Autor: Suad Avdiu
BDI sot u përpoq përsëri të ndërtojë një aferë ku ka investime të raportuara publikisht, të ligjshme dhe plotësisht të verifikueshme. Nga të dhënat që vetë Nedim Rama i ka paraqitur në KSHPK, partia që ka krijuar perandori biznesi familjar për dy dekada ka përpiluar një deklaratë me shumë pyetje, por pa asnjë provë. Prandaj, së pari faktet: Investimet në aksione janë bërë disa herë vitet e fundit, dhe vlera totale e raportuar e portofolit të tij është rreth 30.000 euro. Fakti që Nedim Rama personalisht në një dokument zyrtar dhe publik në të cilin çdo qytetar ka qasje, konform…
Ndërsa shteti po zbrazet, diaspora e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit po bëhet gjithnjë e më e madhe – dhe kjo jo vetëm për shkak të emigrantëve të rinj, por edhe përmes familjeve që ata krijojnë jashtë kufijve tanë. Si ilustrim, sipas të dhënave jozyrtare, gjatë këtij viti në Australi janë lëshuar rreth 700 pasaporta për filipinase, të cilat kanë lidhur martesë me shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe mbi këtë bazë kanë fituar të drejtën për të marrë pasaporta maqedonase. Praktikisht, në zgjedhjet e ardhshme ato do të kenë të drejtë vote në shtetin tonë dhe do të ndikojnë…
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në panelin kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, tha se decentralizimi mbetet një nga proceset që ende nuk e ka arritur plotësisht qëllimin e paraparë. Duke folur për decentralizimin dhe zhvillimin lokal si shtylla të demokracisë dhe kohezionit shoqëror, Kasami tha se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit duhet të shërbejë për një vlerësim të sinqertë të asaj që është realizuar, asaj ku ka ngecje dhe hapave që duhet të ndërmerren. “Gjatë këtyre 25 viteve është bërë përparim. Komunat kanë marrë më shumë përgjegjësi dhe qytetarët kanë fituar mundësi…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përkujtuar viktimat e ngjarjeve të Lubotenit, në 25-vjetorin e tragjedisë së 12 gushtit 2001. Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti ka theksuar se kujtimi i viktimave është i domosdoshëm për të mos lejuar përsëritjen e tragjedive të tilla. “Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar, por duke i kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten”, ka shkruar Ahmeti. Sipas tij, Luboteni mbetet një nga plagët më të rënda të vitit 2001. Ahmeti ka kujtuar se më 12 gusht të atij viti, dhjetë…
Analisti Xhenur Iseni, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka theksuar rëndësinë e figurës së Arbën Xhaferit në kuadër të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Iseni vlerëson se përvjetori i marrëveshjes historike nuk duhet të shënohet pa përmendur kontributin dhe rolin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi. “Shënimi i 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të kalojë pa u përmendur Arbën Xhaferi. Sepse pas çdo marrëveshjeje historike ka njerëz që e kuptojnë kohën para se koha t’i kuptojë ata”, ka shkruar Iseni. Sipas tij, Xhaferi nuk ishte vetëm pjesëmarrës në një proces politik, por…
Nën moton “25 vjet e tutje”, në organizim të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, me mbështetjen e Qeverisë, jubileu i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit do të shënohet me një panel-diskutim ndërkombëtar që po mbahet sot në Klubin e deputetëve, nesër në ditën kryesore me një seancë festive qeveritare si dhe një manifestim kulturor te “Ura e Gurit” në Shkup, përcjell INA. Në panel-diskutimin ndërkombëtar do të mbahen tre panele me temat “Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe rruga drejt eurointegrimeve”, “E ardhmja e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimi i një paqeje të qëndrueshme” dhe “Decentralizimi dhe zhvillimi lokal si…
Në 25-vjetorin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka theksuar se marrëveshja e vitit 2001 i dha fund konfliktit dhe vendosi themelet e një koncepti të ri të shtetit, ku karakteri shumetnik i shoqërisë duhet të reflektohet në institucione, ligje dhe jetën publike. Mexhiti tha se për shqiptarët, Marrëveshja e Ohrit hapi një proces të rëndësishëm të barazisë institucionale, duke përfshirë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës shqipe, decentralizimin, arsimin, kulturën dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje. Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të trajtohet si një dokument i ngrirë në vitin 2001, por si…
Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendra për Shëndet Publik nga Shkupi kanë shpallur epidemi të ethes së Nilit Perëndimor në disa pjesë të kryeqytetit të Maqedonisë. Epidemi është shpallur në këto pjesë të Shkupit: Kisella Vodë te lagja Przhino, Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Ilinden, Draçevë, Idrizovë, Jurumleri dhe Trubarevë. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, tha se nuk ka vend për panik, por ka nevojë për kujdes dhe përgjegjësi, përkatësisht që qytetarët të marrin masa për mbrojtje personale, të vishen me rroba përkatëse, si dhe të shmangin vendet ku ekspozimi ndaj mushkonjave është më i madh. Lidhur me grupmoshën, dr. Goçevska…
Policia në Radovish ka privuar nga liria një grua 46-vjeçare pas denoncimit se e ka sulmuar fizikisht nënën e saj 72-vjeçare. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se më 10 gusht, në orën 22:35, policë nga SVR Strumica – OVR Radovish kanë privuar nga liria R.J.N., e cila banon në Radovish. Sipas denoncimit, ajo në shtëpinë ku banon në Radovish e ka sulmuar fizikisht nënën e saj. Gruaja është mbajtur në Stacionin Policor Radovish. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.
Shumica e nuseve mbërrijnë në dasmën e tyre me veturë, por një fermere nga Somerset i habiti të gjithë fundjavën e kaluar, duke zgjedhur një mënyrë krejtësisht të pazakontë për të shkuar në kishë. Victoria Lee, 37 vjeçe, mbërriti në ceremoninë e martesës duke kalëruar mbi lopën e saj të preferuar, “White Chocolate Button”, për të cilën thotë se është “pothuajse shoqja e saj më e mirë”. Lee, e cila është rritur në një fermë familjare në Dorset, tregoi se që në fëmijëri kishte filluar të kalëronte lopë, pasi familja e saj nuk i lejonte të mbante poni. “U rrita…
