Autor: Suad Avdiu

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar sportin qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë duke thënë se nuk përfaqëson të gjithë qytetarët dhe rrugëtimin e përbashkët të shtetit. BDI tha se në sport nuk janë të përfshirë shqiptarët dhe gjuha shqipe, ndërkohë që shtoi se nuk janë përfshirë as të arriturat historike të vendit si Marrëveshja e Ohrit e anëtarësimi në NATO “Pra, janë fshirë pikërisht momentet historike që e transformuan shtetin nga një projekt etnik në një shtet të përbashkët, që e ankoruan në NATO dhe që e hapën rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ky spot, në fakt, është fotografia më e…

Read More

Policia në Shkup ka privuar nga liria dy të mitur, të moshës 15 dhe 13 vjeç, të dyshuar për një tentativë grabitjeje ndaj një 14-vjeçari. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 20:00, në bulevardin “Koço Racin” në Shkup. Dy të miturit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht 14-vjeçarin dhe janë përpjekur t’ia marrin paratë. Pasi nuk kanë arritur ta kryejnë grabitjen, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Më vonë, rreth orës 20:40, nëpunësit policorë të SPB Shkup i kanë gjetur dhe privuar nga liria dy të dyshuarit në rrugën “11…

Read More

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se në 24 orët e fundit, deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat 2 janë aktive, 1 është nën kontroll, ndërsa 20 zjarre janë shuar. Aktualisht, bimësi e ulët, pyll me kërcell të ulët dhe shkurre po digjen pranë Makedonski Brod, vendi Vidush pranë fshatit Dragov Dol, dhe në të njëjtën kohë ka një zjarr aktiv në Komunën e Kumanovës në vendbanimin Sredorek, ku po digjen mbeturina.Sipas Agjencisë Qendrore të Menaxhimit të Emergjencave, zjarri në deponinë e qytetit të Dellçevës…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 35 deri 40 gradë celsius. Të mërkurën moti pritet të jetë me diell, ndërsa të enjten dhe të premten pritet të ketë reshje të shiut./Telegrafi/

Read More

Menduh Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në një rrëfim të rrallë në “Pressing One”, deklaroi se arsyeja kryesore e angazhimit të tij politik “ka qenë interesi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”. Ai tha se në moshë të re, “kam pranuar të zgjidhem kryetar dege, do futesha dhe për 6 muaj do zgjedhja problemet…Tash bëhen 33 vjet që jam aty…”. Video:

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar vendimet e fundit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë për shpalljen “non grata” të Valon Belës dhe Bekir Halimit I pyetur në emisionin “Click” në RTV21 se si i vlerëson këto vendime, Ahmeti tha se institucionet shqiptare duhet të kenë pasur fakte për të ndërmarrë masa të tilla. “Sigurimi shqiptar, pa pasur fakte, nuk ndërmerr vendime. Kjo çështje mund të adresohet te sigurimi shqiptar, por unë jam shumë i sigurt se shteti shqiptar nuk u bie në qafë shqiptarëve”, deklaroi Ahmeti.

Read More

“Fatkeqësia është pse shqiptarët të jenë pjesëmarrës në këto lojëra kaq denigruse për shqiptarët dhe uroj dhe lus Zotin që këtë gabim partitë politike shqiptare të mos e përsërisin në të ardhmen. Se sa e kanë kuptuar ata duhet të sqarohen, sepse e shitën lëkurën aq lirë. Unë kam qeverisur një dekadë me VMRO-në dhe një dekadë me LSDM, por pa marrëveshje unë nuk kam hyrë në bashkëqeverisje. Mbase nuk kam shkuar me hapa gjigand, por kam shkuar me hapa aritmetikor, për çdo mandat kam zgjeruar të drejtat që u takojnë shqiptarëve duke pasur për bazë Marrëveshjen e Ohrit. Dhe…

Read More

Më 12 dhe 13 gusht, në Shkup do të shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përmes një manifestimi dyditor me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga Maqedonia e Veriut dhe nga rajoni. Nën moton 25 dhe përtej, me një seri panelesh diskutimi, debateve dhe aktiviteteve kulturore do të shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikthyer në fokus rëndësinë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, proceset që pasuan nënshkrimin e saj, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe rrugën e vendit drejt integrimit evropian. Manifestimi organizohet nën patronatin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe ministrit Agon Ferati, me synimin që…

Read More

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit/ Shkupi bëhet qendër e diskutimeve për bashkëjetesën, dialogun dhe rrugën drejt BE-së Më 12 dhe 13 gusht, në Shkup do të shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përmes një manifestimi dyditor me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga Maqedonia e Veriut dhe nga rajoni. Nën moton 25 dhe përtej, me një seri panelesh diskutimi, debateve dhe aktiviteteve kulturore do të shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikthyer në fokus rëndësinë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, proceset që pasuan nënshkrimin e saj, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe rrugën e vendit drejt integrimit…

Read More

I ftuar në Click Plsu në RTV21, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjidhja më e mirë për vendin janë zgjedhjet e parakohshme, pasi siç shtoi, “duhet të ketë klimë të re dhe situata në vend nuk duhet të përkeqësohet më tepër”, shkruan TV21. Ahmeti tha se zgjedhjet e parakoshme nuk parashihen të mbahen këtë vit, por vitin tjetër, që siç deklaroi, janë të gatshëm kurdo që do të mbahen. “Duhet të ndryshohet klima, sigurisht ma merr mendja që edhe partia shumicë maqedone e ka kuptuar se gjërat nuk shkojnë mirë. Duhet patur kujdes në përzgjedhjen dhe respektim të…

Read More