Autor: Suad Avdiu
Real Madridi thuhet se do ta dijë përgjigjen e transferimit të Kylian Mbappe në javët në vijim. Kapiteni i Francës është lidhur vazhdimisht me një lëvizje në Madrid që nga vendimi i tij për t’i refuzuar ata në vitin 2022. Pavarësisht zhgënjimit të tyre fillestar për vendimin e tij për të qëndruar në Paris Saint-Germain, Real Madrid ka mbetur në gjueti, me kontratën e tij aktuale që skadon në qershor të 2024. Mbappe ka ende opsionin për të aktivizuar një klauzolë zgjatjeje prej 12 muajsh të marrëveshjes së tij në Parc des Princes, por ai duket gjithnjë e më shumë…
Real Madridi e nis mbrojtjen e titullit të Kupës së Mbretit këtë fundjavë me një udhëtim te skuadra e nivelit të katërt Arandina. Los Blancos u rikthyen në La Liga në fillim të 2024-ës, pasi goli me kokë i Antonio Rudiger siguroi një fitore 1-0 në shtëpi ndaj Mallorcas për të mbajtur veten përpara në garën për titull. Megjithatë, ndeshje e kupës merr fokus në javët e ardhshme, me Superkupën Spanjolle që fillon në Arabinë Saudite më 10 janar. Si pjesë e orarit kërkues, Carlo Ancelotti do të duhet të ndërrojë opsionet e tij, pasi problemet e tij më të…
Guvernatori i Bankës izraelite paralajmëroi Netanyahun se zgjatja e luftës do të sjellë pasoja tepër negative për vendin, nëse nuk reagohet menjëherë për të bërë disa ndryshime thelbësore në buxhet Guvernatori i Bankës qendrore të Izraelit, Amir Yaron, ka paralajmëruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të ‘frenojë’ shpenzimet nga buxheti i shtetit këtë vit pasi vetëm kështu do të mund ta përballonte koston e luftës prej 210 miliardë dollarësh. Ai i kërkoi Netanyahut që të bëjë shkurtime në kabinetin e tij, madje sugjeroi që të shkrijë disa ministri të tepërta të cilat janë thjeshtë fiktive dhe rëndojnë buxhetin e…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) informn se është ndërprerë pragu i alarmit për ndotje të lartë të ajrit në Shkup dhe Strumicë. “Sipas të dhënave nga Sistemi i Monitorimit Automatik Shtetëror më 04.01.2024, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3 dhe episodi me tejkalim të pragut të alarmit për grimcat PM10 është ndërprerë në Shkup dhe Strumicë”, thuhet në kumtesën e MPPS-së. Me këtë, Ndërpriten masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmit.
Sindikata profesionale e kontrollorëve të fluturimit (SPKF) paralajmëroi grevë me mbyllje të hapësirës ajrore nga 10 janari nëse ndërkohë tre drejtorët ekzekutiv të M-NAV nuk japin dorëheqje apo Qeveria nuk i shkarkon siç ishte paralajmëruar mbrëmë pas sulmit ndaj kontrolluesve të fluturimit në objektin e këtij institucioni pas çka atje është sistemuar sigurimi policor. SPKF për grevën vendosi mbrëmë, ndërkaq siç informoi kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski sot në mëngjes, sipas informatave të fundit nga kolegët e tij, aktivitetet në M-NAV po zhvillohen siç duhet, por presin institucionet kompetente ta kryejnë punën e tyre. “Pas koordinimit dhe thirrjeve, janë dërguar…
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se në Luginë të Preshevës nuk ka asnjë gjykatës e prokuror shqiptar. Ai thekson se pozita e shqiptarëve në tri komunat duhet të përmirësohet me ligj, për çka edhe premton se do të jetë zë i tyre. Teksa komenton raportet me institucionet vendore, ai shprehet se pa ndihmën e Kosovës e Shqipërisë e kanë të vështirë të mbijetojnë nga diskriminimi. Sipas tij, Albin Kurti nuk e solli përçarjen në Luginë, por që lufta politike ka nisur kohë më parë. “Vetëvrasje për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, e quan Kamberi tendencën për…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se për ngjarjet e djeshme në M-NAV, në Stacion të Policisë për bisedë informative po mbahet Bekim Neziri, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ky veprim po bëhet me urdhër të Prokurorisë. “Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV, në Stacion të Policisë me shkresë të Prokurorisë Themelore Publike, po bëhet bisedë zyrtare me B.N.”, thonë nga MPB.
Avokati Kujtim Cakrani tha se në “Good Morning Albanians” se një faktor kryesor se përse kemi ende konflikte për pronat janë edhe institucionet shqiptare. Sipas tij, që nga viti 1991 e deri më tani në Shqipëri janë shënuar mbi 11 mijë të vrarë për shkak të konflikteve të pronësisë. “Sot në Shqipëri krim brenda familjes për shkak të pronave, apo edhe jashtë familjes te bashkëfshatarëve apo njerëz të tjerë me njëri-tjetrin, ka shkuar numri mbi 11 mijë viktima për shkak të konflikteve të pronave. Mbi 11 mijë të vrarë në Shqipëri nuk i ka bërë asnjë pushtues që ka kaluar…
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot pas ditë më parë politikani opozitar serb Nikola Sanduloviq, është rrahur rëndë në Serbi. Sabduloviq u rrah brutalisht nga BIA serbe pasi kishte publikuar një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz. E lidhur me këtë ministrja Haxhiu thotë se Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj. “Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj. Aty rrihet i vetmi opozitar Sanduloviq dhe tenton të eliminohet vetëm se e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, shkruan…
Profesori irakian i matematikës, Muhammad A. F. (26) është kapur në pikën kufitare të Bajakovës, Kroaci pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin. Në të njëjtën kohë, ai u përpjek të identifikohet me dokumentin e dikujt tjetër – letërnjoftim të Republikës së Kosovës me emrin Valdrin Z., raporton jutarnjilist. Ai fillimisht përfundoi në paraburgim dhe u akuzua për keqpërdorim të dokumentit të identitetit, transmeton Telegrafi. Prokuroria në një kohë shumë të shkurtër ngriti aktakuzë kundër profesorit dhe gjykata po ashtu shpejt me propozimin e prokurorisë atij iu shqiptuar një dënim me kusht – pesë muaj burg me një periudhë prove njëvjeçare.…
