Autor: Suad Avdiu
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, informon Klan M. “Sot (05-janar) në ora 07:10 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi të separacioneve të hapura (guroreve), ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete të pasagjerëve: “Audi”. me targa të huaja që drejtohej nga 42-vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe vetura “Shkoda” me shenja të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamenjani i Tetovës. Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra…
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deri vonë edhe kryesues i OSBE-së, ka folur për situatën e sigurisë pas sulmit të 24 shtatorit të 2023, në veri të Kosovës. Osmani, në rolin e shefit të diplomacisë së një shteti anëtar edhe i NATO-s, thotë se ka informacione se ka lëvizje që çojnë drejt eskalimit të mundshëm të situatës në Kosovë. “Unë tash jam edhe ministër i NATO-s dhe kam qasje në të gjitha informacionet konfidenciale të NATO-s. Pikëpamja jonë si NATO është se nuk ka një rrezik iminent të menjëhershëm, mirëpo se ka lëvizje që mund të…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas konsultimeve me ministren e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski lidhur me situatën e krijuar në ndërmarrjen e fluturimeve civile M-NAV për të martën më 9 janar ka caktuar mbledhjen e radhës të Qeverisë ku do të propozohen dhe miratohen disa vendime për zgjidhjen e situatës në këtë institucion të rëndësisë së veçantë. Në njoftim thuhet se “i tërë menaxhmenti dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues duhet të shkarkohen. Të hapet një procedurë urgjente për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të menaxhmentit dhe bordit të drejtorëve në një proces publik,…
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, nëpër lugina me mjegull, ndërsa pasdite vranësira do të rritet. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas konsultimeve me ministren e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski lidhur me situatën e krijuar në ndërmarrjen e fluturimeve civile M-NAV për të martën më 9 janar ka caktuar mbledhjen e radhës të Qeverisë ku do të propozohen dhe miratohen disa vendime për zgjidhjen e situatës në këtë institucion të rëndësisë së veçantë. Në njoftim thuhet se “i tërë menaxhmenti dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues duhet të shkarkohen. Të hapet një procedurë urgjente për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të menaxhmentit dhe bordit të drejtorëve në një proces publik,…
Shkruan: Ejup Berisha Urime Vitin e ri 2024 dëshiroj që të keni fat gëzime shëndet si dhe mbarësi në jetë jo vetëm për ju por edhe për familjet tuaja. Të nderuar fillimi i çdo viti të ri është periudhë urimesh, shpresash dhe dëshirash për rrethana të reja dhe risishë në jetën e çdo njeriu. Nuk ka asgjë kontestuese nëse në fillim të çdo viti të ri urojmë, shpresojmë, dhe jemi optimistë. Njerëzit duhet ti kultivojnë këto të dyja sepse ato i mbajnë në jetë. Njerëzit pesimistë dhe të pashpresë e kanë shumë të veshtirë jetën. Prandaj për të pasur jetë…
Një ditë pas publikoi një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz, politikani serb Nikola Sanduloviq, është rrahur rëndë në Serbi. Sipas gruas së tij, Sanduloviq fillimisht është arrestuar dhe pastaj rrahur brutalisht nga BIA serbe. Ndaj këtij veprimi të Serbisë ka reaguar deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb. “Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe”. Ajo përmend parregullësitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e…
I pyetur për koment mbi komunikatën e sotme të Lidhjes Europiane për Ndryshim, ku sërish i bëhet ftesë ASH-së që të bëhet pjesë e opozitës shqiptare, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se ka pasur takime edhe me përfaqësues të LEN-it, por edhe me kreun e BDI-së, por që partia ende nuk ka vendim se si do të garojë në zgjedhje. Në lidhje me: LEN: S’është më e diskutueshme tema e fitores, por ASH-ja mund të jetë në anën që e dërgon BDI-në në opozitë “Po, është e vërtet se kam pasur takime me përfaqësues të LEN, dhe…
Vazhdojnë pritjet e gjata për dokumentet e identifikimit. Qytetarët të revoltuar nga kaosi i shkaktuar para sporteleve. Shumë prej tyre nga ora 7:00 e mëngjesit pritnin në radhë për dokumentet personale. “Sa pritet? Nga ora 7:00 e mëngjesit dhe mezi e morëm. Pritja për letërnjoftim, shumë rrëmujë. Problem i madh, për letërnjoftim të pritet kaq shumë ndërsa kjo mund të zgjidhet lehtë, mund të dërgohen me postë, që të mos behët kjo rrëmujë dhe nervozë mes qytetarëve”, tha një qytetar. “Pritem gjatë dhe nuk arritëm të marrim radhën, lajmërohem edhe në qendër për dokumentet personale nuk e hapin telefonin, me…
Lidhja Evropiane për Ndryshim njofton se ka zhvilluar disa takime me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe se mbetet e hapur ftesa që t’i bashkohet kampit opozitar shqiptar. “Jo vetëm sondazhet, por edhe fryma e fitores, por dhe mënyra se si sillet BDI-ja kundrejt Lidhjes për anëtarin e KSHZ-së, si edhe mundësitë e krijimit të qeverisë së ardhshme, të gjitha janë dëshmi se nuk është më e diskutueshme tema e fitores, por kjo ia mundëson votuesit të ASH-së të jetë i përfaqësuar në anën që e dërgon BDI-në në opozitë”, thuhet në kumtesën e Lidhjes Evropiane për Ndryshim
