Autor: Suad Avdiu

Kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, prezantuan një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO. Rezoluta afirmon se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike, paraqesin rast bindës për anëtarësimin në NATO. “Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, shtimi i Kosovës në aleancën e NATO do të shërbente si një kundërpeshë e domosdoshme për t’i dekurajuar përpjekje të tilla armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan”, u tha në rezolutë. Katër shtete anëtare…

Read More

Sot pata kënaqësinë të vizitoj Shkollën Fillore Komunale “Jeronim de Rada” në Çerkez, me rastin e shënimit të ditës së patronatit të shkollës. Me këtë rast, i urova drejtoreshës Rrezarta Jahiji, stafit mësimdhënës dhe nxënësve për këtë ditë të rëndësishme, duke u dëshiruar suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tyre edukativo-arsimor. Gjatë vizitës, biseduam për kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor, përkushtimin e mësimdhënësve, si dhe sfidat me të cilat përballet shkolla në përditshmëri. Institucionet arsimore meritojnë mbështetje të vazhdueshme, sepse ato janë themeli i zhvillimit të shoqërisë sonë. Urime edhe njëherë për ditën e shkollës dhe suksese të…

Read More

Në Aeroportin e Shkupit, dogana ka zbuluar 68 mijë dollarë australianë të padeklaruar te dy shtetas të Maqedonisë, përcjell TV21. Ata kishin kaluar në kanalin e gjelbër pa deklaruar paratë. Pas kontrollit, secilit i janë kthyer nga 10 mijë euro në kundërvlerë, ndërsa 35 mijë dollarë janë sekuestruar. “Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të dy shtetasve të Maqedonisë– bashkëshortë, kanë gjetur 68 mijë dollarë australianë. Edhe pse me vete kishin një shumë të madhe valutash, në vend që të kalonin në kanalin e kuq, ata janë drejtuar në kanalin e gjelbër, i destinuar për pasagjerë që…

Read More

Një akt vandal në Shkollën Fillore “Vanço Përqe” të Shtipit ka qenë arsyeja pse nuk ka mësim të rregullt për mbi 1.100 nxënës në këtë shkollë e cila ndodhet në zonën qendrore të qytetit të Shtipit, konfirmoi në një deklaratë për mediat drejtori i shkollës “Vanço Përqe” Kokan Radev. Janë shkatërruar tabela inteligjente, tabela, inventari, kompjuterët. Vandalisti ka përdorur sprej dhe mjet të mprehtë për të shkaktuar dëme në të gjithë shkollën, ndërsa në muret me sprej ka shkruar mesazhe të pahijshme. Radev ka thënë se dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në klasat për mësimin lëndor. Vandalisti nuk ka…

Read More

Deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ilir Hasani, ka kritikuar ashpër qasjen e partive maqedonase lidhur me çështjen e dyshtetësisë, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe diskriminuese ndaj një pjese të qytetarëve. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Click Plus” në TV21, Hasani deklaroi se në të gjitha rajonet kufitare të vendit ka qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme që posedojnë shtetësi të dyfishtë, duke theksuar se kjo është një realitet që nuk mund të injorohet. Ai vlerësoi se debatet e brendshme mes partive maqedonase po reflektohen në mënyrë të padrejtë mbi komunitetet tjera, ndërsa përdori një gjuhë kritike…

Read More

Gjinekologu Muhamed Asani para dy javësh është dënuar përfundimisht me tre vite burg, pasi gjatë një ndërhyrjeje me prerje cezariane i ka hequr mitrën, vezoren dhe veshkën pacientes Jaldz Veaposka nga Dibra. Siç raporton “Sloboden Peçat”, Gjykata e Apelit në Manastir e ka refuzuar ankesën e tij dhe e ka vërtetuar dënimin me burg për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Gjithashtu, Gjykata e Apelit ka konfirmuar edhe sanksionin shtesë për gjinekologun Asani – ndalim për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës si mjek për pesë vite. Gjinekologu Muhamed Asani është dënuar sepse gjatë një ndërhyrjeje (lindje me operacion…

Read More

Ka përfunduar koha kur politika shqiptare trajtohej si pronë private e një klike të korruptuar. Ka përfunduar koha kur disa individë vendosnin në emër të të gjithë shqiptarëve, ndërsa populli paguante çmimin e arrogancës, lakmisë dhe unit të tyre për pushtet, thuhet në kumtesën e sotme të VLEN-it. “VLEN po bashkohet në një trup të vetëm politik. Sepse vetëm një trup i organizuar, i disiplinuar dhe i bashkuar mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve dhe ta mbyllë njëherë e përgjithmonë epokën e fragmentimeve, shantazheve dhe lojërave prapaskenës. Pesë subjekte politike bëhen një. VLEN NJË!VLEN si forcë e bashkuar politike do…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Read More

Deputetja Mimoza Musa nga VLEN tha se shtetësia e dyfishtë nuk duhet të jetë pengesë për zgjedhjen e një kuadri pavarësisht nga pozita. Musa në “TV21” tha se kjo është temë e ndjeshme dhe duhet analizuar me ekipe të juristëve që të analizohet edhe në aspektin kushtetues. “Ne jemi të parimit që duhet të respektohet Kushtetuta deh kushtetuta ia mundëson secilit që është qytetarë i Maqedonisë së Veriut të mund të kandidojë ose të emërohet në pozita”, deklaroi Musa. Në anën tjetër, Ilir Hasani nga BDI tha se “po mbetemi një grusht njerëzish aty në qendër pa shtetësi të dyfishtë”…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 18 gradë celsius. Nga nesër moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut./Telegrafi/

Read More