Autor: Suad Avdiu

Ndermarrja Publike “Tregu i Gjelberte” Kumanove, te shtunen do ta hap Tregun e Veturave ne Kojnare te Poshtme te Kumanoves. Sipas paralajmerimeve te drejtorit te kesaj ndermarrjeje z.Suad Zejnullahi, tregu do të funksionojë çdo të shtunë nga ora 7:00 deri në orën 15:00, kurse ka një kapacitet prej 200-300 automjete, njofton ‘KumanovoNews”, përcjellë portal “KumanovaSot”. “Si komuna më e madhe në rajon, ne kemi nevojë për një shërbim të tillë. Ne kemi kapacitet njerëzor dhe pa investime të mëdha do të jemi në gjendje t’u ofrojmë këtë shërbim qytetarëve. Ky do të jetë tregu i parë i automobilave në rajon”,…

Read More

Zv.ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Driton Sulejmani, njëkohësisht edhe zëdhënës i koalicionit “VLEN”, ka garantuar se studentët shqiptarë do të kenë mundësinë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ai tha se qeveria ka marrë përsipër zgjidhjen e problemit pas protestës së parë të studentëve. “Nuk është çështja e protestave, por qeveria që pas protestës së parë ka marrë përsipër zgjidhjen e problemit me të cilët ballafaqohen studentët shqiptarë në fakultetet juridike. Studentët kanë zhvilluar një takim edhe me Zv. Kryeministrin e Parë, Bekim Sali, si…

Read More

George Orwell: “Në analizat mbi propagandën dhe pushtetin, shpesh nënkuptohet se gjysëm të vërtetat përdoren për kontroll publik.” Nuk mund të hasësh citat më kuptimplotë për gjysëm të vërtetat, gjysëm të vërtetat mbajnë peng ndërgjegjen dhe ushqejnë iluzionin, janë arma më e sofistikuar e gënjeshtrave dhe manipulimit. Bashkimi Demokratik për Integrim po tenton protestat t”i shndërrojë në skenë për riciklim politik, duke u mbështjellë me petkun e nacionalizmit. Nuk mund të flasësh për kauzë kombëtare me të njëjtët njerëz që për vite e kthyen pushtetin në privilegj familjar, zotimet për liri, barazi e drejtësi i përbaltën, prodhuan korrupsion, klientelizëm dhe…

Read More

Fushata e përjavshme dhe e përditshme me kërcënime, terror dhe presion ndaj prokurorisë nga i forti me avion privat, Antonio Milloshoski, është skandaloze dhe e ngjashme me Korenë e Veriut. Milloshoski, i njohur për parullat “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, “dhoma gazi për shqiptarët”, për porositë e vendimeve gjyqësore, hetimeve, bastisjeve dhe lustrimeve, dhe i cili shpëtoi falë ndryshimeve në Kodin Penal, nuk ka kredibilitet moral, politik e as juridik të flasë për drejtësi. BDI tashmë e ka informuar të gjithë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, ambasadat dhe organizatat, për këtë presion politik të paprecedent ndaj drejtësisë. Në vend që…

Read More

Nefail Maliqi, gazetari shqiptar në Zvicër, në emisionin “Ora Shtatë” ka deklaruar se interesimi i mërgatës shqiptare për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit është shumë i madh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar  mbi 140 mijë aplikime nga votuesit jashtë Kosovës, ndërsa Gjermania prinë me numrin më të lartë, transmeton Klankosova.tv. Maliqi thotë se bazuar në këto shifra, interesimi i diasporës ka thyer rekord. “Vota e diasporës më 7 qershor do të vulos rezultatet vendimtare”, tha Maliqi në Klan Kosova.

Read More

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka paralajmëruar padi ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën e Kurtit se Lushtaku synoi të aksidentohet me eskortën e tij. Në një reagim në Facebook Lushtaku tha se për rastin në fjalë “ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente”. Postimi i tij i plotë: Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të…

Read More

Në vitin 2025 është rritur numri i fëmijëve që kanë raportuar mendime vetëvrasëse ose tentativa për vetëvrasje, njoftojnë nga Ambasada e Parë e Fëmijëve – “Megjashi”. Milla Damjanovska, operatore e linjës “Allo Bushavko”, tha se raporti vjetor mbi funksionimin e linjës SOS tregon se, nga 284 raportime të pranuara gjatë vitit, shumica kanë qenë të lidhura me shëndetin mendor. Sipas saj, 83 fëmijë dhe të rinj janë ankuar për gjendje që lidhen me shëndetin mendor. “Ne morëm më shumë thirrje nga zonat urbane dhe gjithashtu gjithmonë kishim fëmijë nga grupet e cenueshme të cilëve u ofruam mbështetje, nga të cilët…

Read More

Përfaqësuesi i BDI-së, Abdul Selam Selami, ka deklaruar se VLEN-i nuk ka kapacitet për t’iu kundërvënë VMRO-DPMNE-së në çështjet që lidhen me zbatimin e ligjeve, përfshirë Ligjin për gjuhën shqipe dhe mekanizmin e balancuesit. “Për fat të keq edhe nga deklaratat e ministrit të Drejtësisë, por edhe komplet Qeverisë, nuk flas këtu për VLEN-in por edhe në programin e vitit 2024. Edhe në programin e VMRO-së ishte se do ta heqin LIgjin e Gjuhës Shqipe, heqin balancuesin. Ata vetëm e zgjedhin programin e vet. Dhe në këtë drejtim VLEN-I fatkeqësisht nuk ka takat të përballet me VMRO-në”, deklaroi Selami.

Read More

27 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviq. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999, transmeton Klankosova.tv. Në këtë masakër u vranë 117 dhe u plagosën rreth 200 të burgosur shqiptarë, ndërsa ende nuk është dënuar askush. Brenda këtij burgu gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve./klan kosova

Read More

Kanë mbetur edhe 12 ditë deri në afatin që vetë Hristijan Mickoski vendosi për përmbushjen e reformave dhe detyrimeve evropiane. Edhe 12 ditë deri në një zhgënjim tjetër të madh dhe një premtim tjetër të paplotësuar nga Mickoski, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Pa ndryshime në Kushtetutë dhe përfshirjen e pakicave, nuk do të ketë vazhdim të integrimit në BE, asnjë lëvizje nga pika e vdekur. Nuk do të ketë hapje të fazës tjetër të negociatave, pavarësisht se sa pika do të përmbushen formalisht. Ky është thelbi”, thonë nga LSDM. Nga LSDM thonë se vetë Mickoski pretendoi se kishte shumicë…

Read More