Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albulena Uka nga Bajgora arrin sukses të madh në SHBA, është mbesë e heroit Mehë Uka

22 Prill, 2026

Rrokulliset kamioni me traga Kosove tek ‘qarkorja e Shkupit’, lëndohen 2 veta

22 Prill, 2026

Gjëja e parë që vëllai i Liridonës beri pasi Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm

22 Prill, 2026

Kurti thotë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje: Është e domosdoshme të merremi vesh për presidentin!

22 Prill, 2026

Ja se si e humbi jetën ish-luftëtari i UÇK-së nga Tetova, tregon policia

22 Prill, 2026

FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Kosova

22 Prill, 2026

Haradinaj ngre dyshime për sektorin e energjisë përmend lidhje me VV’në dhe vëllain e Kurtit

22 Prill, 2026

Nxënësi 10-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e shkollës Toli Zor Dumis në Kumanovë

22 Prill, 2026

Deputetët sot diskutojnë për ndryshimet ligjore për shfuqizimin e qeverisë teknike

22 Prill, 2026

Publikohen datat e mbajtjes së maturës shtetërore 2025/2026

22 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Kosova

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt misionit ndërkombëtar në Gaza nuk do të varet drejtpërdrejt nga institucionet e Kosovës, por nga vendimmarrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga gjenerali i Forcës Stabilizuese që do të jetë amerikan dhe pritet ta udhëheq operacionin.

Gjenerali amerikan pritet të përcaktojë kohën e nisjes, mënyrën e angazhimit dhe kohëzgjatjen e misionit, në përputhje me planifikimet operative në terren.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.

Sipas tij, mbështetja logjistike për këtë mision pritet të sigurohet nga SHBA-ja, pasi kapacitetet për transport dhe organizim mbeten të kufizuara për një operacion të tillë ndërkombëtar.

“Në përgjithësi mendoj se FSK është përgatitur me standard të NATO-s, partneri ynë strategjik është ShBA, në veçanti sigurisht që ShBA e ka komandën në Gaza, dhe sigurisht një trajtim, ia kushtojnë kësaj. Edhe ato e përcjellin këtë operacion. Edhe pse janë forca ndërkombëtare atje, edhe mund të ballafaqohet edhe me raste ekstreme. Do të thotë, në përgjithësi, forcat tona janë të përgatitura”.

Kastrati deklaroi se angazhimi do të ndikojë pozitivisht edhe në planin politik dhe diplomatik, pasi Kosova po kalon nga një përfituese e sigurisë në një kontribuuese aktive, duke kthyer mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Dhe sigurisht që do ta bëjnë edhe Kosovën krenare me këtë operacion, pra përfiton shumë në aspektin ushtarak sepse merr përvojë shumë të madhe, por edhe në aspektin politik dhe diplomatik do të përfitojë, sepse kemi qenë konsumues të sigurisë dhe po e kthejmë investimin e partnerëve tanë, tash ne jemi të gatshëm që të japim kontribut”, tha Kastrati për Klankosova.

Sipas tij, FSK është e përgatitur sipas standardeve të NATO-s dhe pritet të kontribuojë kryesisht në fusha si deminimi dhe angazhimi i oficerëve shtaborë.

“Atje do të shkojë deminimi dhe ndonjë oficer tjetër shtabor. FSK është lider në deminim, atje shumë bomba e raketa janë të shpërndara dhe mendoj se pasi FSK është lidere në këtë fushë, FSK do të marrë ftesë nga gjenerali amerikan atje. Mendoj që ka mundësi që të ofrojë oficerë shtaborë që kanë kryer specializime në krejt shtetet e NATO-s, por edhe policia ushtarake është e aftë. Kjo do të jetë ballë.

“Nuk varet prej Kosovës kur janë me u nis, varet nga gjenerali amerikan atje, ai do të ftojë forcat dhe sigurisht se kur do të duhet të zbarkojë aty. Kjo varet nga Amerika sepse do të jemi në mbështetje logjistike të amerikanëve, sepse ne nuk kemi mundësi t’i bartim gjithë këta njerëz e mjete që janë të nevojshme për këtë operacion. Amerika do të ofrojë mbështetje logjistike. Kjo varet nga planifikimet atje. Edhe për kohëzgjatjen varet se sa do të kërkojë gjenerali amerikan”, vijoi ai.

Lexuar: 51

Lajme te ngjashme

Rrokulliset kamioni me traga Kosove tek ‘qarkorja e Shkupit’, lëndohen 2 veta

Ja se si e humbi jetën ish-luftëtari i UÇK-së nga Tetova, tregon policia

Nxënësi 10-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e shkollës Toli Zor Dumis në Kumanovë

Deputetët sot diskutojnë për ndryshimet ligjore për shfuqizimin e qeverisë teknike

Publikohen datat e mbajtjes së maturës shtetërore 2025/2026

Goditje për tregtarët e automjeteve? BE-ja vendos kufizim nga viti 2027, pagesat “cash” deri në 10,000 €

Lajmet e fundit

Albulena Uka nga Bajgora arrin sukses të madh në SHBA, është mbesë e heroit Mehë Uka

22 Prill, 2026

Rrokulliset kamioni me traga Kosove tek ‘qarkorja e Shkupit’, lëndohen 2 veta

22 Prill, 2026

Gjëja e parë që vëllai i Liridonës beri pasi Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm

22 Prill, 2026

Kurti thotë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje: Është e domosdoshme të merremi vesh për presidentin!

22 Prill, 2026

Ja se si e humbi jetën ish-luftëtari i UÇK-së nga Tetova, tregon policia

22 Prill, 2026

FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Kosova

22 Prill, 2026

Haradinaj ngre dyshime për sektorin e energjisë përmend lidhje me VV’në dhe vëllain e Kurtit

22 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.