Autor: Suad Avdiu
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 11-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Gazetarja shqiptare, Alba Kepi, në emisionin “Kosova Today” ka bërë të ditur se e mitura ka origjinë shqiptare, transmeton Klankosova.tv. Sipas saj, të gjitha ekipet emergjente ishin angazhuar për të shpëtuar 11-vjeçaren, por për fat të keq e njëjta kishte humbur jetën. Gazetarja tha se hetimet po vijojnë për të kuptuar saktë se çfarë ka shkaktuar vdekjen e të miturës.
Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se ekziston mundësia që udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të bashkohet me qeverinë dhe shtoi se komunikimi për këtë çështje po zhvillohet në nivele të shumëfishta. Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela. Prej atje, as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë konfirmuar mundësinë që subjekti i udhëhequr nga Ziadin Sela të bëhet pjesë e Qeverisë. “Për momentin merremi me kongresin e partisë”, kanë deklaruar nga ASH Sela për portalin Lideri.mk. Ndryshe, në një…
Sot në vigjile të festës së 1 Majit, Sindikati i të Punësuarëve të Universitetit “Nënë Tereza”, nderoi me certifikatë vlerësimi profesorin, arsimdashësin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini. Pëndryshe, Etem Xheladini është emër i njohur për kontributin e tij të madh në fushën e arsimit fillor, të mesëm dhe sipëror te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Përveç në arsim, kontributi i tij kombëtar shtrihet edhe në fushën e humanizmit dhe solidaritetit në shoqatat humanitare “Nënë Tereza”, “El Hilal” etj., në veçanti gjatë luftës së Kosovës dhe atë të 2001-shit në Maqedoni. Etem Xheladini është shpërblyer me qindra mirënjohje nga institucione…
Postimi ne facebook : Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta të prindit tonë, mixhës tonë të dashur, mësuesit Izaim Arifi. Ai ishte jo vetëm një prind i përkushtuar dhe i dashur, por edhe një edukator i palodhur që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë brezave. Me urtësinë, përkushtimin dhe dashurinë për dijen, ai kontribuoi në formimin e shumë nxënësve, duke qenë shembull i ndershmërisë dhe humanizmit. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona. Do ta kujtojmë përherë…
Në lidhje me Ligjin për Qeverinë, koordinatorja e Rina Ajdari, deputete e BDI-së, kërkoi ndërprerjen e seancës së Kuvendit dhe që ky propozim-ligj të diskutohet shtesë edhe në Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Nënkryetari i Kuvendit, pas disa ndërhyrjeve procedurale dhe sqarimeve, e hodhi në votim propozimin e Rina Ajdarit. Nisma e BDI-së për ndërprerjen e seancës u refuzua me 65 vota KUNDËR dhe vetëm 14 vota PRO. Pas këtij votimi, duke e cilësuar si majorizim, grupi parlamentar i BDI-së së bashku me deputetët Sali Murati dhe Halil Snopçe u larguan në mënyrë demonstrative nga seanca. Është interesante që deputetët…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me kryetarin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin të cilët biseduan për marrëdhëniet në mes dy vendeve. Siç njoftojnë nga shtypi i Kuvendit, Gashi shprehu kënaqësi të veçantë që po dëshmojmë vizitën e parë të tillë nga kryetari i vendit me të cilin kemi bashkëpunim të nivelit të lartë, duke theksuar se Zvicra është shembull dhe model për zhvillimin e demokracisë. “Gashi shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Zvicra në procesin e integrimit evropian, si dhe për zbatimin e Projektit “Programi i Mbështetjes së Parlamentit”, i cili kontribuon në rritjen e transparencës,…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, thotë se të gjithë të punësuarit me kontrata në Klinikën e Fëmijëve, si dhe në institucionet e tjera shëndetësore, do të marrin vendime pune, në përputhje me nevojat e klinikave. Ai arsyetohet se situata aktuale, ku shumë punonjës janë pa vendime, është si pasojë e politikave të mëparshme, të cilat kanë çuar në largimin e një numri të madh të personelit mjekësor. “Pra edhe në këtë klinikë edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit gjithashtu ka boshllëqe të kapaciteteve njerëzore. Në përputhje me kërkesat dhe mundësit e kapaciteteve njerëzore ju siguroj se do të punësohen…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk dëshiron të interpretojë arsyet partiake të Frontit Europian për paraqitjen e një iniciative për ndryshime kushtetuese, por beson se iniciativa nuk ka shanse të ketë sukses duke pasur parasysh se për miratimin e tyre kërkohet një shumicë prej dy të tretash. “Sipas Kushtetutës sonë, ndryshimet kushtetuese mund të propozohen nga 30 deputetë ose 150 mijë qytetarë. Iniciatori nuk ka 30 deputetë në Kuvend. Nuk mund t’i interpretoj arsyet partiake dhe arsyet e grupit parlamentar për nisjen e kësaj iniciative, por sa herë që nis një iniciativë, kjo nuk duhet të bëhet vetëm për të manifestuar proaktivitet,…
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se përgatitjet për zgjedhje kërkojnë kohë dhe se procesi nuk është i lehtë, duke theksuar se data më e mundshme për mbajtjen e tyre është 7 qershori. Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Radoniqi tha se ende nuk është diskutuar çështja e buxhetit për zgjedhjet në KQZ. “Sa më vonë. Çështje e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ, po besoj do të jetë përafërsisht si zgjedhjet e kaluara. Na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë… Dy data 31 maj ose 7 qershor, kështu që…
Në një shoqëri multietnike si Maqedonia e Veriut, mësimi i gjuhës së “tjetrit” mbetet një nga rrugët më të sigurta drejt mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Sanja Kamberska Pejoviç, e diplomuar në gjuhën shqipe dhe përkthyese e autorizuar, ndan përvojën e saj mbi rëndësinë e gjuhëve si pasuri personale dhe shoqërore.Në intervistën për agjencinë e lajmeve INA, ajo thotë se, e adhuron gjuhën shqipe. INA: Çfarë ju motivoi fillimisht ta mësoni gjuhën shqipe dhe si ka ndryshuar perceptimi juaj për kulturën shqiptare gjatë këtij procesi? Motivimi im fillestar ishte praktik – komunikimi me njerëzit e përditshmërisë, kolegët, miqtë dhe një kuptim më…
