskutojnë për ndryshimet ligjore për shfuqizimin e qeverisë teknike

Publikohen datat e mbajtjes së maturës shtetërore 2025/2026

Goditje për tregtarët e automjeteve? BE-ja vendos kufizim nga viti 2027, pagesat “cash” deri në 10,000 €

VLEN: Grubi e mban peng Ahmetin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Haradinaj ngre dyshime për sektorin e energjisë përmend lidhje me VV’në dhe vëllain e Kurtit

22 Prill, 2026

Nxënësi 10-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e shkollës Toli Zor Dumis në Kumanovë

22 Prill, 2026

Deputetët sot diskutojnë për ndryshimet ligjore për shfuqizimin e qeverisë teknike

22 Prill, 2026

Publikohen datat e mbajtjes së maturës shtetërore 2025/2026

22 Prill, 2026

Goditje për tregtarët e automjeteve? BE-ja vendos kufizim nga viti 2027, pagesat “cash” deri në 10,000 €

22 Prill, 2026

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet agjenda e vizitës së kryeministrit në Greqi

22 Prill, 2026

Ansambli Muzikor i Tetovës: Strategjia e kulturës jep pasqyrë të pasaktë, të korrigjohet menjëherë (Dokument)

22 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.