Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Interesimi i madh i mërgatës për zgjedhjet e qershorit, Maliqi: Vota e tyre vulos rezultatin (VIDEO)

19 Maj, 2026

Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit: Mjaft më!

19 Maj, 2026

Rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga ankthi në RMV

19 Maj, 2026

Selami: VLEN-i s’ka “takat” të përballet me VMRO-në

19 Maj, 2026

27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

19 Maj, 2026

LSDM: Qeveria po i ikën standardeve dhe reformave evropiane

19 Maj, 2026

Xhandarmëria e Kosovës drejt themelimit, MPB nis procedurat për krijimin e saj

19 Maj, 2026

Çmimet shtrenjtohen më shumë, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë

19 Maj, 2026

Lufthansa anulon linjën Frankfurt – Shkup, “Croatia Airlines” i redukton

19 Maj, 2026

Protesta e studentëve në Shkup, Spahiu: Fajtor për këtë situatë janë vetë shqiptarët!

19 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 19 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga ankthi në RMV

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në vitin 2025 është rritur numri i fëmijëve që kanë raportuar mendime vetëvrasëse ose tentativa për vetëvrasje, njoftojnë nga Ambasada e Parë e Fëmijëve – “Megjashi”. Milla Damjanovska, operatore e linjës “Allo Bushavko”, tha se raporti vjetor mbi funksionimin e linjës SOS tregon se, nga 284 raportime të pranuara gjatë vitit, shumica kanë qenë të lidhura me shëndetin mendor. Sipas saj, 83 fëmijë dhe të rinj janë ankuar për gjendje që lidhen me shëndetin mendor.

“Ne morëm më shumë thirrje nga zonat urbane dhe gjithashtu gjithmonë kishim fëmijë nga grupet e cenueshme të cilëve u ofruam mbështetje, nga të cilët 12 janë fëmijë që janë anëtarë të një pakice etnike racore, 6 janë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 3 janë LGBT”, tha Milla Damjanovska, operatore e linjës “Allobushavko”

Izabella Ivanovska, po ashtu operatore e linjës, tregoi një rast kur një vajzë kishte raportuar shoqen e saj në linjën “Allo Bushavko”, me qëllim që t’i ofrohej ndihmë dhe të parandalohej vetëvrasja. Nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” i kishin kërkuar që rastin ta paraqiste te prindërit ose autoritetet e shkollës. Megjithatë, vajza më pas kishte kontaktuar sërish, duke informuar se nëna nuk po i ofronte asnjë mbështetje dhe duke kërkuar që shoqja e saj të mos përzihej më në këtë çështje.

“Nga ana e Megjashit është marrë dhe është bërë plan intervenimi, ku menjëherë rasti është paraqitur në polici dhe ata kanë intervenuar në terren dhe kanë pasur sukses që ta shpëtojnë jetën”, shtoi Izabella Ivanovska, operatore e linjës “Allobushavko”.

Psikologja Jordanka Çerepnallkova tha se dhuna digjitale duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë me dhunën fizike, e cila shtoi se duhet të rritet bashkëpunimi në mes shkollave, qendrave sociale dhe organeve të rendit.

“Shërbimet profesionale duhet të lirohen nga detyrimet administrative dhe t’i përkushtohen asaj që e quajnë shërbim profesional, në mbështetjen e fëmijëve, në stafin mbështetës në mënyrë që të mund të sigurojnë së bashku një mjedis të sigurt”, u shpreh Jordanka Çerepnallkova Trajkoska, psikologe.

Ndryshe sa i përket moshës, më të prekurit ishin fëmijët e moshës 10-12 vjeç (38 fëmijë), të ndjekur nga ata të moshës 13-15 vjeç (33 fëmijë) dhe 7-9 vjeç (27 fëmijë). /TV21/

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

Selami: VLEN-i s’ka “takat” të përballet me VMRO-në

LSDM: Qeveria po i ikën standardeve dhe reformave evropiane

Çmimet shtrenjtohen më shumë, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë

Lufthansa anulon linjën Frankfurt – Shkup, “Croatia Airlines” i redukton

Protesta e studentëve në Shkup, Spahiu: Fajtor për këtë situatë janë vetë shqiptarët!

Jakimovski për protestën e studentëve: Pas saj qëndron një parti politike, më penguan thirrjet për UÇK-në

Lajmet e fundit

Interesimi i madh i mërgatës për zgjedhjet e qershorit, Maliqi: Vota e tyre vulos rezultatin (VIDEO)

19 Maj, 2026

Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit: Mjaft më!

19 Maj, 2026

Rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga ankthi në RMV

19 Maj, 2026

Selami: VLEN-i s’ka “takat” të përballet me VMRO-në

19 Maj, 2026

27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

19 Maj, 2026

LSDM: Qeveria po i ikën standardeve dhe reformave evropiane

19 Maj, 2026

Xhandarmëria e Kosovës drejt themelimit, MPB nis procedurat për krijimin e saj

19 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.