Që nga viti 2019, policja Marija Petkovski shërben në pikën kufitare Bellanoc–Stanqiq, ku gjatë këtyre viteve është dalluar për profesionalizmin, korrektësinë dhe komunikimin e ngrohtë me udhëtarët.
E sjellshme dhe e afërt me të gjithë, Petkovski ka fituar respektin e qytetarëve që kalojnë në këtë pikë kufitare. Udhëtarët e vlerësojnë veçanërisht për mënyrën e barabartë dhe profesionale të trajtimit, pa dallim kombësie apo prejardhjeje.
Për shumë prej tyre, një komunikim korrekt dhe një qasje njerëzore në kufi janë po aq të rëndësishme sa edhe vetë kontrolli kufitar.
Marija Petkovski shihet si një shembull i një policeje të përkushtuar, e cila me punën dhe sjelljen e saj kontribuon në krijimin e një atmosfere më pozitive për të gjithë udhëtarët./Televizioni News

