Autor: Suad Avdiu

Me rastin e festës kombëtare 2 Gusht – Ilinden, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mori vendim për faljen e gjithsej 25 personave të dënuar. Sipas vendimit të publikuar në „Gazetën Zyrtare“, gjashtë të dënuar janë liruar plotësisht nga vuajtja e mëtejshme e pjesës së mbetur të dënimit me burg, ndërsa për 19 persona dënimi është shkurtuar pjesërisht, njofton 4news.mk. Të liruar plotësisht nga dënimi me burg janë: Ilini Anushev (Shkup) Trajço Tançev (Kavadar) Amir Saiti (f. Çegran, Gostivar) Borçe NasteskI (f. Tazhevë, Makedonski Brod) Blagoçe Petreski (Prilep) Amin Hajçoski (f. Osoj, Kërçovë) Në pjesën e dytë të vendimit, 19 të dënuar përfitojnë…

Read More

Ishte përfolur prej disa ditësh se gjatë pushimeve në jug në vendit kryeministri Edi Rama ishte takuar edhe Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros. Fillimisht qarkulloi foto e një gomoneje, por paksa e paqartë ndërsa tashmë në rrjet është hedhur një tjetër foto që tregon takimin mes të dyve. Sipas informacioneve të siguruara, darka është mbajtur në një nga restorantet e Dhërmiut. Takimi Rama – Soros tërheq vëmendje për shkak të marrëdhënies së kryeministrit shqiptar edhe me rrethin e Trump, dy armiq të betuar të njëri tjetrit. ” ” Interesant është edhe fakti se Rama deklaroi pak kohë më parë…

Read More

Dua Lipa, Mira Murati, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Ferid Murad dhe shumë të tjerë kanë arritur majat botërore. Lista e shqiptarëve të suksesshëm si individë është e gjatë. Por pse rezultatet nuk janë po aq të mëdha dhe të vazhdueshme kur suksesi kërkon një ekip, institucione funksionale, bashkëpunim dhe një qëllim të përbashkët? Këtë e shohim në sportet kolektive, në ekonomi, në shkencë, në kulturë dhe në mënyrën se si ndërtojmë institucionet tona. A na mungon besimi te njëri-tjetri? A na pengojnë egoja, përçarja, nepotizmi dhe politika? Apo talenti individual arrin të shpëtojë nga një sistem i dobët, ndërsa një…

Read More

Shkruan: Dr. Sc. Imrane Morina Më 13 gusht 2001 u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, pas konfliktit të armatosur të vitit 2001. Ajo shënoi një pikë kthese në historinë politike dhe institucionale të Maqedonisë së atëhershme, sepse për herë të parë u krijua një kornizë e qartë për rregullimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe për garantimin e pjesëmarrjes së komuniteteve në jetën publike. Për shqiptarët, Ohri nuk ishte thjesht një marrëveshje për përfundimin e armiqësive. Ai ishte fillimi i një transformimi të pozitës së tyre brenda shtetit. Marrëveshja përbëhej nga një pjesë politike dhe tri anekse: Aneksi A për ndryshimet kushtetuese,…

Read More

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka prezantuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, i cili këtë vit do të shënohet nën moton “25 vjet dhe përtej”. Azizi tha se përvjetori do të shërbejë jo vetëm për të reflektuar mbi të arriturat e 25 viteve të fundit, por edhe për të diskutuar të ardhmen e vendit, perspektivën e të rinjve dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Pse përtej? Sepse do të fillojmë të shikojmë çfarë na pret përtej 25 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Do të shohim cila do të jetë ardhmëria e fëmijëve…

Read More

Më 12 gusht 2026 (nesër), qiejt e Maqedonisë do të jenë dëshmitarë të një dukurie të rrallë dhe magjepsëse astronomike – një eklipsi pjesor diellor që do të përkojë me perëndimin e Diellit. Për të gjithë adhuruesit e astronomisë dhe qytetarët që dëshirojnë ta ndjekin këtë fenomen, vëzhgimi do të varet nga një horizont i hapur në drejtim të perëndimit. Orari i Eklipsit Sipas Qyteteve (Ora Lokale CEST) Fenomeni do të jetë i dukshëm në qytetet kryesore të vendit, ku Dielli do të kaplohet në një përqindje të konsiderueshme teksa i afrohet horizontit: Kumanovë: Nisja e eklipsit rreth orës ~19:33, ndërsa…

Read More

Shkruan: Afrim Tanallari Mund të ndryshojë Evropa. Mund të ndryshojë Ballkani. Mund të ndryshojë Kushtetuta. Mund të ndryshojnë kufijtë e ambicieve politike në gjithë kontinentin. Vetëm shqiptari në Maqedoninë e Veriut duhet të qëndrojë politikisht i konservuar në kavanozin e vitit 2001. Sepse, na thonë, “kemi Marrëveshjen e Ohrit”. Shumë mirë. Po pas M.Ohrit, çfarë kemi? Kjo pyetje duket se shkakton alergji në një pjesë të politikës shqiptare. Komb me kalkulator në dor Për 25 vjet na kanë mësuar ta shohim veten përmes përqindjeve. 20 për qind. 25 për qind. Përfaqësim adekuat. Përfaqësim i drejtë. Edhe pak këtu. Edhe dy…

Read More

Ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski, njoftoi se është arritur marrëveshje mes bujqve, blerësve dhe përpunuesve për çmimin e specit për ajvar, i cili nga nesër do të blihet me 40 denarë për kilogram për klasin e parë, 30 denarë për klasin e parë-dytë dhe atë industriale, ndërsa 15 denarë për klasin më të ulët, përcjell TV21. Marrëveshja vjen pas disa ditësh negociatash, ndërsa ministri u bëri thirrje blerësve dhe përpunuesve t’i respektojnë çmimet dhe të bëjnë klasifikimin e duhur të specave. Pas përfundimit të vjeljes, në tetor dhe nëntor, do të vazhdojnë bisedimet për një zgjidhje sistemore që do t’u…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zyrtarizuar Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet lokale. Nga BDI thonë se kandidatura e Jahijit përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe një vizion të ri për zhvillimin e komunës. Sipas njoftimit, me Arkin Jahijin synohet një Bërvenicë më e zhvilluar dhe më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për të gjitha vendbanimet dhe qytetarët. “Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Read More

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Ali Ahmetit lidhur me paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përkrah kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër të “One Stop Shop” në Bllacë. Azizi e akuzon Ahmetin për standarde të dyfishta dhe i rikujton bashkëpunimet e tij të mëparshme politike me figura që, sipas tij, kanë qenë kundërshtarë të shqiptarëve. Sipas Azizit, takimi Kurti–Mickoski duhet parë në kontekstin e një projekti konkret që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe bizneseve dhe synon të forcojë lidhjet ekonomike dhe rajonale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Dyfytyrësia e…

Read More