Autor: Suad Avdiu
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e liberalizimit të vizave. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha tha se kjo është një arritje për t’u përshëndetur dhe plotësisht e merituar. “Një arritje për t’u përshëndetur. Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik”, ka shkruar Berisha. Më tutje ai tha se heqja e vizave në Kosovë është një goditje për Edi…
Hiç më pak se 1,4 miliardë euro ka arritur vlera e importuar e naftës, benzinës, si dhe duhanit gjatë gjithë vitit 2023. Kjo shumë është gati sa gjysma e buxhetit të shtetit për vitin që tashmë po e lëmë pas. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, nga një janari i këtij viti e deri më 28 dhjetor, në Kosovë janë importuar 727 milionë e 791 mijë litra naftë, e ku baza doganore për naftën e importuar ka qenë 499 milionë e 435 mijë euro, pra gjysmë miliardë euro. Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës shihet…
1 janari i 2024-tës shënon edhe fundin e pritjes për liberalizimin e vizave. Nga e hëna e parë e këtij viti, kosovarët do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen. Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët për këtë zhvillim goxha të rëndësishëm. Osmani tha se liria e lëvizjes u mohua padrejtësisht. “Me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, tha ajo.
“Ribashkimi i Kinës me Tajvanin është i pashmangshëm”. Kështu u shpreh tha presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin e tij të Vitit të Ri të dielën, duke pasur një ton më të fortë se vitin e kaluar. “Ribashkimi i atdheut është një pashmangshmëri historike,” tha Xi, shkruan Reuters. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 13 janarit po zhvillohen në një kohë të marrëdhënieve të ashpra midis Pekinit dhe Taipeit. Kina ka rritur presionin ushtarak për të pohuar pretendimet e saj për sovranitet mbi Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike. Kina e konsideron Tajvanin si “territorin e saj të shenjtë” dhe kurrë nuk…
Avokati Arianit Koci ka hyrë në shtetin e Greqisë pa pasur nevojë për vizë. Ai fillimisht ka paraqitur pamje nga kufiri Maqedoni e Veriut-Greqi e më pas ka hyrë në shtetin grek, kjo pasi Greqia me zonë kohore është një orë para Kosovës. Koci menjëherë pasi ka kaluar kufirin dhe ka dalë në territorin e Greqisë ka takuar edhe një familje kosovare.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut në rrugorë jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhkja AutoMoto rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka uruar sërish qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave. Para mediave, Kurti tha se sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë. “Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende. Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të…
Ikballe Huduti thotë se fundviti është festë e jona dhe duhet të festohet. Huduti thotë se në familjen e saj i gjithë muaji dhjetor është muaj i festave. “Tek ne i gjithë dhjetori është festë. Fund viti është festë e jona dhe nuk është ndonjë problem që për 31 dhjetor të ju bashkangjitemi njerzëve që e festojnë”, tha Huduti. “Duhet me i dhënë vetit pak adrenalinë e pak kënaqësi, nga aspekti hallall”, shtoi ajo. “Ne e kemi obligim që t’i kremtojnë festat e njëri-tjetrit, duhet të ju bashkangjitesh një gëzimi të tjetrit”, tha Huduti për GazetaBlic.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka dhënë mesazhin e tij për fundvit, duke uruar që 2024 të jetë vit i lumturisë, mbarësisë dhe paqes ”Të dashur vëllezër e motra, Në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare. Këtë vit do ta kujtojmë me fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor që nga pavarësia e vendit, Korridorit 8, kryesimin me OSBE-në, rimëkëmbjen ekonomike me uljen e…
Një gazetar palestinez që punonte për Al-Quds TV u vra së bashku me disa nga anëtarët e familjes së tij në një sulm ajror në shtëpinë e tyre në kampin Nuseirat në Rripin qendror të Gazës, thanë zyrtarë shëndetësorë dhe kolegë gazetarë. Zyra për media e Gazës thotë se 106 gazetarë palestinezë janë vrarë në ofensivën izraelite, raporton The Telegraph. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) tha javën e kaluar se 10 javët e para të luftës Izrael-Gaza ishin më vdekjeprurësit e regjistruar për gazetarët, me numrin më të madh të gazetarëve të vrarë në një vit të vetëm në…
