Autor: Suad Avdiu

Nga VLEN sot akuzojnë BDI-në se po keqpërdorë protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. “Kundër kujt protestojnë fëmijët e funksionarëve të BDI-së? Kundër prindërve të tyre apo kundër pasojave të politikave që vetë BDI i la pas për 22 vite? Sot po shohim një paradoks politik: njerëzit që për vite kontrolluan institucionet, sot përmes fëmijëve të tyre po protestojnë për problemet që vetë nuk i zgjidhën kurrë. Kur BDI kishte ministra, deputetë e pushtet absolut, pse heshtën për këto padrejtësi? Askush nuk është kundër protestës së studentëve. Por kur kauzat studentore përdoren për rikthim politik të figurave të…

Read More

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës më 31 maj në Tetovë do ta mbajë Kongresin e partisë, mëson TV21. Sipas informacioneve të TV21, Ziadin Sela pritet të jetë kandidati i vetëm për kryetarë të partisë. Në këtë Kongres pritet të miratohet platforma e re e partisë, ndërsa pritet të miratohet edhe një rezolutë. ASH-së ndërsa do të ketë edhe rezolutë. TV21 mëson se nëse deri në Kongres Sela nuk i merr vulat e partisë, ASH do ta zyrtarizojë partinë në Lidhja Shqiptare.

Read More

Gjatë dy ditëve të fundit (16–17 maj 2026), policia ka evidentuar gjithsej 1.026 kundërvajtje në komunikacion gjatë kontrolleve të realizuara në të gjitha sektorët për punë të brendshme në vend. Nga numri total i urdhërpagesave të lëshuara, 316 kundërvajtje kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Po ashtu, 34 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve nëntë janë kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, 24 pa patentë shoferi, ndërsa një person ka drejtuar automjetin pavarësisht ndalimit të mëparshëm për vozitje. Sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë dy ditëve të…

Read More

Komuna Qendër po vendos sistem të ri të parkimit, me qëllim shpërndarje më të drejtë të hapësirës publike dhe ulje të kaosit në komunikacion në zonën qendrore të qytetit, përcjell TV21. Sipas rregullave të reja, kartelat preferenciale të parkimit nuk do të jepen më për person, por për njësi banimi, përkatësisht sipas adresës. Nga NP “POC” thonë se modeli i deritanishëm ka lejuar që një familje të regjistrojë disa automjete me kushte të privilegjuara, duke e ngarkuar edhe më shumë hapësirën e kufizuar për parkim.Me sistemin e ri, automjeti i parë do të ketë parkim falas, për automjetin e dytë…

Read More

Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë Platforma WolrdAtlas ka publikuar 10 vendet më të varfëra në Evropë. Kjo faqe përdorë bazën e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas të dhënave për vitin 2025, Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Moldavisë. Matja është bërë sipas barazisë së fuqisë blerëse. Sipas publikimit, lista e vitit 2025 pasqyron dy ndryshime të mëdha krahasuar me renditjet e mëparshme: Rënia ekonomike e Ukrainës pas pushtimit të plotë nga Rusia në vitin 2022, gjë që e ka futur atë ndër tre vendet më të varfra…

Read More

Sipërmarrësi i teknologjisë, Elon Musk, ka shkaktuar polemika pasi deklaroi se Instagram është “për vajza”. “Instagrami është për vajzat”, shkroi Musk në X ndërsa iu përgjigj një postimi viral në lidhje me zakonet e rrjeteve sociale dhe trendet online. Postimi paraqiste një diskutim rreth asaj se si zakonet e njerëzve online mund të pasqyrojnë “faza” të ndryshme të jetës së tyre. Tema nxori në pah trendet e zakonshme të Instagramit, të tilla si ndarja e fotove të ushqimit të përgatitur në shtëpi. Postimi u bë shpejt viral, me shumë përdorues që i quajtën komentet e tij seksiste dhe ofenduese. Ndryshe,…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i vetmi që s’ka reaguar si i pari i ekzekutivit të Kosovës lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e saj, e cila pritet të mbahet nga ora 16:30 më 18 maj (nesër). Kurti ka me koalicionin VLEN në Maqedoninë e Veriut, por edhe me vetë kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski. Kurti dhe Hristijan Mickoski u panë shumë të afërt dhe miqësor me njëri tjetrin gjatë kongresit të VLEN-it. As ai, as një anëtar i trupës ekzekutive në detyrë të Kosovës s’e kanë thënë asnjë…

Read More

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Sinjali raporton me burime se pas pranimit të informacionit për zhdukjen e së miturës, njësitet e hetimeve për të mitur në Prizren kanë nisur kërkimet intensive në terren. Pas disa orësh angazhim, Policia ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e vajzës, e cila fillimisht është shoqëruar në Stacion Policor për procedurat e nevojshme. Më pas, e mitura është dërguar për kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren dhe në fund i është dorëzuar familjarëve. Lidhur me rastin është njoftuar edhe…

Read More

Tregjet janë të mbushura me fruta-perime, por qytetarët thonë se po përballen me çmime tejet të larta. Çmimi i qershive këtë vit lëviz nga 200 deri në 400 denarë për kilogram, ndërsa çmimi i dredhëzave nga 100 deri në 150 denarë për kilogramë. -“Po shtrenjtë janë , rrogat janë të dobëta pak. Gjithmonë ka ndërrime , brenda kohës kështu është”, tha një qytetar. “Nga viti i kaluar çmimet janë më të larta rreth 30% dhe tani njerëzit nuk kanë para, ky është inflacioni. Benzina është rritur, nafta është rritur, dhe normalisht edhe çmimet janë të larta”, u shpreh një qytetar…

Read More