Autor: Suad Avdiu

Është ndarë nga jeta nëna e heroit të kombit, Bajram Mazrekaj nga Vokshi i Deçanit. E ndjera njihej për ndihmën që ua dha disa ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i ushqyer me bukë. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në orën 13:00 në varrezat e fshatit Voksh. “Nëna heroinë, Nëna e heroit të kombit Bajram Mazrekaj, Nëna e cila rriti çlirimtarë të paepur, priti e përcolli djem e vajza të UÇK-së nga sofra e saj, duke u bërë shembull i nje Nëne qëndrestare. Ajo përballoi shumë vështirësi në jetë, me plotë vuajtje e sakrifica, por gjithmone…

Read More

Incident në fshatin Reçicë të Kumanovës. Banorët e këtij fshati u përleshën me policinë pasi nuk lejojnë që kamionët e Agjencisë së Veterinarisë të hynë në fshatin e tyre. Ata bllokuan rrugën rajonale në hyrje të fshatit. Sipas dëshmitarëve ka edhe të arrestuar, ndërsa banorët kanë vendosur të mos ndërpresin bllokadën deri në lirimin e tyre. Policia ndaloi disa prej banorëve për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Sipas banorëve fërkime me policinë kanë pasur edhe dje pasdite por dhe sot, pasi që në afërsi të vendbanimit të tyre po groposen një numër i madh i derrave të ngordhur nga…

Read More

I pyetur për koment mbi komunikatën e sotme të Lidhjes Europiane për Ndryshim, ku sërish i bëhet ftesë ASH-së që të bëhet pjesë e opozitës shqiptare, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se ka pasur takime edhe me përfaqësues të LEN-it, por edhe me kreun e BDI-së, por që partia ende nuk ka vendim se si do të garojë në zgjedhje. “Po, është e vërtet se kam pasur takime me përfaqësues të LEN, dhe disa takime me Ali Ahmetin. Kur të kemi vendim definitiv, e bëjmë publike”, tha Taravari.

Read More

Keqatrajtohet i riu Flamur Alimi nga qyteti i Kërçovës, aktivist i protestave per rastet e montuara politike. Në një deklaratë për portalin Lideri.mk, Flamuri thotë se është keqtrajtuar shkaku i plisit që mbante në kokë. “Arsyetimi i policisë ishte pse mbarja plisin me flamur kuq e zi. Mendoj se edhe pjesëmarrja ime në protestat kundër rasteve të montuara eshte një nga shkaqet”, tha Flamuri për lideri.mk. Policia ende nuk ka dalë me ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këto akuza./Lideri

Read More

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Spanjë, pasi Madridi zyrtar tashmë i njeh pasaportat e Kosovës. Përmes një njoftimi në Facebook, Bislimi tha se ky lajm është kumtuar nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Bashkimit Evropian. “Ndërsa më 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Schengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, shkroi Bislimi. Qytetarët e Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, nga 1 janari po mund të udhëtojnë…

Read More

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë kryer një operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në qytetin e Gjakovës. Ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, duke përfshirë telefona, orë dore dhe pajisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar. Në njoftim bëhet e ditur se vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej shifrës së 10 mijë euro. “Ky operacion është realizuar në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të Njësive Antikontrabandë dhe Prokurorisë Themelore për luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve…

Read More

Është parandaluar kalimi jolegal i 11 emigrantëve, shtetas të Sirisë, Pakistanit, Kamerunit dhe Kongos në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Rastet janë zbuluar nga ekipi mobil i Sektorit të Kontrollit dhe hetimeve pas kontrollit në dy automjete me targa polake në hyrje të Maqedonisë. Në të dy rastet emigrantët janë zbuluar në hapësirat e fshehta gjatë kontrollit me skaner, me çrast janë zbuluar nga 4 emigrantë nga Sirija dhe Pakistani. Rasti i tretë është zbuluar nga zyrtarët doganorë, gjithashtu në hyrje të pikës kufitare Bogorodicë gjatë kontrollit të automjetit i cili poashtu ka qenë me targa polake. Në automjet janë gjetur tre…

Read More

Sot Shkupi është në vendin e nëntë në botë për nga ndotja e ajrit në listën e platformës IQAir (World Air Quality Index). Sipas përqendrimit të grimcave PM në ajër, i matur në orën 11:00 me orën lokale, ajri në Shkup është “i pashëndetshëm” dhe ekspozimi në ajër të hapur nuk rekomandohet për njerëzit me shëndet të ndjeshëm, përcjell INA. Qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes janë Nju Delhi në Indi, Lahore në Pakistan, Kalkuta në Indi, Shangai në Kinë, Katmandu në Nepal, Mumbai në Indi, Karaçi në Pakistan dhe qyteti kinez Hangzhou. Për shkak…

Read More

Lëvizja Demokratike thotë se banorët e Komunës së Likovës, përkatësisht të fshatrave Llojan e Vaksincë janë në prag të një katastrofe ekologjike me përmasa të papara, dhe për këtë akuzon BDI-në. Sipas LD-së burimet e ujit të pijshëm, ajri dhe tokat janë të mbushura me sasi të larta të arsenit dhe të metaleve të tjera të rënda që po përhapen nga miniera lokale dhe nga deponia. Sipas kësaj partie banorët e Llojanit dhe Vaksincës janë të rrezikuar nga ndotja masive, ndërsa më të prekur janë fëmijët të cilët mësojnë në shkollën lokale që gjendet vetëm 100 metra larg deponisë. “Banorët…

Read More

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi akuzon kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për përçarje të spektrit politik në Luginën e Preshevës. Ai i quan servilë të shefit të ekzekutivit, Ardita Sinanin e Shaip Kamberin, teksa shton se i njëjti po tenton të sundojë në këto komuna. Madje, Arifi thotë janë tradhtuar në dialog, meqë marrëveshja e Ohrit nuk parasheh reciprocitetin me Serbinë. Në intervistën për KosovaPress flet edhe për tre milionët e ndarë nga qeveria, agresionin në Banjskë të Zveçanit e qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se në asnjë nga takimet…

Read More