Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përkujtuar 28-vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti ka vlerësuar figurën e Bekim Berishës – Abejës, duke theksuar se ai kishte dëshmuar guximin dhe përkushtimin e tij në frontet e Kroacisë dhe Bosnjës, përpara se t’i përgjigjej thirrjes për luftën për lirinë e Kosovës. Sipas Ahmetit, Abeja, së bashku me Bedri Shalën dhe bashkëluftëtarët e tij, dha gjithçka për idealin e lirisë. “28 vjet më parë,…
Kaltrina Zekolli: Hekurudha Shkup-Kërçovë, pjesë e listës prioritare të investimeve për Korridorin 8
Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Shkup-Kërçovë, pjesë e Korridorit 8, është përfshirë në Listën e Parë Përfundimtare Prioritare të projekteve për investime publike, të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore dhe forcimin e lidhjeve të vendit me rajonin dhe Evropën. “Ky është një projekt me rëndësi strategjike për vendin dhe një investim i drejtpërdrejtë në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, forcimin e lidhjes së brendshme dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut me rrjetet rajonale dhe evropiane të transportit”, deklaroi…
Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut ulen ndjeshëm. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se çmimi i benzinës ulet për 4 denarë, ndërsa dizeli bëhet më i lirë për 8 denarë. Në përputhje me metodologjinë që përdor KRRE-ja për përcaktimin e çmimeve të karburanteve, nga mesnata e sonte çmimet me pakicë ulen mesatarisht me 5,81%. Çmimet e EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 ulen për nga 4 denarë. Një litër benzinë 95-oktanëshe do të kushtojë 87 denarë, ndërsa një litër benzinë 98-oktanëshe do të kushtojë 89 denarë. Ndërkohë, çmimi i EURODIESEL-it ulet ndjeshëm për 8 denarë, duke bërë që një litër naftë…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me rolin e zëvendëskryeministrave të parë shqiptarë në Qeveri, duke pretenduar se që nga qershori i vitit 2024, asnjëri prej tyre nuk ka kryesuar asnjë seancë të Qeverisë, përcjell TV21. Sipas BDI-së, Izet Mexhiti, Bekim Sali dhe Arben Fetai kanë pasur nga zero seanca të kryesuara. Mirëpo nga një kërkim i thjeshtë në Facebook, del që ish-zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, kishte kryesuar seancë të qeverisë, përkatësisht më 11 korrik të vitit 2024.
Ka ndërruar jetë Ismail Toçi “Malushi”, ish pjesëtar i Brigadës 113 dhe pjesëmarrës në Betejën e Haraçinës. Më 23 qershor 2001, Malushi ishte plagosur rëndë gjatë luftimeve në Haraçinë. Bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta, duke u lutur që Zoti ta shpërblejë për sakrificën dhe kontributin e tij. Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Toçit. ” ” “Jeta nuk e kurseu, por ai e jetoi atë me dinjitetin e një njeriu që kishte dhënë shumë për idealet në të cilat besonte. Për mua dhe për shumë…
Ligji për trotinetët u miratua rreth një muaj më parë, por problemet dhe shqetësimi i qytetarëve kanë mbetur. Në shtigjet për këmbësorë ende vozitet shpejt dhe pa kujdes ndaj këmbësorëve, ndërsa shpesh vërehet se trotinetë drejtojnë persona të mitur, gjë që është e ndaluar. Qytetarët thonë se nuk ndihen të sigurt dhe shumë shpesh janë gjendur në situatë ku kanë qenë në rrezik të goditen ose të përplasen nga trotinetët. Ndryshimet ligjore parashikojnë rregulla të rrepta për përdorimin e trotinetëve elektrikë. Ligji parashikon që në shtigjet e këmbësorëve të vozitet me shpejtësi maksimale prej 5 kilometrash në orë, ndërsa në…
Mbrëmjen e djeshme, gjatë festimit të madh në Ohër në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, është shfaqur një flamur me 12 rreze në vend të 8 rrezeve zyrtare. Spektakli muzikor “Dita shkëlqen fuqishëm” u mbajt në stadiumin “Burimet e Biljanës”. Ohri ishte stacioni i parë i turneut të paralajmëruar që pritet të përfshijë 11 qytete të vendit, ndërsa ngjarja përmbyllëse është paralajmëruar për më 4 shtator në Shkup. Shfaqja e këtij flamuri ka nxitur reagime të ashpra nga opozita, përcjell Fokus.mk. “Në një festim zyrtar shtetëror për 35-vjetorin e pavarësisë, të paguar me shuma…
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Serbia vazhdon të përbëjë kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke kritikuar edhe qëndrimet e Bashkimit Evropian ndaj politikës së Beogradit. Konjufca tha se retorika zyrtare e Serbisë ndaj Kosovës mbetet agresive, ndërsa përmendi edhe bashkëpunimin ushtarak të Beogradit me Kinën dhe qëndrimet e tij ndaj zhvillimeve ndërkombëtare. “Në të njëjtën kohë edhe ka intensifikuar bashkëpunimin ushtarak me vende si Kina, dhe është i vetmi vend i cili në rajon mori pjesë në ceremoninë mortore të ish-udhëheqësit iranian Khamenei. Ky orientim i Serbisë është më…
Të moshuarit janë ndër kategoritë më të rrezikuara kur bëhet fjalë për temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit, paralajmëron Instituti i Shëndetit Publik. Personat mbi 65 vjeç e kanë më të vështirë të përshtaten me nxehtësinë ekstreme, dhe rreziku rritet më tej tek ata që kanë sëmundje kronike ose përdorin terapi të rregullt. ISHP thekson se disa ilaçe mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi reagon ndaj nxehtësisë, prandaj nevojitet kujdes shtesë gjatë periudhave të temperaturave jashtëzakonisht të larta. Si pjesë e masave mbrojtëse, rekomandohet që personat mbi 65 vjeç të shmangin ekspozimin direkt në diell, veçanërisht…
Rikthehen të gjitha figurat kombëtare dhe UÇK-ja në Çair Ndryshimi i fundit 09:13 10 Gusht, 2026 Në Komunën e Çairit janë rikthyer figurat kombëtare shqiptare dhe simbolet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), pasi më herët ishin dëmtuar nga persona të panjohur informon Tetovasot. Mbishkrimet dhe muralet, që paraqesin figura të historisë kombëtare shqiptare dhe simbolikën e UÇK-së, janë restauruar, duke rikthyer pamjen e tyre të mëparshme. Ngjarja vjen pas reagimeve të shumta publike ndaj aktit të vandalizmit që shkaktoi dëmtimin e tyre, ndërsa rikthimi i tyre është mirëpritur nga qytetarë dhe aktivistë, të cilët e kanë cilësuar si një veprim…
