Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Për shkak të krizës, biletat e avionit mund të shtrenjtohen për 70 euro!

25 Prill, 2026

Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota

25 Prill, 2026

Përfundon takimi Abdixhiku-Osmani – Ja çfarë u vendos?

25 Prill, 2026

Gjermania vendos: Trupat ushtarake gjermane mbeten në Kosovë!

25 Prill, 2026

Ibrahimi: Asgjë nuk është e rastësishme dhe mos më thoni se nuk e kemi ditur!

25 Prill, 2026

Turqit dominojnë investimet e huaja: Çdo e 14-ta kompani e re në Maqedoni ёshtë me kapital turk

25 Prill, 2026

Edhe Haradinaj refizon ofertën e Vetëvendosjes për presidentin

25 Prill, 2026

Privohet nga liria 58 vjeçari nga Shkupi, dyshohet se e ka përdhunuar një 13 vjeçare

25 Prill, 2026

Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

25 Prill, 2026

Kurtishi: Brenda dy apo tre muajve do të fillojë rinovimi total i objektit të Postës së Kumanovës Drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë,

25 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 25 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Për shkak të krizës, biletat e avionit mund të shtrenjtohen për 70 euro!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Industria turistike, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, është në pasiguri totale për shkak të mungesës dhe dyfishimit të çmimit të kerozinës dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë. Do të ketë bileta më të shtrenjta avioni, fluturime të anuluara, por edhe paketa turistike më të shtrenjta – theksuan kështu të ftuarit në emisionin Biznes 21, i cili ishte i dedikuar pasigurisë në turizëm për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Kerozina është shtrenjtur shumë, dyfish për shembull, ishte 900 dollarë për ton kerozinë, tani është 2.000 dollarë. Dhe tani kjo do të krijojë, deshët apo nuk deshët, problem për industrinë e aviacionit. Unë kam frikë se në periudhën e ardhshme nga 50 deri në 70 euro çdo biletë avioni e blerë do të shtrenjtohet. Këtë e them bazuar në supozimet e mia, supozimet e mia. Tani jemi dëshmitarë se dje “Lufthansa” anuloi 20.000 fluturime dhe shumë kompani të tjera ajrore, aty ku nuk kanë arsyetim ekonomik, do t’i anulojnë fluturimet”, tha Arkan Kerim , Oda turistike-hotelerike .

Kerim thotë se për momentin nuk ka anulime të aranzhimeve apo fluturimeve nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë, pasi gjërat ndryshojnë çdo ditë.

Nga agjencitë turistike thonë se, përveç valës së parë kur u anuluan aranzhimet për Dubai dhe qytetarëve u janë kthyer paratë, tani gjendja është stabilizuar.

“Për aranzhimet e paguara tashmë nuk ka rritje të çmimeve, për këtë arsye kemi vazhduar një periudhë të caktuar “early booking”, në të cilën do të ruhet tendenca e çmimeve të vjetra. E njëjta vlen për Antalia, Bodrum, Egjipt, Tunizi, Greqi, në kuadër të të cilave qytetarët do të jenë të mbrojtur. Korrigjimi maksimal në periudhën e ardhshme do të ishte 5 deri në 10 euro, jo më shumë për fluturimet çarter”, theksoi Mimoza Koneska – pronare e Agjencisë Turistike “Voyager”.

Ekspertët theksojnë se Maqedonia mund të ketë edhe përfitime nga kriza dhe zhvendosja e udhëtarëve drejt destinacioneve të tjera, pasi ka çfarë t’u ofrojë.

“Vetë konflikti bëri që çmimi i kerozinës të rritet. Llogaritjet tregojnë se rreth 20 deri në 30 për qind janë kosto operative e kompanive ajrore, gjë që shkakton rritje prej 15 deri në 30 për qind të biletave të avionit. Por fakti është se turisti do të udhëtojë, do të udhëtojë. Kjo është ajo që ne duhet ta shfrytëzojmë”, shtoi Tatjana Boshkov – profesore universitare.

Problem shtesë është edhe sistemi i ri për hyrje-dalje nga BE-ja, i cili ka krijuar kolona në kufij për shkak të kontrollit biometrik. Radhë udhëtarësh mbetën të bllokuar gjatë festave në kufijtë me Greqinë.

-Sipas disa skenarëve, në skenarët më të mirë, 10 deri në 12 orë do të ishte ai fluks, po flas kur është ndërrimi i tureve, të premten, të shtunën, të dielën.

10 deri në 12 orë pritje në kufi?

-Ky do të ishte skenar i mirë.

“Ato 40-50.000 njerëz, janë 10.000 automjete njëherësh. T’i shtojmë këtu autobusët, turistët serbë, turistët kosovarë, kur të krijohet ajo tollovi, secili duhet të dalë nga makina, të fotografohet, të japë shenjë gishtash. Edhe në kthim po ashtu”, pohoi Arkan Kerim , Oda turistike-hotelerike .

Oda tashmë ka kërkuar nga autoritetet greke që udhëtarët maqedonas gjatë sezonit veror të përjashtohen nga kontrolli biometrik dhe pret përgjigje pozitive./TV21

Lexuar: 68

Lajme te ngjashme

Ibrahimi: Asgjë nuk është e rastësishme dhe mos më thoni se nuk e kemi ditur!

Turqit dominojnë investimet e huaja: Çdo e 14-ta kompani e re në Maqedoni ёshtë me kapital turk

Privohet nga liria 58 vjeçari nga Shkupi, dyshohet se e ka përdhunuar një 13 vjeçare

Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Kurtishi: Brenda dy apo tre muajve do të fillojë rinovimi total i objektit të Postës së Kumanovës Drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë,

Afera me botoks të falsifikuar: Paraburgim për 6 persona, të tjerët në arrest shtëpiak dhe me masa kujdesi

Lajmet e fundit

Për shkak të krizës, biletat e avionit mund të shtrenjtohen për 70 euro!

25 Prill, 2026

Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota

25 Prill, 2026

Përfundon takimi Abdixhiku-Osmani – Ja çfarë u vendos?

25 Prill, 2026

Gjermania vendos: Trupat ushtarake gjermane mbeten në Kosovë!

25 Prill, 2026

Ibrahimi: Asgjë nuk është e rastësishme dhe mos më thoni se nuk e kemi ditur!

25 Prill, 2026

Turqit dominojnë investimet e huaja: Çdo e 14-ta kompani e re në Maqedoni ёshtë me kapital turk

25 Prill, 2026

Edhe Haradinaj refizon ofertën e Vetëvendosjes për presidentin

25 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.