Autor: Suad Avdiu
Donike Gocaj, është 56 vjeçarja shqiptare e cila humbi në Manhattan të New Yorkut, pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës. Rreth ngjarjes tragjike, kanë raportuar edhe mediat në ShBA, transmeton Klankosova.tv. Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte dalë nga makina e saj dhe vetëm pak sekonda më vonë u zhduk në një pusetë elektrike të hapur, rreth 3 metra të thellë, që i përkiste kompanisë Con Edison. “E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, deklaroi dëshmitari Carlton Wood për mediat amerikane. Ai tregoi se disa qytetarë u përpoqën menjëherë ta ndihmonin…
Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Albin Kurti do të përballet me humbje në zgjedhjet e ardhshme dhe sipas tij do të kalojë në opozitë, duke theksuar se kjo do të ishte një zhvillim i shëndetshëm për vendin. Ai tha se gjuha polarizuese dhe ndarja e shoqërisë në “errësirë dhe dritë” nuk po i kontribuon Kosovës dhe se fushata zgjedhore duhet të fokusohet në programe dhe ekipe, jo në fyerje dhe ofendime. “Gjuha polarizuese, ndarja e shoqërisë në errësirë dhe dritë nuk po i kontribuon vendit. Gara politike është garë dhe përfundon. Mendoj që…
Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kryer një hetim paraprak prej disa muajsh mbi aktivitete të mundshme të paligjshme në Kabinetin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, të lidhura me dyshimet për nxjerrjen dhe kodimin e të dhënave konfidenciale, njoftoi “Sloboden Peçat”. Sipas informacionit, Prokurorisë iu dorëzua një kallëzim penal anonim nga një “grup punonjësish të Ministrisë së Brendshme”, i cili pretendon se të dhënat konfidenciale janë kopjuar dhe koduar nga sistemi kompjuterik i Kabinetit, me dyshimin se ato mund të kenë përfunduar te shërbimet e inteligjencës së huaja. Prokuroria konfirmoi për “Sloboden Peçat” se hetimi paraprak…
Zhvillimet e fundit në Maqedonin e Veriut, ku studentët shqiptarë prej muajsh protestojnë për të drejtën e zhvillimit të provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duket se kanë reflektuar edhe në raportet diplomatike mes Shkupit dhe Tiranës zyrtare. Burime diplomatike jozyrtare flasin për pakënaqësi të qarqeve politike në Shkup ndaj qëndrimeve publike të ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, i cili është parë hapur në mbështetje të studentëve shqiptarë, përfshirë edhe protestën e fundit në kryeqytet. Sipas burimeve diplomatike, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, raportohet se ka marrë ankesa nga përfaqësues të partisë qeverisëse…
Anëtari i kryesisë së VLEN-it, Blerim Sejdiu në një prononcim për TV Klan ka garantuar se provimi i jurisprudencës, ashtu siç e bënë të ditur edhe bashkëkryetarët e VLEN, Izet Mexhiti e Bilall Kasami do të jepet edhe në gjuhën shqipe. “Pra siç dihet dy liderët kanë pasur takim me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ndër temat kryesore ka qenë provimi i jurisprudencës, që është një kërkesë e vjetër e studentëve, Është absurde në vitin 2026 studentët ende të detyrohen të protestojnë për një të drejtë elementare”, ka thënë Sejdiu. Sipas tij kjo, është pasojë direkte e përfaqësuesve politik shqiptarë që…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në rajonet ekstreme perëndimore dhe lindore do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të ketë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë e fortë nga veriu me shpejtësi prej 50 kilometrash në orë, njoftoi Drejtoria Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 13 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 19 deri në 26 gradë.Në Shkup, pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të ketë erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë herë pas…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe sjelljes agresive të regjistruara gjatë ditëve të fundit në disa qytete të vendit, ku disa persona janë privuar nga liria. Sipas MPB-së, më 18 maj në një fshat të komunës së Çuçer-Sandevës, policia e Shkupit arrestoi N.A. (33) nga rajoni i Shkupit, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 33-vjeçare në shtëpinë familjare. Në një rast tjetër, policia e Kumanovës arrestoi A.T. (42) nga Kumanova, pas denoncimit të gjyshit të tij 85-vjeçar, i cili raportoi se ishte sulmuar fizikisht pas një debati në…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të bashkëkryetarit të VLEN, Bilall Kasami, i cili në media në Shqipëri ka deklaruar se çështja e studentëve dhe përdorimi i gjuhës shqipe është “pjesërisht” e zgjidhur përmes Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.Në reagimin e saj, BDI e kundërshton këtë qëndrim, duke theksuar se Ligji për Gjuhët është i plotë, i qartë dhe detyrues, dhe sipas saj nuk lë hapësirë për interpretime politike apo për kufizim të zbatimit të tij në mënyrë selektive. BDI thekson se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe është e garantuar me ligj dhe duhet të zbatohet në tërësi në…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me Toni Marfi kryetar i Gjykatës Evropiane të Revizionit. Në takim morën pjesë edhe Revizioni i Përgjithshëm i Shtetit, Maksim Acevski dhe zëvendës Revizori i Përgjithshëm i Shtetit, Orhan Ademi. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, kryetari Gashi u fokusua në rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes institucionale si elemente kyçe për funksionimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e reformave në procesin e integrimit evropian. “Gjatë takimit u theksua roli i institucioneve të pavarura të auditimit në promovimin e sundimit të ligjit, forcimin e besimit të qytetarëve…
“Fillkov nuk është ai që mund ta ndalojë përdorimin e gjuhës shqipe”, deklaroi Kasami në një paraqitje në TopChannel, kur u pyet në lidhje me deklaratat e ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, për provimin e Jurisprudencës, përcjell tetova1 Blerim Sejdiu: Protestat dëshmojnë se shqiptarët janë mashtruar për 22 vite Kasami tha se VLEN është përfaqësues dhe mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Qeveri, duke shtuar se ka eksponentë në qeveri që duan të bëjnë politik me tema ndëretnike. “Fillkov nuk është ai që mund ta ndalojë përdorimin e gjuhës shqipe. Jemi partneri i dytë në qeveri. Bashkë me kryeministrin…
