Autor: Suad Avdiu

Çmimet e disa frutave dhe perimeve në Greqi, në kulmin e luftës globale kundër inflacionit, janë të njëjta ose madje edhe më të ulëta se ato në Maqedoni. Një kilogram domate shitet për 140 denarë, ndërsa një kilogram mollë kushton 110 denarë, njësoj sikurse edhe te ne. Në prag të sezonit të verës së këtij viti, disa nga çmimet në Greqinë fqinje, e cila është një nga destinacionet më tërheqëse për qytetarët tanë, çmimet në restorante në përgjithësi mbeten në të njëjtin nivel, të vitit të kaluar, por vërehet një rritje e çmimeve në dyqane, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk.…

Read More

Gjermania, nëpërmjet Ministrit të saj të Jashtëm Johann Waddeful, ka bërë thirrje për heqjen e parimit të unanimitetit në BE në fushën e politikës së jashtme dhe parimit të “Sigurisë” dhe zëvendësimin e tij me votimin me shumicë. Prandaj, ekziston shqetësim midis disa publikëve bullgarë për heqjen e unitetit në vendime. “Ky lloj votimi do ta ndryshojë kategorikisht dhe në mënyrë dramatike situatën. Do të shkelë kategorikisht të drejtat e një vendi si Bullgaria në vendet që kanë një popullsi dhe territor më të madh”, tha ish-eurodeputeti kontrovers dhe anëtari i OBRM-BND, Angel Xhambaski. Xhambaski, në një deklaratë për mediat…

Read More

Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë parë së fundmi një trefishim të shitjeve të karburantit, për shkak të kërkesës së shtuar nga vendet fqinje, kryesisht Shqipëria dhe më pak Greqia. Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria maqedonase, të siguruara nga “Monitor”, përmes gazetarëve korrespondentë, konsumi ditor i të gjitha llojeve të karburanteve është rritur në 2 milionë litra. Këtë shifër e ka konfirmuar dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në daljet publike. Nga konsumi total, 10% i atribuohet qytetarëve të huaj, kryesisht nga Shqipëria dhe nga Greqia, sipas të dhënave zyrtare. Kjo do të thotë…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite në pjesën jugperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 12, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri 25 gradë celsius. Nga dita e martë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/

Read More

Kryetari i Çairit dhe një nga drejtuesit e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ndarë një postim nga vizita e tij në Panairi i Librit në Shkup, ku u shfaq i shoqëruar nga të rinjtë e komunës, transmeton Zyrtare. Në një atmosferë që ai e përshkroi si bashkim të “republikës së ideve” me energjinë e aktivizimit rinor, Mexhiti theksoi rëndësinë e këtij eventi kulturor për qytetin dhe qytetarët. Sipas tij, panairi që po mbahet nga 23 deri më 29 prill në Arena Boris Trajkovski, ka mbledhur rreth 65 shtëpi botuese nga vendi dhe jashtë, duke ofruar tituj të rinj, autorë dhe aktivitete…

Read More

Në Gostivar u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së PDSH-së, në një atmosferë angazhimi dhe mobilizimi politik. Me vota unanime të kuvendarëve, kryetar i degës së PDSH-së në Gostivar u zgjodh Mitalip Abduli, ndërsa njëkohësisht u zgjodh edhe kryesia e degës së Gostivarit. Ai falënderoi anëtarësinë për besimin e dhënë, duke theksuar se do të punojë për unifikimin dhe fuqizimin e degës. Punimet e kuvendit i përshëndeti edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e organizimit të brendshëm të partisë, unitetit dhe angazhimit të strukturave në funksion të realizimit të objektivave politike. Ai…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar sërish pas incidentit në darkën e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Përmes një postimi në Truth Social, ai thotë se të shtënat e mbrëmshme “nuk do të kishin ndodhur kurrë” nëse do të ndërtohej një “sallë banketi e madhe, e sigurt dhe e mbrojtur”, në territorin e Shtëpisë së Bardhë. “Nuk mund të ndërtohet mjaftueshëm shpejt”, shtoi ai. “Ndërsa e bukur, ajo ka çdo veçori sigurie të nivelit më të lartë që ekziston, plus, nuk ka dhoma sipër për të hyrë njerëz të pasigurt, dhe është brenda portave të ndërtesës më…

Read More

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, i ka reaguar ashpër ndaj BDI dhe liderit të saj, Ali Ahmeti, duke theksuar se ekzistojnë dëshmi që tregojnë “kush ishin vazalët e vërtetë”. “Po pra, me dëshmi personale se kush ishin vazalët e vërtetë. Kur ky hipokriti është në pushtet relativizon, amniston dhe arsyeton, bile i bëhet avokat një kriminel dhe antishqiptar që kreu krime ndaj shqiptarëve. Juve gjithmonë u ka interesuar vetëm pushteti. Nëse jeni në pushtet, gjithçka ështe OK, pavarësisht nëse vriten, burgosen, rrihen apo montohen shqiptarët.”, ka shkruar deputeti Azizi.

Read More

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dislokuar një ekip specialistësh në Rripin e Gazës për të kryer një mision rikonicioni, si hap paraprak për vendosjen e një kontingjenti ushtarak në kuadër të operacioneve ndërkombëtare të paqes. Sipas një njoftimi zyrtar nga komanda e FSK-së, misioni është autorizuar nga gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe synon vlerësimin e situatës në terren përpara zbarkimit të trupave që do të operojnë nën ombrellën e Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF). Gjatë kësaj faze përgatitore, delegacioni i Prishtinës ka zhvilluar takime me autoritetet administrative në Gazë dhe përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), strukturë që operon në…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të VLEN-it, duke vlerësuar se ky koalicion po vepron si zëdhënës i VMRO-DPMNE-së kundër Shqipërisë dhe kundër interesit shqiptar. Nga BDI thonë se prej javësh kryeministri Hristijan Mickoski ka hapur sulme politike ndaj Shqipërisë, për shkak se Tirana nuk hesht përballë cenimit të barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për shkak të avancimit të Shqipërisë në procesin evropian. “ Në vend që të mbrojnë dinjitetin e shqiptarëve këtu, VLEN u rreshtua menjëherë në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE”, thuhet në reagimin e BDI-së. Nga kjo parti vlerësojnë…

Read More