Autor: Suad Avdiu
Beqir Mexhiti, babai i bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ndërruar jetë, përcjell TV21. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mexhiti përmes një njoftimi, ku shprehu dhimbjen për humbjen e të atit. Falja e Namazit të Xhenazes do të bëhet nesër pas Namazit të Drekës në Xhaminë e Çairit, ndërsa varrimi do të zhvillohet në varrezat e fshatit Semenisht. “Baba sot e dorëzoi shpirtin tek Zoti i Madhërishëm. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se babai ynë, Beqir Mexhiti, ndërroi jetë. Sot familja jonë humbi njeriun që për ne ishte mbështetje, urtësi dhe forcë. Ndarja nga babai na la…
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, së bashku me përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Mirko Ukoski dhe Arbnor Arifi, vizituan Entin Hidrobiologjik në Ohër, ku u njohën nga afër me procesin e shumimit artificial të troftës së Ohrit dhe përgatitjet për lëshimin e peshkut të ri në liqen. Me mjetin lundrues të Ministrisë, ata udhëtuan nga Struga drejt Ohrit, ndërsa gjatë vizitës Dushica Ilić Boeva nga Enti Hidrobiologjik prezantoi të gjitha fazat e procesit, nga ikra dhe inkubimi, deri te rritja dhe përgatitja e peshkut të ri për lëshim në Liqenin e Ohrit. Sipas të…
Mësuesja Remzie rrëfen mentalitetin e asaj kohe: “Pse t’i dërgojmë vajzat në shkollë?” Mësuesja Remzie sjell një rrëfim të veçantë për mentalitetin dhe vështirësitë e asaj kohe, kur arsimimi i vajzave shpesh kundërshtohej nga familjet dhe rrethi shoqëror. “Për çka i keni dërguar vajzat në shkollë? Ato bëhen shkina, marrin shkije… Pse t’i dërgoni në shkollë?” – ishin disa nga fjalët që, sipas saj, dëgjoheshin në atë kohë. Ajo tregon se në familjen e saj kishte edhe ndikim fetar, pasi imam kishte mixha i saj, ndërsa mentaliteti i kohës ndikonte fuqishëm në vendimet për arsimimin e vajzave. Një dëshmi personale…
Sot, në Luboten, përkujtuam martirët e tragjedisë së 12 gushtit 2001. Njëzet e pesë vjet kanë kaluar, por koha nuk e zbeh përgjegjësinë për të kujtuar dhjetë civilët shqiptarë që humbën jetën, mes tyre edhe një fëmijë vetëm gjashtëvjeçar. Përkujtimi i Lubotenit nuk duhet të jetë vetëm kthim në një kapitull të dhimbshëm të historisë sonë. Ai duhet të jetë leksion për të tashmen dhe për brezat që vijnë: paqja nuk është e vetëkuptueshme, ndërsa urrejtja, ndarjet dhe padrejtësia nuk duhet të lejohen kurrë më të prodhojnë tragjedi njerëzore. Vetëm duke u përballur me të kaluarën mund të ndërtojmë një…
Mbi 26 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut morën leje të parë qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2024, por numri i tyre ishte më i ulët krahasuar me vitin paraprak. Sipas të dhënave të Eurostatit, gjithsej 26.727 shtetas maqedonas morën për herë të parë leje qëndrimi në një vend të BE-së në vitin 2024. Kjo paraqet një rënie prej rreth 16 për qind krahasuar me vitin 2023, kur ishin dhënë 31.876 leje. Gjermania destinacioni kryesor Gjermania vazhdon të jetë vendi ku maqedonasit marrin më së shumti leje të para qëndrimi. Në vitin 2024, atje janë lëshuar rreth…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha një paralajmërim të qartë në lidhje me konfliktin në zhvillim në Ukrainë. Në episodin e fundit të MD MEETS, podkasti i drejtuar nga Drejtori Ekzekutiv i Axel Springer, Mathias Döpfner, Vuçiç tha: “Unë besoj se jemi në fillim të një lufte të madhe. Dhe kjo është arsyeja pse shpresoja se dikush tjetër do të kishte bërë diçka deri tani për të sjellë paqe. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë së shpejti, që do të thotë se jemi në prag të një lufte shumë, shumë më të madhe.” Pritja e presidentit ukrainas nga…
Sot, në pjesë të caktuara të botës do të ndodhë një eklips i plotë i Diellit. Ky fenomen do të përfshijë pjesët veriore dhe perëndimore të planetit, nga Poli i Veriut dhe Groenlanda, përmes Islandës, deri në Spanjë dhe disa pjesë të Ishujve Balearikë, ku Hëna do ta mbulojë plotësisht diskun e Diellit. Në pjesën më të madhe të Evropës, eklipsi do të jetë i pjesshëm. Sipas NASA-s, kohëzgjatja maksimale e eklipsit do të jetë 2 minuta e 18 sekonda mbi Detin e Grenlandës, ndërsa gjerësia e brezit të hijes së plotë do të jetë rreth 290 kilometra. Astronomët u…
Çështja shumëvjeçare e emrave të rrugëve në Tetovë po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare. Grupi i Punës për Riemërtimin e Rrugëve në Tetovë ka miratuar edhe një listë të re me 145 emra për rrugët dhe sheshet e qytetit. Në mbledhjen e radhës të Grupit të Punës, të kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, është miratuar edhe Plani i Veprimit dhe dinamika e punës, me qëllim që procesi të përmbyllet sa më shpejt. “Miratuam një tjetër listë me 145 emra të rinj për rrugët dhe sheshet e Tetovës. Gjithashtu miratuam Planin e Veprimit dhe dinamikën e punës, me…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk është prononcuar për gazetarët lidhur me situatën politike dhe bllokadën në vend. Kurti ka thënë se duhet të shkojë në Kryeministri, pasi e pret një takim kushtuar rinisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.‘’E kemi një takim prapë për rininë se është dita ndërkombëtare e saj sot në kryeministri’’, ka thënë Kurti./21Media
Shkup, 12 gusht – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ngritur dyshime lidhur me deklaratën e pasurisë së drejtorit të NOMAGAS-it, Nedim Rama, duke kërkuar sqarime për mënyrën se si ai ka financuar blerjen e aksioneve në kompani të huaja, përfshirë gjigantin gjerman “Mercedes-Benz Group AG”, gjatë kohës që ushtronte funksionin e drejtorit të ndërmarrjes shtetërore. Në reagimin e saj, BDI thekson se deklarata e pasurisë e Ramës “ka hapur një çështje shumë më serioze sesa ajo që ai tentoi ta mbyllë me dorëzimin e formularit në Antikorrupsion”. Sipas BDI-së, Rama ka deklaruar aksione në kompani të mëdha të huaja,…
