Autor: Suad Avdiu

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Ali Ahmetit lidhur me paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përkrah kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër të “One Stop Shop” në Bllacë. Azizi e akuzon Ahmetin për standarde të dyfishta dhe i rikujton bashkëpunimet e tij të mëparshme politike me figura që, sipas tij, kanë qenë kundërshtarë të shqiptarëve. Sipas Azizit, takimi Kurti–Mickoski duhet parë në kontekstin e një projekti konkret që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe bizneseve dhe synon të forcojë lidhjet ekonomike dhe rajonale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Dyfytyrësia e…

Read More

Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, në një intervistë për gazetarin e njohur Arbër Vllahiu, deklaroi se ka ekzistuar një plan i qartë për ndarjen e Maqedonisë. Ahmeti, në intervistën për televizionin 21 deklaroi se ky plan ka ardhur para marrëveshjes së Ohrit nga aktorë të rëndësishëm politikë si shqiptarë apo edhe maqedonas. Ahmeti theksoi se si atij ashtu edhe dy politikanëve kryesorë të Shqipërisë, Fatos Nanos e Sali Berishës i ishte dërguar një plan për ndarjen e Maqedonisë në baza etnike. Sipas kreut të BDI, si Fatos Nano ashtu edhe Sali Berisha e kanë refuzuar ndarjen e…

Read More

Një 33-vjeçar nga Velesi është arrestuar nga policia në Ohër, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përdhunim” ndaj një 21-vjeçareje, shtetase e Suedisë. Sipas denoncimit të saj, rasti ka ndodhur gjatë natës mes 8 dhe 9 gushtit, në një klub nate në Ohër, ku i dyshuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 33-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim penal në Prokurorinë kompetente.

Read More

Ditën e djeshme një grua 66-vjeçare nga Kumanova u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në lagjen “Igo Triçkoviq”. “Më 10 gusht 2026, në orën 19:35, Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë mori një njoftim se L.J. (66) nga Kumanova ishte gjetur e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj në lagjen “Igo Triçkoviq”, njoftoi SPB Kumanovë.

Read More

MARRËVESHJA E OHRIT NUK ËSHTË TAPI E BDI-SË Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar qytetarë, Njëzet e pesë vjet më parë, Marrëveshja e Ohrit e ndryshoi arkitekturën politike dhe juridike të shtetit. Por historia na mëson se marrëveshjet, sado të drejta të jenë në letër, mund të devijohen në praktikë. Mund të relativizohen dhe të zbehen kur mungojnë kultura dhe morali politik. Pikërisht këtu qëndron sprova më e madhe që ka kaluar Marrëveshja e Ohrit. Jo te nënshkrimet që qëndrojnë poshtë saj, por te mënyra se si ajo u përvetësua padrejtësisht nga një parti e vetme dhe u shndërrua…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar paralajmërimin për tërheqjen e personelit të KFOR-it nga ura mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, duke përsëritur një varg pretendimesh të pabazuara dhe retorikën e njohur të Beogradit kundër institucioneve të Kosovës. Vuçiq ka deklaruar se për këtë çështje do të bisedojë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ndërsa ka pretenduar se reagimi i Beogradit ka ardhur pasi, sipas tij, KFOR-i kishte planifikuar ta hapte urën mbi Ibër për qarkullim. Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq të hënën tha…

Read More

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) vlerëson se situata me sigurimin shëndetësor të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme është e papranueshme dhe nuk duhet të përsëritet në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Nga sindikata bëjnë të ditur se e ndjekin me vëmendje problemin, i cili është shfaqur sërish në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë. Gjatë ditës, SPP-ja do t’i dërgojë një shkresë ministrit të Punëve të Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente në Fond, me qëllim që problemi të zgjidhet sa më shpejt dhe të sigurohet një zgjidhje afatgjatë, në mënyrë që situata të mos përsëritet në të ardhmen.…

Read More

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e cilësuar si “njeriun më të pabesë që ka takuar ndonjëherë”. Thaçi i bëri këto deklarata në emisionin “Pressing One” në T7, ku theksoi se vlerësimet e tij për Ahmetin janë subjektive. “Mendoj se e njoh mirë. Unë jam kundërshtar kujdestar i tij. Vlerësimet e mia ndaj tij janë subjektive, pa diskutim. Unë duhet të jem vetja, nuk dua të imitoj dikë tjetër. Këto jam vite këto i bë, njeri më të pabesë në jetë s’kam taku, sipas meje”, deklaroi…

Read More

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Kumanovës, Arben Etemi, ka reaguar ndaj akuzave politike të fundit duke publikuar të dhëna për një vendim të Qeverisë të vitit 2021, për të cilin kërkon përgjegjësi dhe sqarime publike. Sipas Etemit, në seancën e 72-të të Qeverisë të mbajtur më 25 maj 2021, me Konkluzionin nr. 40-5794/1, ishte miratuar sigurimi i 200 mijë kartelave elektronike M-Smart për turistë nga Serbia. Etemi thotë se secila kartelë kishte të ngarkuar 760 denarë të destinuara për pagesën e taksave rrugore në të dyja drejtimet në Korridorin 10, në relacionin Tabanoc–Bogorodicë. Sipas tij, për këtë…

Read More