Autor: Suad Avdiu
Policia e Maqedonisë së Veriut do të ketë rritje të pagave për 3.086 denarë, rritje e paralajmëruar nga vetëm ministri Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk. “Me vendimin në mbledhjen e 140 të Qeverisë, dritë të gjelbër mori propozimi i MPB-së për rritje lineare të pagave ekzistuese në vlerë prej 3.086 denarë për të punësuarit në shumë bruto, duke filluar nga paga për muajin mars të vitit 2023, e cila do të paguhet në muajin prill”, deklaroi Spasovski. Ministri Spasovski theksoi që kjo rritje vjen pas bashkëpunimit me Sindikatën e Policisë së Maqedonisë, ndërsa rikujtoi që kjo është rritja e katërt e pagave…
Një mbrëmje në fund të dhjetorit, ndërsa moskovitët shëtisnin nëpër rrugët e ndriçuara të qytetit të tyre, një grup miqsh të vjetër u mblodhën për një darkë sekrete në banesën e një zyrtari të lartë qeveritar. Disa nga të ftuarit, duke përfshirë anëtarë të elitës kulturore dhe politike ruse, shprehën dolli për vitin e ri, duke shprehur shpresën për paqe dhe një kthim në normalitet. Ndërsa nata kalonte, një burrë që nuk kishte nevojë për prezantim u ngrit për të bërë një dolli duke mbajtur gotën. “Mendoj se prisni që unë të them diçka”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi prej kohësh i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit duhet që të fillojë të zbatohet sa më shpejtë. Ai, në një konferencë për media, është shprehur se në Bruksel më 4 Prill kryenegociatorët do të mblidhen për të diskutuar për ankesin e zbatimit të propozimit evropian. “Takimi në javën e parë të prillit që do të mbahet në Bruksel nuk do të jetë ndërmjet meje dhe presidentit të Serbisë, por në mes kryenegociatorëve. Ata do të diskutojnë për çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar, pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja. Ajo është publike për të gjithë,…
Reformat në drejtësi, sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit, dhe janë diçka që RMV-ja duhet ti bëjë dhe do t’i bëj për progresin e shtetit, kështu deklaroi sot në Shkup ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiç, pas takimit që realizoi me ministrin e Drejtësisë së RMV-së, Krenar Lloga. “Duhet të ndihmojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut meriton që të merr vendin e saj në familjen e shteteve të BE. Dua të shpreh respektin time për kompromiset e dhimbshme, dhe besoj se kjo duhet…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me zgjidhjen e paralajmëruar për përdorimin e ngjitëseve në targat e automjeteve, në bazë të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, theksoi se vendimi përfundimtar do të merret në Qeveri. “Si MPB besojmë se një nga zgjidhjet është vendosja e ngjitësëve. Me afishe praktikisht nuk ka kosto ose e njëjta është e ulët, që të përmbushet ai moment ligjor”, tha ministri Spasovski. Ai theksoi se janë tre kategori të automjeteve të qytetarëve, që posedojnë automjete të tilla. “Kemi targa me tre numra që janë shumë të vjetra, të cilat nuk…
Presidenti i Austrisë Van der Belen gjatë qëndrimit të tij në Shkup deklaroi se vendi i tij mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Me këtë rast Van der Belen përmendi edhe ndryshimet kushtetuese. “Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme. Nënshkrimi i sotëm i dy ministrave të drejtësisë edhe më tej do të thelloj bashkëpunimin në këtë fushë. Edhe në aspektin ekonomik kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, por ka mundësi për avancim të këtij bashkëpunimi. Vizita e këtij delegacioni është i një rëndësisë të madhe. Austria është mbështetës shumëvjeçar i integrimit të Maqedonisë së Veriut…
Qëndrimi i Greqisë lidhur me shtetësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar, deklaroi presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, gjatë vizitës në Beograd më 28 mars. Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. “Gjithmonë ka presione në nivel diplomatik, por kjo nuk ka ndikuar në pozicionin tonë, ne kemi konsistencë në politikë”, tha Sakellaropoulou pas takimit të saj me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ajo gjithashtu theksoi se Greqia e mirëpret Aneksin për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në Ohër më 18 mars, me ndërmjetësimin e Bashkimit…
Minatori i Trepçës: Sonte kryem punime në horizontin e 9-të ku kishte shembje shkëmbi, edhe në kushte të vështira po
Zv/ministri i Arsimit, Agim Nuhiu në rrjetin social facebook ka njoftuar se ka takuar vajzën nga Koçani e cila pengohej të ndjekte mësimim në shkollë për shkak shamisë, informon Klan M. “Prindët thanë se Alejnës ju ndalua të vazhdoj mësimin në shkollë për shkak të shamisë në një shkollë të Koçanit! Shamia e një motrës tonë nuk është përbuzje, por është vlerësim nga gjithkush që vendos ta mbajë! Alejna Ismailovska do të vazhdoj të ndjek mësimin në bankat shkollore! Askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Drejtësi dhe dinjitet për të gjithë” – ka shkruar Agim Nuhiu. /KlanMacedonia/
Sot filluan punimet për asfaltimin e rrugës Tregu i Gjelbërt,njëkohësisht bëhet zgjërimi i rrugës dhe planifikohen trotoare të reja!
