Autor: Suad Avdiu

QMK lajmëron se në numrin e vetëm të urgjencës 112 ka marrë 1873 telefonata në 24 orët e fundit. Ato njoftojnë se dje nuk janë regjistruar zjarre në ambiente të hapura, por janë regjistruar katër zjarre në oxhak, krahas ndërhyrjeve të tjera forcave të zjarrfikëse në zonat e banuara, njofton QMK. “Nga 1873 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, në 24 orët e fundit thirrjet “reale” kanë qenë 44,26%, dhe 55,74% janë për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. Nga thirrjet aktuale në 112 në QMK, 64.86% i janë drejtuar policisë,…

Read More

Për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Ismet Guri, është lëshuar fletarrest, konfirmojnë për MPB-në Gjykata Themelore Penale Shkup. Guri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore pasi u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë të të Ardhurave Publike (DAP), të dyshuar për mashtrim. Siç raportojnë një pjesë e mediave, Guri nuk është gjetur nga punonjësit e policisë në adresën ku po vuante arrestin shtëpiak. Kundër Ismet Gurit, së bashku me Eyup Alimin, u zhvillua çështja “Titanik…

Read More

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështirë. Në rrugën Shkup-Veles dhe Strumicë-Novo Sellë ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 50m deri në 100m. Intensiteti i qarkullimit në rrugë jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë –…

Read More

Çmimet e shërbimeve të gastronomisë për periudhën nëntor-dhjetor të vitit të kaluar janë rritur për 0.5 për qind. Sipas Entit të Statistikave nëse bëjmë krahasimin me vitin 2022, atëherë i bie që çmimet janë rritur për 9.8 për qind, ndërsa nëse e krahasojmë vetëm muajin dhjetor rritja është për 4.3 për qind. Rritje e çmimeve është vërejtur edhe të ushqimet për 0.5 për qind dhe pijet alkoolike për 1.4 për qind. Indeksi i çmimeve të shërbimeve në gastronomi në dhjetor të vitit të kaluar krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 6.5 për qind./alsat.mk

Read More

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër tetë personave të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” të dënuar nga neni 303 paragrafi 2 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal. Të dyshuarit me 4 janar me veprim të përbashkët kanë kryer vepër penale me të cilën rrezikohet siguria e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të kryerjes së veprës penale sulm ndaj një personi, kanë penguar shërbimet në aeroport. Me veprimet e tyre ata kërcënuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën…

Read More

Policia financiare njoftoi se të martën do të hyjë në M-NAV për të shqyrtuar tërë operacionin financiar, transmeton Sitell, përcjell TV21. Sipas njoftimeve do të shqyrtohet funksionimi i përgjithshëm financiar, puna e menaxhmentit të përgjithshëm, prokurimi publik, funksionimi i sindikatës si dhe punësimet e fundit. Kjo pason si pasojë e ndodhive të fundit të cilat ndodhën në M-NAV.

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se të shtunën më date 6 janar të vitit 2024, do të punojnë sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektin e RTVM-së. Sportelet do të jenë të hapura nga ora 8 deri në ora 16. Ndërkohë në sportelet e sektorëve për punë të brendshme në Shkup, qytetarët presin me orë të tëra për të aplikuar për nxjerrjen e dokumenteve personale, kryesisht pasaporta. Radhë të gjata ka edhe nga qytetarët të cilët  presin vetëm për ti marrë dokumentet personale. Gjendja e këtillë në sportelet e SPB-ve në Shkup, bëhet për shkak…

Read More

Gjashtë deputetët e koalicionit Lidhja Evropiane për Ndryshim nga sot bojkotojnë punën e Kuvendit si shenjë kundërshtimi për vonesat në zgjedhjet e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhje, i cili thonë se duhet të jetë me propozim të tyre, shkruan Alsat. Bojkoti vlen deri sa kreu i Kuvendit nuk e vendos në rend dite zgjedhjen e Abdush Demirit, për anëtar të KSHZ-së. “Ky është vetëm hapi jonë i parë. Ne presim që edhe opozita maqedonase t’i mbetet besnike deklarimit se do ta braktisin KSHZ-në, nëse opozita shqiptare nuk e merr anëtarin e saj në KSHZ. Në të vërtetë mbrojtja e…

Read More

Policia konfirmon përleshjen me grushte mes policëve para stacionit policor të Tetovës. Incidentit i kanë paraprirë disa mosmarrëveshje të mëparshme private mes dy kolegëve Daut Lika dhe Fitim Hasani, shkruan Alsat. Policia ka zhvilluar bisedë zyrtare me policët e përfshirë në rast, ndërsa po punon në zbardhjen e plotë të incidentit. “Më 04 janar në orën 21:30, F.H.(44) nga Piroku i Tetovës në SPB-Tetovë ka denoncuar se rreth orës 16:00, para hyrjes në oborrin e SPB-Tetovë, është sulmuar fizikisht nga D.L.(39) nga Tetova për shkak të mosmarveshjeve të tyre të mëparshme private. Me dy efektivët e policisë të SPB-Tetovë, të…

Read More

Mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën ajrore të Maqedonisë në momentin kur  kreu i degës së BDI-së në Çair Bekim Neziri, sipas kreut të Sindikatës së Kontrollorëve duke përdorur kartën e tij dhe duke shkelur protokollet u fut të kullën e radarëve për të grushtuar njërin nga kontrollorët, përkatësisht Premtim Berishën, shkruan Alsat. Kreu i Sindikatës së Kontrollorëve tha se hyrja në një objekt të vrojtimit të fluturimeve përbën akt terrorist dhe cenim të sigurisë kombëtare. “Vet objekti për kontroll të fluturimeve është hapësirë strikte për objekt sigurie që interes kombëtar për të hyrë atje ka protokolle…

Read More