Autor: Suad Avdiu

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është ndërmarrë hapi i parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës. Përmes një njoftimi publik, Sveçla bëri të ditur se ka nënshkruar themelimin e grupit punues që do të merret me analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e këtij institucioni të ri të sigurisë. “Si Ministër i Punëve të Brendshme sot kam nënshkruar themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka deklaruar…

Read More

Ditën e sotme, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tregojnë të dhënat e INSTAT. Edhe pse paga nominale mesatare ka kapërcyer kufirin e 86,000 lekëve në tremujorin e fundit 2025 vlera reale e saj ka mbetur shumë pas, për arsye se paga reale për të njëjtën periudhe ishte vetëm 72,225 lekë, 14,759 lekë më e ulët ose 17 % më pak se nominalja. Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 86 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i…

Read More

Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi se pas më shumë se tre vitesh po ndërpret fluturimin direkt nga Frankfurti për në Shkup. Në sistemin e rezervimeve nuk ka më fluturime të disponueshme pas datës 31 maj, as për sezonin veror dhe as për atë dimëror që fillon në fund të tetorit. Kompania ofron lidhje alternative përmes Vjenës me “Austrian Airlines”, e cila gjithashtu është pjesë e Grupit Lufthansa, shkruan exyuaviation, transmeton INA. Kjo linjë operonte nga shtatë deri në dhjetë herë në javë, varësisht nga sezoni, ndërsa këtë dimër numri i fluturimeve ishte reduktuar në tre herë në javë. Fluturimi i…

Read More

Politologu Nexhmedin Spahiu ka komentuar protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Sipas tij, përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi vetë partitë shqiptare, të cilat, sipas Spahiut, kanë bërë lëvizje të gabuara politike në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në vend. Duke folur në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Spahiu vuri në dukje se edhe pse kanë kaluar 25 vite nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët vijojnë të protestojnë për çështjen e gjuhës, duke e konsideruar këtë si pasojë të vendimeve politike të vetë faktorëve shqiptarë. “Fajtor për…

Read More

Lidhur me protestën e djeshme të studentëve shqiptarë me rastin e kërkesës për provim të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kreu i GROM-it, Stevçe Jakimovski, beson se ajo është partiake, duke marrë parasysh, siç thotë ai, dekorin me mbishkrime të tilla të shtypura dhe se padyshim që pas saj qëndron një parti politike. “Personalisht më pengon kjo, se sa herë që ka nevojë, që të diskutohet ndonjë çështje, menjëherë përmendet UÇK-ja, domethënë përmendet pjesa ushtarake e krahut politik të BDI-së. Të gjithë shpresojmë që kjo punë është përfunduar tashmë. Sipas mendimit tim, gjithçka duhet të diskutohet dhe duhet të shihen përvojat…

Read More

Kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në një deklaratë për Euronews theksoi se janë marrë vesh me kryeminsitrin e vendit, Hristijan Mickoski për gjuhën shqipe, transmeton TV21. Siç thotë Mexhiti çështja e gjuhës shqipe do të rregullohet për 3 muaj. “Ashtu siç i kemi zgjidhur këto dikastere, do të vazhdojmë me provimin e jurisprudencës që është kërkesë e studentëve, por jo vetëm te jurisprudenca, ne kemi rënë dakord që ligji i gjuhëve të zbatohet edhe në fusha tjera ku ka të bëjë me provime profesionale apo me licenca që duhet të merren. Nuk kemi kërkuar jemi marrë vesh, jemi dakorduar, është…

Read More

Një shoqatë për miqësi serbo-maqedone ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për të udhëtuar drejt Beogradit në përkrahje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në ditën e 23 majit kur është paralajmëruar protesta masive studentore kundër pushtetit aktual në Serbi, përcjell INA. Kjo thirrje është bërë nga shoqata e njohur si “Paqe, harmoni, stabilitet” me seli në Shkup, e cila ka ftuar qytetarët që më 23 maj të tubohen para Konsullatës së nderit të Serbisë në Kumanovë, për të udhëtuar më pas drejt Serbisë në mënyrë të organizuar. “U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe…

Read More

Njëri nga organizatorët e protestës studentore, Mevlan Ademi bëri thirrje për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ademi tutje theksoi se çdo ligj i ri i cili nuk është i harmonizuar me ligjin aktual për përdorimin e gjuhëve na dërgon pas. “Bëj thirrje që të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve, ashtu siç është. Çdo largesë prej asaj, çdo ligj i ri që nuk është i harmonizuar me këtë ligj po na dërgon neve pas. E tash ne mund të kemi 10 provime për studentët që janë në gjuhën maqedonase e këto 10, tani ne nuk do të bëjmë…

Read More

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi disa ligje, përfshirë Ligjin për Ndihmën për të Rinj, me të cilët të rinjtë deri 23-vjeç të punësuar në fushat e prodhimit do t’u paguhet një ndihmë në shumë prej 3.000 denarësh. Deputetët mbështetën gjithashtu Ligjin për Ndryshimet në Ligjin për Zonat e Gjelbra Industriale, i cili e sjell atë në përputhje me Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (ZORODU). Ndryshimet, siç u shpjegua, ndryshojnë disa terma nga ligji ekzistues në përputhje me zgjidhjet e reja ligjore.

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri 13, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16 deri 24 gradë celsius. Deri në fund të javës moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha diellore./Telegrafi/

Read More