Autor: Suad Avdiu
Në Maqedoninë e Veriut nuk sheh të ketë radikalizëm islamik, konstatoi i pari i BFI-së Shaqir Fetahu në Klan Debat. Fetahu thotë se BFI-ja është e përcaktuar kundër radikalizmit, kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. “Momentalisht, ne të gjitha xhamitë i kemi nën patronatin e BFI-së në Maqedoni. Vetëm një ndërtesë, që nuk është legjitime si xhami, në Kumanovë, por ne i kemi bërë veprimet tona ndaj tyre…”, tha Fetahu duke iu bërë thirrje besimtarëve të “ndërtesës” në fjalë të rikthehen në bazë, në BFi si busulla dhe garanca kryesore e Islamit burimor./KlanMacedonia
“Një tjetër premtim i realizuar, reflektim praktik i vlerës së instaluar të barazisë përmes Marrëveshjes së Ohrit”. Kështu u shpreh mes tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për ndryshimin e mbishkrimit të uniformave policore, gjegjësisht vendosjen e gjuhës shqipe në to. “Në uniformat e shërbimeve policore të vendit dhe në simbolet e tyre tashmë qëndron edhe gjuha shqipe konform dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Përgëzoj Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të vendit për rrumbullakimin me sukses të të gjitha procedurave administrativo – ligjore dhe vendosjen në praktikë të ndryshimeve të Dekretit të miratuara më parë”, tha…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot priti në takim ministren shqiptare për Europë dhe Punë të Jashtme, znj. Olta Xhaçka. Rruga e integrimit europian, procesi i reformave dhe ndryshimet kushtetuese, zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe bashkëpunimi ekonomik ishin tema të bisedës mes Ahmetit dhe Xhaçkës. Në tre dekada marrëdhënie diplomatike, Ahmeti e ka falënderuar Xhaçkën për partneritetin e shkëlqyer mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, ndërsa bashkëpunimi bilateral është vlërësuar në nivel por me nevojë të thellimit të bashkëpunimit në projekte të reja që janë në interes të të dyja vendeve.…
Shoqata për edukim Vllaznia dhe Forumi ronor islam dega Kumanovë. Projekti Shporta e Ramazanit, vazhdojn me akcionin e radhës për familjet skamnore në rrethin e Kumanovës.
Top Channel është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar. Roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta. Në autostradën e Kavajës, tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve. “Sipas informacioneve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura”, shkruan Tch. Bëhet e ditur se Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën…
Sot, më 27 mars 2023, Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO. Me këtë rast në kazermën “Ilinden” në Shkup duhet të mbahet ceremoni qendrore, në të cilën janë paraparë fjalime të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministres së mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Vasko Gjurçinovski. Pjesë e festës do të jenë edhe disa ushtrime dhe aktivitete demonstruese të Ushtrisë, duke përfshirë një mbikalim të avionëve në kuadër të misionit “Air Policing”. Në organizim të Ministrisë së Jashtme, në Klubin e Deputetëve do të mbahet “Mëngjesi…
Alarm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se janë njoftuar për një shpërthim të mundshëm. Zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë në mediat në Kosovë se janë marrë të gjitha veprimet për të menaxhuar situatën. “Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.
Një bujk 58-vjeçar ka ndërruar jetë nga lëndimet që ka marrë deri sa po punonte tokën me traktorin e tij. Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. “Më datë 25.03.2023, në ora 12:00 është raportuar se në fshatin Saçevë të Strumicës, në vendin e quajtur Axhimerki, V.T.(58) nga i njëjti fshat, duke kryer punë bujqësore me traktor në arën e tij, në të cilën ka pasur gypa metalikë për folie të plastikës, ka pësuar lëndime, e më pas ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, shtojnë nga MPB.
Një bujk 58-vjeçar ka ndërruar jetë nga lëndimet që ka marrë deri sa po punonte tokën me traktorin e tij. Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. “Më datë 25.03.2023, në ora 12:00 është raportuar se në fshatin Saçevë të Strumicës, në vendin e quajtur Axhimerki, V.T.(58) nga i njëjti fshat, duke kryer punë bujqësore me traktor në arën e tij, në të cilën ka pasur gypa metalikë për folie të plastikës, ka pësuar lëndime, e më pas ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, shtojnë nga MPB./Gazeta Lajm
Zëdhënësi i Aleqncës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi ka reaguar ndaj akuazave të opinioniatit Sulejman Mehazi i cili ditë më parë akuzoi funksionarët e ASH-së se janë rahatu në kolltuqe sa që nuk patën kohë të urojnë qytetarët për ramazan. Zeqiri në reagimin e tij ka shënuar; “I nderuar Sulejman Mehazi! Nuk i bëni nder askujt, e as kauzës tuaj kur akuzoni për gjëra të pavërteta. Na vjen keq që nuk ju kemi dhënë asnjë arsye të shëndoshë, nuk keni ku na kapni për gabime dhe detyroheni të bëni ju gabime të këtilla qesharake. Ju ftojmë të vazhdoni…
