Autor: Suad Avdiu

Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha u pyet sot nga gazetarët për mesazhin në grupin e WhatsAppi-t, ku pretendohet se ai u është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke u shprehur: “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”. Gjatë një deklarate për mediat krah kryetarit të komunës së Çairit Izet Mexhiti, Hoxha theksoi se “bëhet fjalë për një tymnajë të tejkaluar”. Ai theksoi se nuk ka asnjë tymnajë që mund të hyjë mes nesh dhe të na zërë sytë për të parë atë çka është e përbashkët, raporton A2CNN. “U ngrit kjo tymnaja e u pamë! Jam i…

Read More

“27 Prilli ishte moment kthese për demokracinë në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës. Nga kjo parti thonë se më 27 prill ra një regjim i regjur dhe antishqiptar, u zgjodh kryeparlamentari i parë shqiptar, u soll Ligji për përdorimin e gjuhëve, vendi u bë anëtar i NATO-s. “Ishte dita kur politikanët treguan me vepër se kush i qëndron deri në fund fjalës së dhënë në popull, e kush e përdor fjalën për ta manipuluar popullin. Dikush iku, dikush u struk e nuk u shfaq aspak, e dikush sakrifikoi. Është dita nga e cila dikush…

Read More

Deputeti i Blerim Bexheti nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi sot se Fronti Evropian ka nisur zyrtarisht procedurën për sigurimin e nënshkrimeve parlamentare për inicimin e ndryshimeve kushtetuese, duke e cilësuar këtë hap si të domosdoshëm për zhbllokimin e procesit eurointegrues të vendit. Në një konferencë për media në Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bexheti bëri të ditur se iniciativa mbështetet në nenin 130 të Kushtetutës, i cili kërkon të paktën 30 nënshkrime deputetësh për të nisur procedurën për ndryshime kushtetuese. Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve, si të shumicës ashtu edhe të opozitës, përfshirë…

Read More

Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi ynë, do të shkojnë mbi dy mijë besimtarë, që është numër identik me vitin e kaluar, deklaroi për MIA-n, Irsal Jakupi, sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame. “Numri është plotësuar sipas kuotës të cilën e caktoi Ministria e Haxhit në Arabinë Saudite dhe këtë vit do të ketë 2.020 besimtarë nga vendi, të cilët do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta, edhe pse ishin paraqitur më shumë. Numri është identik si edhe vitin e kaluar. Besimtarët do të udhëtojnë prej 14 deri më 21 maj,…

Read More

Çmimi i benzinave pas mesnate do të shtrenjtohet për dy denarë, ndërsa çmimi i naftës do të lirohet për 2,5 denarë, përcjell TV21. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që edh çmimi i vajit ekstra të lehtë të lirohet për një denarë. Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së, duke ia shtuar edhe lirimin që sigurohet nga OKTA: Benzina BS-95 – 80,5 den/l Benzina BS-98 – 82,5 den/l Nafta- 88,5 den/l Vaji ekstra i lehtë – 96,0 den/l

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse do ta pranonte ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për postin e presidentit të vendit. Kurti, pas pyetjes së gazetarëve, nuk ka dhënë koment dhe ka vazhduar për në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur në nderim të akademikut Rexhep Qosja. Ndërkohë, nesër përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke e rritur presionin politik për arritjen e një marrëveshjeje mes partive. Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij mund të propozojë edhe emra për president, përfshirë Vjosa…

Read More

BDI-ja njoftoi nisjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për fillimin e ndryshimeve kushtetuese. Duke filluar nga sot çdo deputet ka mundësi të percaktohet qartë për zhbllokimin e procedurës ose për bllokimin e rrugës evropiane”, tha Blerim Bexheti nga Fronti Evropian./Alsat.mk.

Read More

Postimi i tij ne facebook : Deklarata ime për TV Shenja lidhur me problemin e kahershëm të objektit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë nuk është thjesht një reagim i radhës, por një qëndrim i qartë dhe i përgjegjshëm ndaj një padrejtësie që ka zgjatur me dekada. Si këshilltar komunal, kam qenë i angazhuar drejtpërdrejt edhe në mandatin e kaluar për të shtyrë përpara zgjidhjen e këtij problemi jetik për nxënësit shqiptarë të Kumanovës. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukturore, por një çështje dinjiteti, barazie dhe e drejte për arsim në kushte të denja. Sot, më shumë se kurrë,…

Read More

Përfaqësimi i shqiptarëve në pozitat drejtuese të Drejtorisë së të Ardhurave Publike ka pësuar rënie, pavarësisht se në nivel të përgjithshëm përfaqësimi ka një rritje të lehtë. Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, në vitin 2024 shqiptarët në DAP janë përfaqësuar në nivel të përgjithshëm me 25,3%, ndërsa maqedonasit në nivel 70%. Por, nëse shihet sipas pozitave drejtuese, shqiptarët kanë pësuar rënie prej 7%, krahasuar me vitin paraprak. Respektivisht, në vitin 2023 shqiptarët kanë qenë 19,4% në pozita drejtuese, ndërsa në vitin 2024, 12,3%. E kundërta ndodh me maqedonasit, të cilët janë rritur për 7,5%, pothuajse sa është ulja…

Read More

Gjermania, nëpërmjet Ministrit të saj të Jashtëm Johann Waddeful, ka bërë thirrje për heqjen e parimit të unanimitetit në BE në fushën e politikës së jashtme dhe parimit të “Sigurisë” dhe zëvendësimin e tij me votimin me shumicë. Prandaj, ekziston shqetësim midis disa publikëve bullgarë për heqjen e unitetit në vendime. “Ky lloj votimi do ta ndryshojë kategorikisht dhe në mënyrë dramatike situatën. Do të shkelë kategorikisht të drejtat e një vendi si Bullgaria në vendet që kanë një popullsi dhe territor më të madh”, tha ish-eurodeputeti kontrovers dhe anëtari i OBRM-BND, Angel Xhambaski. Xhambaski, në një deklaratë për mediat…

Read More