Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zelensky: Rusët po bombardojnë urat! A mendojnë vërtet se ne nuk do të reagojmë?

5 Tetor, 2026

Rënia e kryeprokurorit dhe shpresa për drejtësi

5 Tetor, 2026

Tetova intensifikon punimet për rrugën drejt Prizrenit

4 Tetor, 2026

Fatjona Geci nga BDI në Konferencën e Vlorës: Përvoja e grave në politikë të shndërrohet në burim frymëzimi

4 Tetor, 2026

Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

4 Tetor, 2026

Në Francë, 400 deri në 500 shkolla mbyllen për shkak të dhunës

4 Tetor, 2026

Mexhiti: Bërvenica nuk ka nevojë të shndërrohet në trampolinë të opozitës, por në servil të qytetarit e shqiptarit

4 Tetor, 2026

Endrit Thaçi thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

4 Tetor, 2026

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv (Bullgari), boksieri i ri nga Kumanova fiton medaljen e artë

4 Tetor, 2026

Përforconi cilësimet e sigurisë në “Whatsapp”! Hakerët godasin rajonin, rrezikohet edhe vendi

4 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 5 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjenden persona të tjerë të pajetë nën rrënoja, të paktën 48 të vdekur në Japoni pas tërmetit fatal

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Janar, 2024 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një sërë tërmetesh të fuqishme që goditën perëndimin e Japonisë kanë lënë të paktën 48 persona të vdekur dhe kanë shkaktuar dëme masive.Autoritetet në Japoni u bënë thirrje njerëzve në disa zona që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut se vendi mund të goditet nga tërmete të tjera të fuqishme.

Dridhjet pasuese të tokës kanë goditur prefekturën e Ishikawas dhe zonave përreth një ditë pasi një tërmet i fuqishëm prej 7.6 ballësh goditi këtë zonë.

Gjashtëmbëdhjetë të tjerë janë të plagosur rëndë, sipas zyrtarëve. Nga ana tjetër mijëra ndërtesa janë dëmtuar, megjithëse primare për autoritetet aktualisht është shpëtimi i njerëzve që janë nën rrënoja.

Në disa zona nuk ka ujë, energji dhe as shërbime të telefonisë. Kryeministri Fumio Kishida njoftoi se ushtria japoneze ka në gatishmëri  1.000 ushtarë në zonën e fatkeqësisë për t’iu bashkuar përpjekjeve të shpëtimit.

“Shpëtimi i jetës është prioriteti ynë dhe ne jemi në betejë me kohën. Është thelbësore që personat e bllokuar në shtëpitë e tyre të shpëtohen menjëherë”, tha ai.

Paralajmërimet e lëshuara nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë për cunam u tërhoqën disa orë më vonë, pas qetësimit të situatës.

Të paktën 57 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në shkolla dhe qendra të komunitetit. Sipas parashikimeve të motit, Japonia do të përballet me reshje shiu, që ka rritur shqetësimet për ndërtesat veçse të dëmtuara.

Japonia shpesh goditet nga tërmetet sepse gjendet përgjatë asaj që njihet si “Unaza e Zjarrit”, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.

Që nga 1 janari 2024, kur ndodhi tërmeti i fuqishëm prej 7.6 shkallësh të Rihterit, Japonia është goditur nga rreth 100 dridhje të tjera pasuese të tokës.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Zelensky: Rusët po bombardojnë urat! A mendojnë vërtet se ne nuk do të reagojmë?

Në Francë, 400 deri në 500 shkolla mbyllen për shkak të dhunës

Zelensky: Ukraina goditi pozicionet ruse me “Iskander”

Republikanë e demokratë në SHBA bashkohen kundër Serbisë, kërkojnë ndryshime në politikën e Beogradit

Humbi këmbën në sulm, 13-vjeçari nga Palestina vazhdon të luajë futboll me protezë

BE – Komisioni Evropian i jep Ukrainës 2.9 miliardë euro për stabilitet dhe reforma

Lajmet e fundit

Zelensky: Rusët po bombardojnë urat! A mendojnë vërtet se ne nuk do të reagojmë?

5 Tetor, 2026

Rënia e kryeprokurorit dhe shpresa për drejtësi

5 Tetor, 2026

Tetova intensifikon punimet për rrugën drejt Prizrenit

4 Tetor, 2026

Fatjona Geci nga BDI në Konferencën e Vlorës: Përvoja e grave në politikë të shndërrohet në burim frymëzimi

4 Tetor, 2026

Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

4 Tetor, 2026

Në Francë, 400 deri në 500 shkolla mbyllen për shkak të dhunës

4 Tetor, 2026

Mexhiti: Bërvenica nuk ka nevojë të shndërrohet në trampolinë të opozitës, por në servil të qytetarit e shqiptarit

4 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.