Disa fshatra dhe lagje në rajonin e Kumanovës, Komunës së Likovës dhe Nagoriçanit të Vjetër do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së sotme dhe nesër.
Sipas njoftimit të Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza, sot (28 prill) në periudhën nga ora 08:00 deri në 14:00, pa energji do të mbeten: fshati Mlado Nagoriçan, lagjja Igo Triçkoviq (rruga e Tromejës), lokaliteti Majorovo Trllo, si dhe fshati Tromejë.
Nga ora 08:30 deri në 15:30, ndërprerje do të ketë edhe në fshatrat e Likovës: Vishticë, Mateç dhe Nikushtak.
Ndërkohë, nesër (29 prill) nga ora 08:15 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten fshatrat: Kutlibeg, Zubovcë, një pjesë e fshatit Tromejë, si dhe fshatrat K’shanje, Bellakovcë, Kolicë, Kosmatac, Murgash, Skaçkovcë dhe Novoseljan.
Në të njëjtën periudhë nesër, ndërprerje do të ketë edhe në lagjen Pero Çiço, një pjesë e lokalitetit Glladno Pole, si dhe në të gjitha fshatrat e komunës së Nagoriçanit të Vjetër.
Autoritetet bëjnë apel tek qytetarët që të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me oraret e paralajmëruara të ndërprerjeve./Kumanovski Muhabeti

