Autor: Suad Avdiu
Huzeir Mustafi: Përfaqësimi shqiptar në Ndërmarrjet Komunale në Kumanovë në nivelin më të ulët Kumanovë – Këshilltari komunal Huzeir Mustafi ka reaguar ashpër pas votimit të sotëm në Këshillin Komunal, ku u miratuan përbërjet e reja të këshillave drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve komunale. Sipas Mustafit, nga gjithsej 59 anëtarë të emëruar në këto struktura, vetëm 7 janë shqiptarë, një përqindje që ai e cilësoi si më të ulëtën ndër vite. “Kurrë më dobët nuk ka qenë përfaqësimi. Nga 59 anëtarë në këshillat drejtuese dhe mbikëqyrëse, vetëm 7 janë shqiptarë. Ky është një regres i qartë dhe i papranueshëm”, theksoi…
Një super kandidaturë për Presidente të Republikës së Kosovës… dr. Feride Rushiti Një zonjë e nderuar dhe e respektuar që vjen nga shoqëria civile me një biografi të pasur dhe të pastërt që vjen nga fusha e Humanizmit dhe është person jo partiake. Zonja ka të kryer mjeksinë në Tiranë e specializuar në Gastroenterologji. Në vitet 1998-1999 ka shërbyer si mjeke në kampet e refugjatëve në Kukës e Tropojë duke i trajtuar viktimat e dhunës,torturës dhe traumave psikologjike. Në vitin 1999 themeluese dhe drejtuese e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT/QKRMT) Pjesmarëse në një numër të…
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “VLEN nuk lindi rastësisht, lindi si përgjigje ndaj nevojës së shqiptarëve për ndryshim, për përfaqësim të ndershëm dhe për një politikë që nuk sillet rreth interesave të ngushta, por rreth qytetarit”. “Nga pesë subjekte politike që u bashkuan për ndryshim, VLEN po shndërrohet në një subjekt të vetëm politik, me identitet të qartë, përgjegjësi të plotë dhe drejtim të përbashkët. Të bashkuar rreth një flamuri dhe ideje të përbashkët politike, VLEN po ndërton një koncept modern mbi vlera tradicionale. Një model politik me lidership horizontal dhe inkluziv, ku vendimet nuk varen…
“Gjuha shqipe, me Kushtetutë, me Marrëveshje të Ohrit, dhe me ligjin e gjuhëve, është gjuhë e barabartë dhe zyrtare në Maqedoninë e Veriut”, kështu deklaroi nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani në emisionin Click Plus në TV21. Mes tjerash Osmani tha se Maqedonia e Veriut është shtet bilingual. Bujar Osmani: “Maqedonia e Veriut është shtet dygjuhësh dhe këtë ne duhat ta ruajm si diçka më të rëndësishme”. TV21: A do të kërkoni heqjen e 20% nga Kushtetuta? Bujar Osmani: Çështja e termit 20% është çështje etikete, nuk ka të bëjë me përmbajtje. VMRO-DPMNE është e gatshme ta heqë etiketën ta vendos…
Deputeti i LSDM-së dhe koordinatori i grupit parlamentar, Oliver Spasovski, në intervistën për “Tema e Ditës” në Sitel TV, deklaroi se ndryshimet ligjore për shtetësitë e dyfishta duhet të vlejnë menjëherë për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar. “Ne e mbështetëm atë zgjidhje ligjore, por thamë se duhet të vlejë edhe për këtë përbërje parlamentare, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, kemi dorëzuar një ligj të ri sipas të cilit, përveç deputetëve dhe ministrave të Qeverisë, do të duhet të dëshmojnë se kanë vetëm një shtetësi, ose ai që ka më shumë shtetësi të mos mund të…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë shira lokal dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 20 deri në 25 gradë.Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë nga objekti i Kuvendit, ku sonte është mbajtur seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, por e cila është shtyrë për nesër, pas procesit të parë të votimit. Ai shkurtimisht për media tha se ka shpresë që do të zgjidhet presidenti nesër në seancën e thirrur në ora 10:00. “Unë jam përplot shpresë ju e dini, nesër në ora 10:00 vazhdon seanca”, tha shkurt Kurti. /Klankosova.tv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar nënshkrimet e tyre për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.
Sonte në orën 21:00 pritet të mbahet një seancë e re në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në një përpjekje të radhës për të zhbllokuar procesin politik. Sipas burimeve të portaleve kosovare, kryeministri Albin Kurti po planifikon të propozojë dy emra për këtë post: Bekim Sejdiu dhe Haki Demolli. Këta dy emra janë duke u shqyrtuar si kandidatë potencialë që mund të marrin mbështetje më të gjerë politike në Kuvend. Por, ende nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i opozitës, e cila është e vendosur për zgjedhje.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe në Mejë të Gjakovës, në përkujtim të viktimave të masakrës në këtë vend. Në postimi e saj në Facebook, Osmani ka theksuar dhimbjen e familjeve të viktimave, duke i përshkruar ato si një pjesë e pandashme e kujtesës së luftës në Kosovë. “Nënat të forta si guri, por me dhimbje që përvëlon; baballarët me zemra të thyera por me qëndrim stoik; motrat që jetojnë me humbjen e vëllezërve; vëllezërit, nipërit dhe mbesat që e çojnë përpara amanetin e të rënëve. Kjo është Meja!”, ka shkruar Osmani. Ajo ka theksuar se Meja…
