Autor: Suad Avdiu
Në 24 orët e fundit, gjithsej 14.000 pasagjerë e kanë kaluar kufirin e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” në drejtim të Greqisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar rreth 3.000 shtetas të Maqedonisë që janë regjistruar për dalje nga kjo pikë kufitare, ndërsa 11.000 të tjerët janë shtetas të vendeve të tjera, raporton MIA. Nga ana e Maqedonisë nuk janë vërejtur vonesa në vendkalimet kufitare në pjesën juglindore të vendit, drejt Greqisë fqinje, dhe Ministria e Punëve të Brendshme thotë se po merren masa duke vënë në funksion të gjitha…
Policia ka intensifikuar kontrollet në trafikun rrugor, duke rezultuar në ndalimin e shtatë shoferëve gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë të ndaluarit akuzohen për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Nga numri i përgjithshëm, pesë shoferë janë kapur duke drejtuar automjet pa poseduar leje drejtimi – dy raste janë regjistruar në Kërçovë dhe tre në Shkup. Ndërkohë, dy shoferë të tjerë, një në Negotinë dhe një në Kërçovë, janë ndaluar pasi kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të…
Erkan Arifi: Sot prita në takim mërgimtarë nga Komuna e Likovës, të cilët shprehën gatishmërinë dhe vullnetin që, së bashku me investitorë nga shtetet evropiane, të investojnë në Komunën e Likovës. Komuna e Likovës mbetet e përkushtuar për të ofruar kushte sa më të favorshme për të gjithë investitorët, si vendorë ashtu edhe nga vendet evropiane, duke krijuar një ambient të qëndrueshëm dhe mbështetës për zhvillim ekonomik./Televizioni News
Ka hyrë këtë të premte në fuqi sërish marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje do të jetë aktive deri në muajin tetor, ndërsa pritet të ripërtërihet edhe në muajt dhjetor dhe janar, si dhe gjatë fundjavave. Ajo parashikon shmangien e qëndrimit të automjeteve në radhë në kufi, si dhe lehtësimin e procedurave, ku kalimi bëhet pa kontroll të detajuar të letërnjoftimeve apo pasaportave, përveç rasteve të dyshuara. Zbatimi i saj ka shmangur pritjet e gjata në kufi. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë mëngjesit të sotëm kanë hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 15…
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut. Në Debat Plus, Ahmeti tha se qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit kanë ndikuar në “delegjitimimin” e kërkesave të shqiptarëve dhe i kanë dhënë argumente politike kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Sipas tij, edhe deklarimet se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare kanë krijuar një situatë shqetësuese, duke u përdorur nga qarqe antishqiptare. Ahmeti u shpreh se kjo ka ndikuar negativisht në të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, duke theksuar se “gjuha po kontestohet dhe nuk…
Granit Tahiri nga komuna e Podujevës ka ndërruar jetë sot gjatë ditës në vendin e tij të punës në Hanover të Gjermanisë. Lajmin për vdekjen e 30 vjeçarit e kanë bërë të ditur familjarët e tij, shkruan IndeksOnline. I ndjeri ishte duke jetuar dhe punuar në Gjermani për më shumë se 4 vite
Një 44-vjeçar nga Prilepi është arrestuar nën dyshimet për mashtrim në vlerë prej mbi 88 mijë eurosh, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas policisë, dje (30.04.2026), në Pikën Kufitare Tabanoc është privuar nga liria personi me inicialet B.K. (44). Arrestimi erdhi pas hetimeve të zhvilluara nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me SPB Strumicë – Njësia Policore në Vallandovë. Nga të dhënat paraprake, i dyshuari në periudhën nga korriku deri në nëntor të vitit 2025 ka mashtruar një banor të Vallandovës, duke i premtuar në mënyrë të rreme organizimin e trajtimit mjekësor jashtë shtetit për bashkëshorten…
Në Bruksel filloi vizita dhe pjesëmarrja në Samitin Ballkani Perëndimor – Bashkimi Evropian, kushtuar bashkëpunimit në fushën e punëve të brendshme dhe drejtësisë. Përfaqësues të lartë nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian po diskutojnë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë dhe hapat e ardhshëm të bashkëpunimit. Në kuadër të aktiviteteve të sotme, fokusi është vënë në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe flukseve financiare të lidhura me të, përmes zbatimit të qasjes „follow-the-money“ dhe avancimit të hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Si Zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë…
Koalicioni VLEN do të mbajë Kongresin e tij më 9 maj, ku pritet të formalizohet bashkimi i plotë i pesë subjekteve politike në një strukturë të vetme. Burime të portalit Zyrtare bëjnë të ditur se në këtë Kongres do të marrin pjesë gjithsej 850 delegatë. Secila nga pesë partitë që po shkrihen në kuadër të VLEN-it ka deleguar nga 170 përfaqësues, duke reflektuar një përfaqësim të barabartë në procesin e unifikimit. Po ashtu, mësohet se slogani zyrtar me të cilin VLEN do të prezantohet para opinionit publik do të jetë “VLEN NJË”, duke simbolizuar bashkimin dhe konsolidimin e forcave politike…
“Problemi te shfuqizimi i Qeverisë teknike është se për herë të parë në historinë e këtij vendi që merren vendime për procesin zgjedhor pa konsensus”. Kështu deklaroi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja”, duke shtuar se nuk ka ndodhur që Kodi Zgjedhor ose cilido proces që lidhet me garantimin barazisë zgjedhore është votuar miratuar me mbivotim. “Çdo shkronjë e Kodit Zgjedhor ka qenë me unanimitet. Kjo arrogancë e kësaj Qeverie për të hjek mekanizmin kryesor të barazisë, edhe pse për mua më pengon që ai mekanizëm është vetëm për partitë politike maqedone, sikur vetëm ata kanë…
