Autor: Suad Avdiu
Ja postimi i Bekim Fazliut: Në Opajë – Likovë, mirë… e hala ma mirë! #LëvizjaArbëria@ *Bekim Fazliu përfaqësues i lartë i Lëvizjes Arbëria
Tanimë do të mbushen 11 vjet nga ngjarjet e armatosura në lagjen e njohur si “Lagja e Trimave” në Kumanovë, për të cilin edhe pse ka vendim gjyqësor dhe janë dënuar grupi i ashtuquajtur i “Kumanovës”, ende nuk është e zbuluar e vërteta. Nuk dihen porositësit, është kërkuar hetim ndërkombëtar nga vendi, Kosova, Shqipëria dhe të tjerë, por asgjë nuk është bërë, përcjell INA. Duke u thirrur në Qeveri reformatore, edhe kryeministri Zoran Zaev pak muaj pas marrjes së mandatit kishte premtuar një hetim ndërkombëtar për Lagjen e Trimave. “Po i shqyrtojmë mundësitë se si do të ishte e mundur…
Një përleshje mes dy grave në një shtëpi në Çair ka përfunduar me dy denoncime të ndryshme në polici. Sipas policisë, një grua 37-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një grua 33-vjeçare, e cila gjatë incidentit e ka incizuar me telefon celular. Më herët, edhe 33-vjeçarja kishte denoncuar se ishte sulmuar fizikisht. Sipas versionit të saj, incidenti ka ndodhur rreth orës 18:45.Policia njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Nesër pritet të mbahet konventa përbashkuese e lëvizjes VLEN, ku pesë subjekte politike do të shkrihen në një të vetme, duke hapur një kapitull të ri në skenën politike shqiptare. Portali Tetova1 shkruan se në kryesinë e VLEN janë të përfshirë mbi dhjetë personalitete me titullin doktor shkence, një fakt që i jep peshë akademike dhe kredibilitet të veçantë strukturës së re. Konventa e nesërme shënon një hap drejt konsolidimit të forcave politike shqiptare në një të vetëm VLEN./Tetova1
Lidhjet e dashurisë nuk janë gjithmonë të ëmbla apo të lehta. Ka disa periudha kur as njëri e as tjetri person në lidhje nuk ndihet mirë e për pasojë nuk jep maksimumin në raport. Kjo bën që njëri të fillojë të ndihet i neglizhuar apo të fillojnë dyshimet tek vetja. Në fillim duhet diskutuar mbi problemet apo sfidat e raportit por nëse vijojnë ja disa shenja secifike që tregojnë se lidhja juaj mund të jetë duke përfunduar, të cilat mund t’i keni neglizhuar. Ju i shkruani gjithmonë mesazhe i/e para. Nuk bën fotografi me ju Nuk ua kthen komentet në…
Publicisti dhe botuesi Salih Kabashi, në një intervistë për emisionin NERV, ka vlerësuar lartë rolin e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në periudhën para dhe gjatë luftës së Kosovës, përcjell INA. Sipas Kabashit, ky komunitet ka qenë ndër më aktivët në mbështetjen materiale dhe organizative të aktiviteteve patriotike, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për kauzën e Kosovës. “Ata janë shqiptarët më kontribues që kanë ndihmuar materialisht. Ata kanë qenë më bujarët, më të gatshmit, investitorët kryesorë të aktiviteteve tona patriotike. Atyre nuk duhet t’ua hamë hakun. Kanë dhënë mijëra euro për aktivitete, armatim, uniforma, etj.”, theksoi Kabashi, një aktivist…
Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi ka qëndruar në Hagë, ku ka vizituar bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi, i cili po përballet me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Ajo ka ndarë një fotografi dhe një mesazh në rrjetet sociale, duke reaguar pas vendimit për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Nuk ka shtyrje e as vonesë që na lodh! Krenarë!”, ka shkruar ajo. Ditë më parë u bë e ditur se Gjykata Speciale ka shtyrë shpalljen e aktgjykimit për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së deri më 20 korrik. Në këtë rast, krahas Rexhep Selimit, po gjykohen…
Për momentin nuk ka avancim të negociatave për përfshirjen e Ziadin Selës në përbërjen qeveritare. Të pyetur nëse janë të pranueshme kërkesat e Selës dhe ASH-së për shtet binacional, për heqjen e termit 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë si dhe për vendosjen të badenterit në Kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski vendosi t’i shmanget pyetjes. “Dita është e bukur shihni këtu nuk ka as badenter as Gjykatë Kushtetuese, këtu ka energji shumë të bukur. Lërini politikanët e së kaluarës në të kaluarën”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Të njëjtës çështje nuk deshi ti përgjigjej as njëri nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti.…
Një emër me peshë historike do të jetë pjesë e Kongresit të Bashkimit të VLEN-it që mbahet më 9 Maj. Në mesin e delegatëve të këtij kongresi do të jetë edhe Qemal Musliu, njeriu që në opinion njihet si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar një moment me simbolikë të veçantë politike dhe kombëtare. Prania e Musliut në Kongresin e Bashkimit vlerësohet si mesazh i fuqishëm për konsolidimin e faktorit politik shqiptar dhe përkrahje ndaj procesit të bashkimit që po ndërton VLEN-i. Kongresi i 9 Majit pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme politike…
Bashkimi Evropian ka përgatitur një draft udhëzimesh të reja që lidhen me situatën e furnizimit me karburant për avionët. Sipas këtyre udhëzimeve, në rastet kur një fluturim anulohet për shkak të mungesës së përkohshme të karburantit në një aeroport, kompanitë ajrore nuk do të jenë të detyruara të paguajnë kompensim shtesë për pasagjerët. Komisioni Evropian e konsideron një situatë të tillë si “rrethanë të jashtëzakonshme”, çka përjashton pagesën e dëmshpërblimit standard që varion nga 250 deri në 600 euro për pasagjer, në varësi të distancës së fluturimit. Megjithatë, theksohet qartë se pasagjerët ruajnë gjithmonë të drejtën për rimbursim të plotë…
