Autor: Suad Avdiu
Alternativa ka reaguar në lidhje me maltretimet që ju bëhet mërgimtarëve gjatë aplikimit të dokumenteve personale. Ata thonë se mërgimtarët janë arterie e rëndësishme e ekonomisë së Maqedonisë dhe se janë shpëtimtarë të qenies kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Popullore, hyrjet neto nga remitancat e mërgimtarëve në periudhën janar-shtator 2023 arrijnë mbi 1,5 miliardë euro dhe janë më të larta për rreth 6.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtu nuk hyn periudha e tremujorit të fundit të vitit. Kjo i bie se…
Në mbledhjen e sotme, qeveria vendosi ndërprerjen e vlefshmërisë së rekomandimit për funksionimin e dyqaneve, stendave dhe kioskave që kryejnë tregti me pakicë gjatë festave të Krishtlindjeve në datat 7 dhe 8 janar 2024. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielave dhe festave të Krishtlindjeve në tregtinë me pakicë, të miratuar në seancën e 214-të të Qeverisë. Përkatësisht, Qeveria e konsideroi dhe e pranoi udhëzimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 7 janari (e diela) dhe 8…
Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sandulovic ka thënë se e ka njohur Milan Radojçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë. Në pamjet që ka siguruar Ekonomia Online shihet politikani opozitar serb në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa kthehet në shtëpi pasi ishte shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit. Sanduloviqi ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA). Sipas familjes…
Nga e shtuna deri në fund të ditës do të ketë reshje shiu, vetëm në zonat më të larta malore reshje bore. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme gjatë natës drejt së dielës, mbi 20 l/m2. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor, ndërsa nga e hëna nga drejtimi verior, e cila do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturave, njofton DPHM. Nga e marta do të mbajë mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit. Në Shkup sot dhe nesër do të mbajë mot me mjegull me ulje të temperaturës ditore.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielave dhe festave të Krishtlindjeve. Përkatësisht, Qeveria e ka marrë parasysh dhe ka pranuar sugjerimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 7 janari (e diela) dhe 8 janari (e hënë) janë ditë jo pune, sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkurtin e kaluar, tërmeti i Turqisë me magnitudë 7,8 ballë Rihter vrau më shumë se 59 000 persona, ndërkohë që tërmeti me magnitudë 7,6, që goditi Japoninë Perëndimore të hënën, ka shkaktuar deri tani vetëm 65 viktima. Pra, pse një komb përjetoi vetëm 0,1% të vdekjeve të tjetrit? Në shumë mënyra, vendet janë të ngjashme. Turqia dhe Japonia kanë një histori të ngjashme katastrofash dhe tronditjesh gjeologjike të mëdha dhe të përsëritura. Por, një krahasim tregon se përvojat e tyre janë shumë të ndryshme. Sfida për pjesën tjetër të botës është se si të jemi më shumë si Japonia dhe…
Nga BDI-Tetovë kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe Lëvizjen BESA se me koordinim e kanë vendosur Kryqin në Kodrën e Diellit, përcjellë Klan M. ”Është më se e qartë se Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE, në koordinim të ngushtë mes tyre e kanë vendosur kryqin në Kodrën e Diellit. Të dy subjektet, tani, me lojëra fjalësh po e luajnë rolin e viktimës dhe po e kërkojnë fajin diku tjetër. Shefi i inspektoratit komunal, Sadat Sulimani, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit komunal të Tetovës, ka pohuar se kanë qenë në dijeni dhe se bazamenti në oborr të kishës është konstatuar pa u vendosur…
Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka cilësuar foto të ditës, një fotografi në të cilën shihet Papa Francesku me plis në dorë. “Foto e ditës”, ka shkruar Rama, në përshkrimin e fotos, në të cilën Papa Francesku mban në dorë simbolin e veshjes shqiptare, plisin me shqiponjë. /Telegrafi/ https://www.facebook.com/photo.php?fbid=925296935632635&set=a.400250428137291&type=3&ref=embed_post
Se monumentet kulturore janë të rëndësishme edhe për qytetarët e thonë edhe statistikat që kanë vizituar Kullat e Jasharajve në Prekaz. Gjatë vitit 2023, 530 mijë qytetarë kanë vizituar Kullat e Jasharajve. Këtë e ka bërë të ditur drejtori Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj. “Të dhënat sipas kolegëve tonë ciceron, deri më tani janë rreth 530.000.00 (pesëqindetridhejtëmijë) vizitorë”. Hakaj është shprehur i kënaqur me rëndësinë që u jepet monumenteve dhe komplekseve memorialë. “Po, jemi të kënaqur sepse edhe tani ne kemi angazhim të vazhdueshëm institucional dhe në çdo mundësi që kemi para vetes,…
Ulja e numrit të nxënësve në shumë shkolla fillore të vendit ka shtyrë drejtuesit e caktuar të këtyre Institucioneve te propozojnë ndryshime ligjore që paralelet të mund të funksionojnë edhe me më pak nxënës. Përveç kësaj, ata thonë se në klasat ku numri I nxënësve është më I ulët cilësia e realizimit të procesit mësimor është më e lartë. Gazmend Ganiu, ish mësues I grupit klasor dhe tashmë drejtor i shkollës fillore “Dituria” në Likovë vlerëson se numri adekuat I formimit të një paralele është 15 nxënës. “Tash me numër më të vogël arsimtari I grupit klasor apo lëndor ka…
