Autor: Suad Avdiu

Renditja më e fundit e publikuar nga Forbes konfirmon edhe një herë se sektori i teknologjisë vijon të jetë burimi kryesor i pasurisë në botë. Lista e miliarderëve për vitin 2026 dominohet nga emrat më të njohur të Silicon Valley, me shifra rekord që theksojnë fuqinë në rritje të inteligjencës artificiale, teknologjisë dhe eksplorimit hapësinor. Në krye të listës qëndron Elon Musk, i cili ruan vendin e parë me një pasuri marramendëse prej 839 miliardë dollarësh. Suksesi i tij lidhet ngushtë me kompanitë si Tesla, SpaceX dhe investimet në inteligjencën artificiale përmes xAI, duke e bërë figurën më dominuese në…

Read More

27.04.2026 me rastin e zgjedhjeve të BDI-së Dega-Likovë u formua kryesia e nëndegës së fshatit Hotël, ku u zhvillua një proces i rregullt dhe demokratik, banorët dhe anëtarët e nëndegës shprehën vullnetin e tyre për përfaqësim. Në këtë proces, për kryetar të nëndegës u zgjodh Hulusi Xhaferi, arsimtar i Gjeografisë, i punësuar në Shkollën Fillore Komunale “Anton Zako Çajupi”. Është një person që ka dëshmuar veten ndër vite në fushën e arsimit, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë human duke qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj nxënësve dhe komunitetit. Përveç angazhimit të tij në arsim, Hulusi Xhaferi njihet edhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj zhvillimeve politike në vend, duke kërkuar nga partitë që të tregojnë përgjegjësi dhe të mbrojnë rendin kushtetues. Përmes një reagimi publik, Lladrovci ka theksuar se partitë me taban atdhetar duhet të identifikojnë dhe të kundërshtojnë, siç i quajti ai, “dredhitë politike” që dëmtojnë shtetin dhe institucionet. “Partitë politike me taban atdhetar domosdo i vërejnë dredhitë politike, prandaj punojnë që ta zvogëlojnë ndikimin e keqbërësve politikë dhe degradimin institucional”, ka deklaruar ai.Ai ka shtuar se partitë kanë obligim të veprojnë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe se çdo shmangie nga ky rol…

Read More

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë me dije se me asnjë gusht nuk e voton Vjosa Osmani për presidente. Ai ka bërë me dije se edhe nëse flaka i del Kuvendit, ai nuk do të votojë Osmanin. “Me ditë që flaka i del, Vjosa Osmani nuk ka votë prej meje”, ka deklaruar ai para hyrjes në Kuvendin. Ai ka treguar pse nuk do të bëjë një gjë të tillë. “Pse qashtu. Pse u kanë argatë e qetij edhe kurrë harijn kurgjo nuk ia kemi pa dhe nuk e meriton me kanë presidente”, ka deklaruar ai.

Read More

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se të dhënat e fundit zyrtare tregojnë gjendje serioze dhe shqetësuese të Buxhetit. Sipas LSDM-së, deficiti buxhetor ka arritur tashmë në 408 milionë euro. “Vetëm në tre muaj, është realizuar deri në 63% të deficitit total të planifikuar për të gjithë vitin. Një mohim i drejtpërdrejtë i përrallave të Mickoskit se ne jemi “ekonomia e tretë” në Evropë. Është gjithashtu alarmante që në anën e të ardhurave, realizimi mezi është rreth 20%. Këto shifra janë një tregues i qartë i paaftësisë së politikave ekonomike të Qeverisë dhe diletantizmit ekonomik të Hristijan Mickoskit”. “Në vend…

Read More

Do të shtrenjtohet taksi-transporti në Kumanovë. Kështu ka vendosur Këshilli i Komunës së Kumanovës, i cili e miratoi kërkesën e taksive për korrigjimin e çmimit të shërbimeve, bënë të ditur portali “Kumanova Sot” Me këtë vendim të Këshillit komunal, nisja e transportit do të shtrenjtohet për 20 denarë, ashtu që në të ardhmen do të kushtojë 100 denarë. Udhëheqsja e Sektorit për veprimtari komunale Lidija Lang-Spasovska, bënë të ditur se kërkesa e taksi-transportuesve tanimë një kohë të gjatë ka zgjatur, kurse bazohet në shtrenjtimet e njëpasnjëshme, para së gjithash për shkak të pagës mujore minimale dhe çmimit të derivateve. Portali…

Read More

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë…

Read More

Sot është dita e fundit e afatit kushtetues që Kuvendi ta zgjedhë presidentin. Në rast se dështon edhe sot deri në mesnatë, Kosova përballet me zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh. Të hënën, në votimin e parë morën pjesë më pak se 80 deputetë. Kjo nga opozita dhe organizata të shoqërisë civile u konsiderua si shkelje kushtetuese. Zgjedhja e presidentit rregullohet me nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës. Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit] 1. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë. 2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më…

Read More

Disa fshatra dhe lagje në rajonin e Kumanovës, Komunës së Likovës dhe Nagoriçanit të Vjetër do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së sotme dhe nesër. Sipas njoftimit të Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza, sot (28 prill) në periudhën nga ora 08:00 deri në 14:00, pa energji do të mbeten: fshati Mlado Nagoriçan, lagjja Igo Triçkoviq (rruga e Tromejës), lokaliteti Majorovo Trllo, si dhe fshati Tromejë. Nga ora 08:30 deri në 15:30, ndërprerje do të ketë edhe në fshatrat e Likovës: Vishticë, Mateç dhe Nikushtak. Ndërkohë, nesër (29 prill) nga ora 08:15…

Read More

Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu në intervistën për Alsat vuri në pah nevojën për riformulim të preambulës së Kushtetutës, e cila sipas tij shqiptarët i definon si qiraxhinj. Kadriu tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë të huaj, por vendas. “Në preambulë definohet “shqiptarët pjesë e popullit”, siç i përmendin edhe të gjithë etnikumet tjera, “pjesë e popullit”… Kjo ju lutem aludon në një situatë dhe tezë shumë të rrezikshme që flet se ne si pjesë e popullit, domethënë rastësisht kemi ndodh dhe jetojmë në Maqedoni, qiraxhinj me qenë këtu se kemi dalë prej shtetit tjetër, e kemi gabuar…

Read More