Autor: Suad Avdiu

Sot, Komuna e Gazi Babës ka gëzuar me lajmin e ardhjes në jetë të foshnjës së parë për vitin 2024. Nëna e lumtur, Xhejlan Sejdi, ka shtuar gëzimin në shtëpinë e saj, pasi kjo është fëmija i katërt femër në familjen e tyre. Kryetari i Komunës, Boban Stefkovski, ka shfaqur solidaritetin dhe gëzimin e bashkisë duke dhuruar një shpërblim monetar prej 20 mijë denarë nënës Xhejlan Sejdi. Fëmija i parë i lindur në vitin 2024 në Komunën e Gazi Babës është një vajzë, duke sjellë një kënaqësi të veçantë për familjen. Komuna Gazi Babë shpreh dëshirën për të krijuar kushte të…

Read More

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për hapjen e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale Dhuna nga neni 386 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni. 288 paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari 65 vjeçar me datën 27.12.2023 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, u ka shkaktuar rrezik të madh dy viktimave – nënës dhe djalit, si dhe ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj gruas viktimë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Derisa viktimat po lëviznin me automjetin e…

Read More

Afati i transferimeve të janarit është hapur zyrtarisht dhe një mori lojtarësh në të gjithë Evropën pritet të ndryshojnë klubin së shpejti, në huazim ose në mënyrë permanente. Edhe pse transferimet më të mëdha zakonisht ndodhin në verë, ka shumë lojtarë cilësorë që mund të nënshkruajnë marrëveshje parakontrate me klubet e reja në mes të sezonit aktual. Këtu janë futbollistët me vlerën më të lartë, kontratat e të cilëve skadon në verën e vitit 2024, sipas Transfermarkt: Kylian Mbappe: 180 milionë euro Francezi është emri më i madh në listë, jo vetëm për shkak të vlerës së tij në treg, por edhe…

Read More

Bota e futbollit këtë vit u shënua nga kontrata marramendëse saudite dhe shkuarja e emrave të mëdhenj në ligën amerikane të futbollit. Megjithatë, një pjesë e vogël e yjeve – përfshirë Cristiano Ronaldon, Lionel Messin dhe Neymarin – ruajtën pozicionin e tyre në krye të listës financiare. Për të bindur brazilianin të zëvendësonte ligën e parë franceze me atë saudite, klubit të Al Hilalit iu desh të paguante një çmim mbretëror. 31-vjeçari brazilian thuhet se ka marrë një vilë me staf, një sërë makinash luksoze, akses në një avion privat, si dhe bonuse për fitore dhe postime në mediat sociale.…

Read More

E përditshmja spanjolle, “El Periodico Espana”, me bazë në Madrid, që është edicioni spanjoll i medias me bazë në Katalonjë, “El Periodico (de Catalunya)”, i ka kushtuar një artikull Kosovës dhe liberalizimit të vizave. “Pak nga pak, Kosova po fiton më shumë njohje përbrenda Bashkimit Evropian. Më e fundit, me fillimin e vitit të ri, ka qenë hyrja në fuqi e marrëveshjes së prillit të kaluar me Parlamentin Evropian që iu mundëson qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë pa viza në Schengen, zona e lëvizjes së lirë që përfshin 23 shtete anëtare të BE-së bashkë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe…

Read More

Një sërë tërmetesh të fuqishme që goditën perëndimin e Japonisë kanë lënë të paktën 48 persona të vdekur dhe kanë shkaktuar dëme masive.Autoritetet në Japoni u bënë thirrje njerëzve në disa zona që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut se vendi mund të goditet nga tërmete të tjera të fuqishme. Dridhjet pasuese të tokës kanë goditur prefekturën e Ishikawas dhe zonave përreth një ditë pasi një tërmet i fuqishëm prej 7.6 ballësh goditi këtë zonë. Gjashtëmbëdhjetë të tjerë janë të plagosur rëndë, sipas zyrtarëve. Nga ana tjetër mijëra ndërtesa janë dëmtuar, megjithëse primare për autoritetet aktualisht…

Read More

Përveç me aeroplan dhe automjete, qytetarët e Kosovës tashmë kanë nisur të lëvizin pa viza në zonën Schengen edhe me autobus. Disa autobusë janë mbushur me udhëtarë të hënën dhe martën në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, për të udhëtuar në Evropë. Me heqjen e regjimit të vizave nga 1 janari, disa qytetarë tashmë kanë filluar vizitat e tyre të planifikuara tek familjarët në shtetet e Bashkimit Evropian. Qytetarët që kanë zgjedhur të udhëtojnë me autobus kanë mirëpritur liberalizimin e vizave, por theksojnë se çmimet e biletave janë të larta. Daut Krasniqi shprehur i kënaqur për lëvizjen e lirë pa…

Read More

Për katër muajt e pranverës Qeveria ngriu e shkriu katër herë çmimet e disa artikujve ushqimore bazë. Duke filluar nga 1 marsi deri më 30 qershor, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë pati ngrirje të një pas njëshme të produkteve ushqimore bazë. Vendimi parë hyri në fuqi më 1 mars që buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë të shitet me çmimin 33 denarë për sasinë 450 gram. Kjo masë erdhi pasi që furrtarët nuk i ulën çmimet e produktit bazë, bukës megjithëse shfrytëzuan energji elektrike të subvencionuar për 3 muaj dhe përfituan nga marzha 5% e TVSH në shitje.…

Read More

Rreth 90 për qind e banorëve të BE shprehën të kënaqur me jetën e tyre në qytetin e tyre, sipas Raportit të BE-së 2023 mbi Cilësinë e Jetës në Qytetet Evropiane. Me nga dy qytete secila, Zvicra dhe Danimarka dominojnë në dhjetë listën e parë për sa i përket kënaqësisë së njerëzve me jetën në qytetet e tyre, raporton SchengenVisaInfo.com. Megjithëse kënaqësia në qytetet e BE-së është ulur në krahasim me vitin 2019, raporti nënvizon se ai mbetet i lartë, me nëntë në dhjetë persona të kënaqur. Mes rënies së përgjithshme, rezultatet konfirmojnë atë që tashmë është vërejtur në vitin…

Read More

Një të ftohtë polar janë duke e parashikuar meterologët se ditëve në vijim do të mbërthej Ballkanin, por edhe Maqedoninë e Veriut, shkruan Monitor.mk. Sipas modeleve të fundit, depërtimi i ajrit të ftohtë pritet të filloj nga 8 janari i mbrëmjes. “Duke filluar nga data 8 janar 2024, Ballkani e më vonë Maqedonia do të përjetojë një dimër të vërtetë (valë polare dhe borë)! Më shumë detaje rreth mediave, por edhe shtëpive (televizioneve) mediatike në ditët në vijim!”, ka deklaruar meterologu Slavco Popovski./Monitor.mk/

Read More