Autor: Suad Avdiu
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani ka përfunduar dhe se i njëjti pritet të hyjë në procedurë kuvendore, pas dy javësh. “Kemi tekstin përfundimtar, të mërkurën tjetër kemi takimin përfundimtar me të gjithë stakeholder-ët, pas këtij takimi do të vazhdojë procedura administrative në nivel të qeverisë, me idenë që për dy javë të jetë pjesë procedurale në Parlament”, tha Aliu. Ministri Aliu sot nga Gostivari theksoi se janë siguruar pajisje moderne mjekësore në vlerë prej gjysmë milioni dollarësh për katër spitale rajonale, në partneritet me Projekt HOPE. “Sot në Spitalin e Përgjithshëm…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë podcastit The Rest Is Politics: Leading, ku ka folur për ato që ai i cilëson si sulme të rënda personale dhe shpifje ndaj tij. Në një pjesë të diskutimit, Vuçiç u shpreh prerazi: “A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar – dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”. Deklarata e tij përmban…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar nismën e Frontit Evropian, respektivisht BDI-së, për mbledhje të nënshkrimeve për nisjen e procesit për ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Mickoski thotë se BDI duhet të punojë për problemet që ka me kuadrin dhe programin në parti, ndërsa shton se çështjet shtetërore, i zgjidh qeveria. “BDI kishte mundësi ta bënte atë kur ishte në qeveri, 20 vjet ishte në qeveri. Kështu që mendoj që BDI ka problem me kuadrot dhe programin. Unë do t’u sugjeroja ta zgjidhin problemin me kuadrot dhe programin, ndërsa problemet shtetërore do t’i zgjidhë qeveria që ka legjitimitet nga qytetarët”, tha Mickoski.
Aktori nga Kosova, Vedat Bajrami ka ironizuar situatën politike në vend përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale. Më saktësisht Bajrami ka ironizuar më saktësisht dështimin për zgjedhjet e Presidentit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, e që këto do të jenë zgjedhjet e pesta brenda pak muajve. Në rrjetin e tij social në “Instagram” ai ka publikuar një fotografi të përbashkët me aktorin Osman Azemi të realizuar më parë. Në fotografi aktori ka shkruar “Presidentet e ardhshme”.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do të presë presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i cili do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në vend. Presidenti zviceran do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Kabinetin e Presidentes. Pas pritjes, siç njoftojnë nga Kabineti i Presidentes, do të zhvillohet një takim “tet-a-tet” mes dy presidentëve, e më pas edhe një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe zvicerane. Pas takimit plenar, Siljanovska-Davkova dhe Parmelin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. Në kuadër të vizitës, presidenti zviceran do të vendosë kurorë lulesh në…
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar ndaj deklaratës së VLEN-it se nuk do të mbështesin iniciativën për inicimin e ndryshimeve kushtetuese. 1. Nuk e nënshkruajnë rezolutën për drejtësi në Hagë ndaj çlirimtarëve. 2. Nuk e nënshkruajnë rezolutën e studentëve për respektimin e Ligjit për Gjuhët, që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe. 3. Nuk e nënshkruajnë as sot iniciativën për ndryshimet kushtetuese, ndërsa dje thoshin se s’ka qeveri pa ndryshime kushtetuese. Kujt po i shërbejnë këta? Çfarë halli kanë?
Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot është 61.6950 denarë, dhe i dollarit amerikan është 52.8211 denarë. Kursi mesatar i këmbimit të paundit britanik është 71.1469 denarë.
Një baner i madh e mbështetës për krerët e UÇK-së në Hagë është shfaqur sot në qendër të Prishtinës. Fotografinë e ka publikuar sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Në këtë baner janë fotot e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.
Nepermjet nje postimi deputeti i ASh-së Halil Snopçe ka reaguar lidhur me Pllakën përkujtimore në kazermën e Shkupit, në të cilën shkruan: “…kundër terroristëve shqiptarë”. Ja reagimi i tij i plotë: Sot, Ministri i Mbrojtjes publikoi një postim për homazhet në kazermën “Ilinden”, ku u vendosën lule të freskëta para përmendores së batalionit të forcave speciale. Por pas tyre, një e vërtetë e hidhur që nuk mund të injorohet. Në pllakën përkujtimore qëndron ende një fjali që therr: “Të rënë në luftë kundër terroristëve shqiptarë”. Në vitin 2026… ende kjo gjuhë? Ende ky përçmim? Ende kjo padrejtësi? Kjo nuk është…
VLEN është shpresa që u kthye në lëvizje politike. Shpresa e shqiptarëve që nuk pranuan të mbeten peng i politikës së vjetër, i premtimeve të përsëritura dhe i rrotullimit të fytyrave të njëjta përreth pushtetit. Ajo që filloi si bashkim për ndryshim, po rritet si bindje e përbashkët se shqiptarët kanë nevojë për një forcë politike që nuk i ndan, por i bashkon, nuk i përdor, por i përfaqëson. VLEN është përgjigjja për ndryshimin, meqë nuk ofron vetëm fjalë, por drejtim. Shqiptarët nuk kanë nevojë për politikë që i trajton si numër, por për politikë që ndërton besim, përgjegjësi dhe…
