Autor: Suad Avdiu
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë regjistrimit të një automjeti, në stacionet e kontrollit teknik apo në shërbimet administrative, pronari do të duhet të japë një numër telefoni mobil dhe një adresë elektronike (e-mail). Më pas, në të dyja këto kanale do të marrë një mesazh me kod verifikimi, përmes të cilit konfirmohet se të dhënat e dhëna i përkasin vërtet atij. Pronarët e automjeteve, gjatë regjistrimit, do të marrin kod verifikimi në telefon dhe në e-mail, si pjesë e një procedure të re me të cilën MPB synon të ulë gabimet gjatë dërgimit të sanksioneve nga sistemi…
Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanove ka bërë të ditur per nje incident trafiku qe ka ndodhur me daten 29 prill te ketij viti, kur kumanovari njehere eshte ndaluar ne menyre te dhunshne, e me pastaj eshte sulmuar fizikisht nga dy persona tjere. “Me daten 29 prill rreth ores 23:00, personi me iniciale F.A. 40-vjeç nga Kumanova, e ka denoncuar rastin e ndaljes ne menyre te dhunshme (detyrurshme), gjë pas të cilës nga vetura tjeter kane dalë dy persona te cilet e kane sulmuar dhe rrahur fizikisht me mjete te forta dhe të mprehta”, ka njoftuar Policia e Kumanovës.…
Mungesa e parkingjeve në Kumanovë, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit krijon vazhdimisht kaos. Veturat parkohen në trotuare dhe vende të palejuara, duke bllokuar këmbësorët dhe rënduar trafikun. Si pasojë, qytetarët humbin kohë duke kërkuar parking, ndërsa fëmijët detyrohen të ecin në rrugë, duke rrezikuar sigurinë e tyre, shkruan Portalb.mk. Si shumë qytete në vend, edhe Kumanova përballet me mungesë të parkingjeve në qytet. Kjo situatë krijon revoltë te qytetarët. Ismet Latifi, banor i Kumanovës për Portalb.mk, tha se shoferët në Kumanovë vazhdimisht kanë probleme me gjetjen e parkingut, ndërsa ky problem shtohet edhe më shumë me ardhjen e verës, pasi edhe mërgimtarët kthehen nga diaspora.…
Një javë na ndan nga unifikimi më i madh shqiptar në vend. Më 9 Maj, në Ditën e Evropës, VLEN nuk do të jetë më vetëm bashkim subjektesh. VLEN do të bëhet një forcë e vetme, me një emër, një drejtim dhe një mision. Ky është momenti që e mbyll kohën e fragmentimit politik shqiptar. Për vite me radhë shqiptarëve u është shitur përçarja si pluralizëm, ndërsa interesi personal si patriotizëm. Kjo kohë po merr fund. Nën sloganin VLEN NJË, 850 delegatë do ta vulosin këtë proces historik. Pesë subjekte politike do të bashkohen në një trup të vetëm, për…
Në krye të listës së Top-50 fitimeve dominojnë bankat, operatorët e telekomunikacionit, kompanitë farmaceutike si Alkaloid dhe Mega Vital (Zegin), si dhe kompani nga sektori i energjisë elektrike, tregtia e karburanteve, por edhe nga sektori i materialeve ndërtimore si Usje Titan, IGM Trade, Knauf Radika dhe Conti Hidroplast. Siç pritej, këto sektorë dominojnë listën e kompanive me fitimet më të mëdha. “Faktor” edhe këtë vit siguroi të dhënat për fitimet më të mëdha të realizuara nga kompanitë në Maqedoni gjatë vitit të kaluar. Në listë janë edhe kompani që operojnë si investitorë në zonat industriale, si Johnson Matthey, VDL Bus…
Më 01.05.2026, në ora 01:30, në SPB Shkup, D.K. (40) ka denoncuar se më 30.04.2026, në territorin e Qendrës, është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore, të cilën e ka njohur. Gjatë këtij incidenti, nga vetura e tij, ajo i ka marrë një çantë në të cilën kishte para dhe sende të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Në vitin e kaluar, numri i të punësuarve është rritur me më shumë se 15.000, ndërsa numri i të papunëve është ulur me mbi 10.000, porositi sot nga Ohri kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si Qeveria po e ndihmon ekonominë dhe punëtorët. Mickoski kujtoi mbështetjen financiare të ofruar deri më tani, por iu referua edhe marrëveshjeve kolektive. “Sa i përket asaj që bëmë – Qeveria subvencionoi. Do t’ju kujtoj. Do t’u përkutoj. Disi, si të harohet kjo. Rreth 250 milionë euro hua në mes të krizës më të madhe për ekonominë, në mënyrë që punëtorët…
Një burrë nga Kosova akuzohet se ka keqtrajtuar rëndë gruan e tij. Nga frika ajo dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni dhe ka pësuar lëndime të rënda. Prokuroria kërkon për burrin e dhunshëm 10 vjet burg dhe 13 vjet dëbim nga Zvicra. Në korrik të vitit 2025, në rrethin e qytetit të Lenzburgut ndodhi një ngjarje misterioze, ku një grua ra nga ballkoni. Prokuroria tani ka ngritur akuzë kundër bashkëshortit, një 42-vjeçar nga Kosova, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”. Gruaja u rrëzua nga dritarja më 9 korrik 2025 dhe theu disa eshtra. Mirëpo, mjekët gjetën edhe shenja lëndimesh që nuk përkonin…
Kryetari i Haraçinë, Daut Beqiri, ka njoftuar për përgatitjen e një projekti për rregullimin e hapësirës në qendër të komunës, i cili parasheh ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve”. Sipas Beqirit, projekti synon jo vetëm krijimin e një hapësire përkujtimore, por edhe përmirësimin e qarkullimit dhe organizimit urban në pjesën qendrore të Haraçinës. “Kemi përgatitur një projekt për rregullimin e hapësirës në qendër të Haraçinës, i cili parasheh ndërtimin e ‘Sheshit të Dëshmorëve’”, deklaroi Beqiri. Ai theksoi se realizimi i projektit do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve aktuale me komunikacionin dhe parkimin në këtë zonë. “Me realizimin e këtij projekti do të rregullohet…
Më 01.05.2026, në ora 01:30, në SPB Shkup, D.K. (40) ka denoncuar se më 30.04.2026, në territorin e Qendrës, është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore, të cilën e ka njohur. Gjatë këtij incidenti, nga vetura e tij, ajo i ka marrë një çantë në të cilën kishte para dhe sende të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
