Autor: Suad Avdiu
I ftuar në Click Plsu në RTV21, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjidhja më e mirë për vendin janë zgjedhjet e parakohshme, pasi siç shtoi, “duhet të ketë klimë të re dhe situata në vend nuk duhet të përkeqësohet më tepër”, shkruan TV21. Ahmeti tha se zgjedhjet e parakoshme nuk parashihen të mbahen këtë vit, por vitin tjetër, që siç deklaroi, janë të gatshëm kurdo që do të mbahen. “Duhet të ndryshohet klima, sigurisht ma merr mendja që edhe partia shumicë maqedone e ka kuptuar se gjërat nuk shkojnë mirë. Duhet patur kujdes në përzgjedhjen dhe respektim të…
Zyrtarët në Kosovë shprehën zemërimin e tyre më 9 gusht, pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës se Kosova nuk është një shtet i pavarur. Kosovarët u përgjigjën duke hequr një flamur të madh ukrainas nga një ndërtesë në Prishtina, kryeqytetin e Kosovës, më 9 gusht. Largimi i banerit ka marrë jehonë të gjerë në mediat ukrainase. Zyrtarët në Kosovë shprehën zemërimin e tyre më 9 gusht, pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës se Kosova nuk është një shtet…
Pothuajse i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut ka indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarret, sipas analizave të fundit të autoriteteve, përcjell TV21. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me kriza, Muhamed Ali thotë se përjashtim bëjnë vetëm pjesët më të larta të Sharrit. “Sipas analizës më të fundit të MKFFIS – Sistemi Informativ Maqedonas për Zjarret në Pyje, më 10 gusht 2026, në orën 12:45, pothuajse i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me përjashtim të pjesëve më të larta të Sharrit, ka indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarret. Edhe pse për momentin nuk…
25 VJET PAS OHRIT NGA BILANCI TEK VIZIONI PËR TË ARDHMEN STRUGË – GOSTIVAR | 14–15 GUSHT 2026 DY DITË, NJË MESAZH! Shoqëria “Lëvizja” mbledh në Strugë studiues, profesorë, ish-drejtues dhe personalitete për të analizuar të arriturat, sfidat dhe perspektivat e vendit. Me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Shoqëria “Lëvizja” organizon më 14 gusht 2026, në Strugë, një simpozium shkencor kushtuar një prej ngjarjeve më të rëndësishme politike dhe historike të këtyre 25 viteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Simpoziumi do të mbahet në ambientet e Hotel “Ëmbla”, ku do të mblidhen ish-drejtues dhe veprimtarë të…
Uji në sistemin ujësjellës të Kumanovës është i sigurt për pije, tregojnë analizat e deritanishme nga Qendra për shëndet publik, laboratoi i Stacionit filtrues dhe Institutit për shëndet publik, informoi Toni Jonçevski, udhëheqës i Stacionit filtrues Kumanovë. Në kushte të vapave të verës, nga furnizimi me ujë thonë se tani për tani nuk ka prishje më të mëdha, por rritja dhe konsumi joracional mund të shkaktojë presion të zvogëluar në pjesët më të larta të qytetit. “Uji në Kumanovë kontrollohet nga 11 vende matëse, mes të cilave është edhe Stacioni filtrues, ndërsa bëhet edhe analiza periodike, të zgjeruara në çdo…
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën në korrik në nivelin e tyre më të lartë në më shumë se tre vjet për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe përshkallëzimit të konflikteve në Detin e Zi dhe Gjirin Persik, tha sot Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO). Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve (FFPI), i cili gjurmon ndryshimet mujore në çmimet e produkteve ushqimore të tregtuara në të gjithë botën, qëndroi në 131.1 në korrik, nga 130.3 pikë në qershor dhe niveli më i lartë që nga janari 2023. Kryeekonomisti i FAO-s tha këtë javë se…
REAGIM Parullat “Kosova është Serbi” në fshatin Umindoll nuk janë thjesht shkrime në rrugë, janë provokim që kërkon reagim institucional! Parullat janë shkruar në rrugën e vjetër që lidh Shkupin me Kumanovën, një rrugë e frekuentuar çdo ditë nga shumë shqiptarë. Në një ambient të ndjeshëm, veprime të tilla mund të nxisin tensione, reagime dhe incidente të panevojshme. Prandaj kërkojmë që institucionet kompetente të veprojnë, të zbulojnë autorët dhe të marrin masat e nevojshme. Heshtja nuk i shërben bashkëjetesës. Presim edhe reagimin e kryetarit të Komunës, Maksim Dimitrievski, i cili pak ditësh, për një rast tjetër, reagoi menjëherë, ndërsa tani…
Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë perëndimore. Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se nuk ka rrezik për cunami. Presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, ka mbërritur në Bogotá, ku po drejton reagimin institucional ndaj situatës së emergjencës nga Salla Kombëtare e Krizave e Njësisë Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNGRD). Në mbledhjen e krizës marrin pjesë edhe nënkryetari, ministrat dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërsa autoritetet po koordinojnë ndërhyrjet në zonat më të prekura. Presidenti kolumbian është shprehur se qeveria…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me rolin dhe peshën e zëvendëskryeministrave të parë shqiptarë në Qeveri, duke pretenduar se nga qershori i vitit 2024 e deri më sot, asnjëri prej tyre nuk ka kryesuar qoftë edhe një seancë të vetme qeveritare. Sipas BDI-së, gjatë kësaj periudhe Izet Mexhiti nuk ka kryesuar asnjë seancë të Qeverisë, ndërsa të njëjtën shifër, zero, e kanë edhe Bekim Sali dhe Arben Fetai. “Izet Mexhiti 0 seanca. Bekim Sali 0 seanca. Arben Fetai 0 seanca. Totali: zero”, thuhet në reagimin e BDI-së. Nga kjo parti vlerësojnë se këto të dhëna tregojnë peshën…
BDI-ja vazhdon me kasetën e prishur. Çdo ditë nxjerr nga një trillim e nga një gënjeshtër. Por ky nuk është lajm. Lajm do të ishte sikur BDI-ja, qoftë edhe një herë, ta thoshte të vërtetën. Sot paskan marrë t’i numërojnë seancat e Qeverisë. Dhe pikërisht këtu bëjnë autogol. Sa për dijeni të opinionit, përfaqësuesit e VLEN-it kanë kryesuar seanca të Qeverisë. Por, meqë insistoni t’ia varni Artan Grubit në qafë të gjitha fajet tuaja, po jua rendisim disa nga “arritjet” që ai i realizoi në emër të BDI-së. Po, Artan Grubi ka kryesuar seanca. Madje ka kryesuar edhe seancën ku…
