Autor: Suad Avdiu

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar rëndë ish-presidenten Vjosa Osmani. Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”. “Kur jemi te frizerkat”, tha Konjufca teksa të pranishmit nisën të buzëqeshnin. Lidhur me këtë ka reaguar bashkëpunëtorja e Osmanit, Meliza Haradinaj, e cila ka thënë se kjo dëmton imazhin e shtetit. “Shihni nivelin e përfaqësimit të Ministrit të Jashtëm Konjufca. Në vend që të fokusohet në diplomaci dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ai përdor…

Read More

Shoqata “Paqe, Harmoni, Stabilitet”, e cila e përshkruan veten si një shoqatë qytetarësh për avancimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve etnike, ka lëshuar një thirrje publike për mbështetje të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Thirrja u drejtohet “të gjithë qytetarëve të Maqedonisë” për të qenë pjesë e tubimit publik më 23 maj të këtij viti në Kumanovë në mbështetje të presidentit të fqinjit tonë verior. Pikërisht për këtë reagoi sekretari ndërkombëtar i LSDM-së, Andrej Zernovski. Ai akuzon qeverinë për dyfytyrësi dhe beson se sjellja e tyre do të kishte qenë ndryshe nëse një tubim i ngjashëm do të ishte…

Read More

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka reaguar ashpër ndaj protestave lidhur me provimin e jurisprudencës, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta politizuar këtë çështje. Ai theksoi se provimi i jurisprudencës nuk është çështje politike, por e profesionalizmit, kompetencës dhe respektimit të rendit juridik të shtetit. Sipas tij, përpjekjet për ta paraqitur kërkesën ligjore për njohjen e gjuhës maqedonase si diskriminim përbëjnë manipulim të opinionit publik dhe rrezik për rendin kushtetues. “Gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare në gjithë territorin e shtetit dhe bazë e sistemit institucional dhe juridik. Është e papranueshme që çështje të tilla të përdoren për përfitime politike apo…

Read More

Më 19.05.2026 në ora 01:45 në SPB Shkup, N.Sh.(41) nga fshati Kondovë e Shkupit, ka denoncuar se më 18.05.2026 rreth orës 21:30 para shtëpisë së tij, B.I.(18) e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me qytën e pistoletës dhe duke i shkaktuar lëndime trupore. ​Sipas denoncimit, më herët gjatë ditës, vajza e tij e mitur kishte pasur një zënkë me një të mitur tjetër. Pasi ka vënë re se në kohën e lartpërmendur B.I. së bashku me një person tjetër po e kapnin vajzën e tij nga qafa, ai ka tentuar t’i ndalojë, me çka B.I. e ka sulmuar me…

Read More

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka parandaluar një tentativë për kontrabandë me ari në pikën kufitare të Bogorodicës. Gjatë kontrollit është sekuestruar një pllakë ari, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 4.5 milionë denarë. Sipas autoriteteve doganore, ari u zbulua te një shtetas i vendit, i cili po udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës Gostivar – Stamboll. Siç njoftojnë nga Drejtoria e Doganave, për shkak të dyshimeve të bazuara, është ushtruar një kontroll i detajuar ndaj pasagjerit. I dyshuari, pak para kontrollit, pllakën e arit me peshë prej 848 gramësh e ka zhvendosur nga xhaketa për ta fshehur…

Read More

Dyshime serioze për spiunazh dhe nxjerrje të të dhënave nga sistemi kompjuterik në Kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, janë ngritur pas informacioneve të publikuara nga mediumi Sloboden Peçat, ndërsa për rastin tashmë po zhvillohet parahetim nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas mediumit, në redaksi ka arritur një kallëzim anonim penal, i cili është dorëzuar edhe në Prokurori dhe është nënshkruar nga një “grup të punësuarish në MPB”. Në kallëzim pretendohet se nga sistemi informatik janë kopjuar dhe enkriptuar të dhëna të ndjeshme, të cilat dyshohet se mund të kenë përfunduar te…

Read More

Kroacia ka miratuar ligjin me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata, përcjell TV21. Këtë vendim e ka përshëndetur ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. “Në Kroaci është miratuar ligji me të cilin shoferët profesionistë do të mund të marrin viza afatgjata. Ky është një hap përpara në zgjidhjen e problemit që u krijua me vendosjen e sistemit EES në zonën Shengen. Ky ligj do t’u ndihmojë shumë shoferëve profesionistë maqedonas”, ka shkruar Nikolloski në postimin e tij. Nikolloski shtoi se kjo është rezultat i marrëveshjes së arritur me zëvendëskryeministrin dhe ministrin Oleg Butkoviq në janar të…

Read More

Me një ceremoni solemne në fshatin Razllovc, Komuna e Dellçevës, sot u shënua 150-vjetori i Kryengritjes së Razllovecit. Në ngjarje mori pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, i cili në fjalimin e tij përcolli mesazhe për unitet dhe respekt ndaj sakrificës historike të kryengritësve. “Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin. Të mos lejojmë askënd ta poshtërojë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heronjtë e Kryengritjes së Razllovecit. Sakrifica e tyre le të jetë betimi ynë. Qoftë e përjetshme Maqedonia”, tha Mickoski në fjalimin e tij me rastin e 150-vjetorit të kryengritjes në fshatin Razllovc, Komuna e Dellçevës. Ai bëri thirrje për bashkim rreth…

Read More

Një shtetas i Kosovës është arrestuar mbrëmjen e 18 majit në autostradën A1 pranë Smokvicës, pasi policia konstatoi se po voziste me 203 kilometra në orë, në zonë ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h. Sipas policisë, 30-vjeçari drejtonte një “Audi A6” me targa të Kosovës. “Më 18.05.2026, në ora 22:18, në autostradën A1 pranë nyjës “Smokvicë” në rajonin e Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë – DPB-Gjevgjeli kanë privuar nga liria shtetasin e Kosovës B.T. (30). Gjatë kontrollit në komunikacion me radar, policia ka konstatuar se ai po drejtonte një automjet “Audi A6” me targa të Kosovës me shpejtësi…

Read More

VLEN po dëshmon me vepra se politikën e kupton vetëm si përgjegjësi për të sjellë zgjidhje, jo si hapësirë për fjalë boshe dhe premtime pa fund. Misioni ynë është i qartë. T’i korrigjojmë në mënyrë institucionale padrejtësitë që për dekada janë grumbulluar si pasojë e zgjidhjeve gjysmake dhe pazareve politike të së kaluarës. Studentët dhe gjeneratat e reja janë pasuria jonë më e madhe. Detyra e tyre është të mësojnë, të përparojnë dhe ta ngrenë lirshëm zërin për të drejtat e tyre. Prandaj dërgojmë një porosi të qartë dhe të fuqishme për opinionin. Nuk guxojmë dhe nuk do të lejojmë…

Read More