Autor: Suad Avdiu

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie. “Të dashur aktivistë, jam e nderuar që të propozoj zyrtarisht Albin Kurtin si kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit”, njoftoi Albulena Haxhiu në këtë mbledhje.

Read More

Bajram Elshani, njëri prej të akuzuarve në rastin e Kumanovës në mars të 2017 para gjykatës ka dëshmuar rreth rastin në fjalë. Ai ka përshkruar ecurinë si është gjendur në Kumanovë, ndërhyrjen e policisë në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe torturën ç’njerëzore të policisë ndaj grupit pas dorëzimit. Vazhdon të mbetet enigmë se kush e solli grupin në Kumanovë, si u siguruan të njëjtit. Shumë të akuzuar deri më tani kanë përmendur se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj kanë kontaktuar me njerëz në Maqedoni, por ende mbetet te “dikush”- pa emër. “Dikush i ka thirr prej këtu. Nuk e…

Read More

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, Qeveria sot organizon një ceremoni solemne nën sloganin “Fitorja, Parimet dhe Vlerat”. Dita e Evropës në vend festohet me një fushatë që do të zgjasë gjithë muajin maj. Fillimi i fushatës “Maj – Muaji i Evropës” u shënua të hënën nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Çështjeve Evropiane Bekim Sali, së bashku me Ambasadorin e BE-së në vend, Mihail Rokas, ambasadorë të tjerë të vendeve evropiane, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve vendase. Me këtë iniciativë, Qeveria synon të shkojë përtej festimit tradicional të Ditës së Evropës më 9 maj dhe ta…

Read More

Barcelona ka përfituar nga rasti për të “thumbuar” rivalin e madh, Real Madridin, pas raportimeve sensacionale për një përplasje në stërvitje mes Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes. Historia e sherrit mes Tchouamenit dhe Valverdes ndezi rrjetet sociale të enjten, ndërsa Real Madridi u detyrua të publikojë një deklaratë ku konfirmoi incidentin dhe njoftoi se uruguaiani ishte dërguar në spital për trajtim pas një dëmtimi në kokë. Valverde publikoi edhe një deklaratë të tijën ku kërkoi falje për përplasjen, por mohoi se kishte pasur grushte. Ai këmbënguli se kishte pësuar vetëm një “prerje të vogël” pasi e kishte goditur kokën në…

Read More

Maqedonia dhe Bullgaria duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët sa më shpejt, në mënyrë që të zhbllokojnë urgjentisht procesin e integrimit të vendit në BE, vlerësojnë profesorët e të dy vendeve. Ata shpresojnë se administrata e re në Bullgari do të zhbllokojë rrugën evropianë të Maqedonisë. “Ndoshta duhet të ketë fleksibilitet si nga ana jonë ashtu edhe nga ana e BE-së, veçanërisht nga Bullgaria, për të patur disa garanci minimale me qëllim që të bëhen ndryshime në kushtetutë. Mendoj se duhet të gjejmë një mënyrë për të zgjatur dorën dhe mendoj se është një problem i zgjidhshëm, nuk është i…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, raporton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Read More

Në vend që të përkrahin klubet sportive nëpër stadiume dhe salla, tifozët maqedonas vazhdojnë me brohoritje nacionaliste duke kërkuar dhoma gazi dhe vdekje për shqiptarët. Institucionet po veprojnë me hapa të ‘breshkës’ në dënimin dhe parandalimin e këtyre fenomeneve në terrenet sportive, ndërsa mosndëshkimi i thirrjeve nacionaliste ka ndikuar që ato të përsëriten vazhdimisht nëpër ndeshje sportive. Gjuha e urrejtjes dhe thirrjet anti-shqiptare nuk po ndalen në tribunat sportive. Në ndeshjen mes FC Vardarit dhe FC Tikveshit, e vlefshme për javën e 29-të, tifozët vendas “Komitët” brohoritën se “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”. Edhe pse ka kaluar më…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Piacenza në Itali, ku një 60-vjeçar me origjinë maqedonase dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij brenda apartamentit ku jetonin. Sipas mediave italiane, autori i dyshuar, Hako Vitanov, ka telefonuar vetë numrin e emergjencës 112 menjëherë pas krimit, duke u thënë operatorëve: “Ejani, kam vrarë gruan time”. Pas telefonatës, ai është larguar nga banesa dhe për disa orë ka humbur gjurmët e policisë. Forcat e rendit dhe karabinierët mbërritën në apartamentin e çiftit, të vendosur në katin e gjashtë të një pallati në periferi të Piacenzas, ku gjetën trupin e pajetë të 56-vjeçares…

Read More

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Do të ketë procese më intensive me shira të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 18 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore. Temperatura minimale do të…

Read More

Provokimet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ndaj institucioneve që lidhen me zbatimin e gjuhës shqipe duket se po thellohen edhe më tej. Pas akuzave për keqtrajtim të punonjësve shqiptarë në ministrinë që ai drejton, tani në qendër të presionit është vënë Agjencia për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve, institucion që udhëhiqet nga Granit Osmani, kuadër i VLEN-it. Sipas informacioneve te të cilët ka arritur gazeta KOHA, me urdhër të Stoilkoviqit, gjatë ditës së sotme është hequr tabela informuese “Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve” nga korridori i katit të tretë të ministrisë ku edhe gjendet Agjencia,…

Read More