Autor: Suad Avdiu

Më datë 06.01.2024 në ora 20:10 në vendkalimin kufitar “Bllacë, në dalje nga shteti, P.B.(39) nga Shkupi është privuar nga liria. Konkretisht, gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në evidencat operative, është konstatuar se ndaj tij ka një masë aktive “arrest”, me kërkesë të Departamentit për Hetime, për veprën e kryer “rrezikimi i sigurisë së qarkullimit ajror”. Sipas nenit 303 paragrafi 2 i Kodit Penal. Ai është ndaluar dhe i është dorëzuar punonjësve të policisë për veprime të mëtejshme./Alsat

Read More

Izet Mexhiti theksoi se viti i zgjedhjeve do të jetë i rëndësishëm dhe do të vendosë për ardhmërinë e shoqërisë dhe individëve. Ai shprehu shqetësimin për situatën emergjente në lidhje me korrupsionin, duke e quajtur atë si një “epidemi.” Mexhiti bëri thirrje për ndërhyrje urgjente për të parandaluar përhapjen e korrupsionit dhe theksoi nevojën për një nivel më të lartë të vetëdijes shoqërore dhe individuale. “Këto ndryshime nuk prekin dhe as që duhet lejuar të prekin interesat kapitale të vendit, të qytetarëve, të shqiptarëve dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Në fakt, ndryshimet duhet vetëm të përforcojnë orientimin tani euro-atlantik përmes…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.Grubi në urimin e tij shkruan se bashkëjetesa fetare është themel i zhvillimit progresiv të vendit tonë, ndaj mbi parimet e paqes dhe respektit po ndërtojme të ardhmen europiane. “Të dashur bashkëqytetarë të besimit ortodoks, Në këto çaste festive të Krishtlindjeve përcjell deri tek të gjithë ju, urimet më të sinqerta për shëndet, lumturi e begati në vatrat tuaja familjare. Bashkëjetesa jonë fetare është themel i zhvillimit progresiv të vendit tonë, vlerë që duhet përcjellur brez pas brezi nga të gjithë ne. Mbi parimet…

Read More

Gazetari Abedin Bilalli nga Gostivari përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur shqetësim për braktisjen masive të vendit. Ai ka shkruar se këtyre ditëve Gostivari ka ngelur me 11 mijë gostivaras më pak, përcjell INA. Ja postimi i tij: “11000 gostivaras më pak për tre ditë. 200 autobusë me bashkëatdhetarë kanë ikur nga Gostivari ditëve të fundit. Një Zot e di se sa ka qenë numri i familajrëve tanë që kanë udhëtuar me aeroplan apo vetura private?!”, ka shkruar gazetari Bilalli, redaktor në TV Globi. (INA)

Read More

Një 52-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë, ndërsa akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Lyon, Francë, është ekstraduar nga Franca, shtetasi shqiptar Fraklin Xhelaj, banues në Fier, i njohur me pseudonimin ‘Bebi’. NJOFTIMI I POLICISË Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Si rezultat i…

Read More

Një biznesmene e njohur greke, Dimitra Katsafadou, ka rënë pre e një vjedhjeje të madhe. Sipas mediave greke, vjedhja ka ndodhur më 17 shkurt 2023 nga asistentja e Dimitra Katsafados, një 32-vjeçare me origjinë nga Shqipëria. Sipas asaj që ka raportuar, 32-vjeçarja i ka rrëmbyer biznesmenes së njohur shumën prej 290 mijë eurosh nga rezidenca e saj në Atikën Verilindore. Më pas rezulton se autorja pasi ka rrëmbyer shumën e parave është larguar jashtë vendit, ku është lokalizuar dhe arrestuar në Britaninë e Madhe. 32-vjeçari ka kërkuar falje dhe është liruar me kusht. Katalizator për këtë rast ishte dëshmia e…

Read More

MPB njofton se është parandalohet hyrja e paligjshme e 11 shtetasve migrantë të Sirisë, Pakistanit, Kamerunit dhe Kongos në tre raste të veçanta të hyrjes në pikën kufitare Bogorodicë gjatë kësaj dhe javës së kaluar. Dy raste u zbuluan nga një ekip i lëvizshëm i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve pasi kontrolluan dy automjete mallrash me targa polake më 4 janar në orët e vona të mbrëmjes dhe më 5 janar në orën 4 të mëngjesit. Në të dyja rastet, migrantët u zbuluan në hapësirën e paletave të gjysmërimorkiove gjatë kontrollit me skaner celular dhe në të dyja rastet u…

Read More

Bashkim Hasani, përfaqësues i Lëvizjes Demokratike, ka shprehur shqetësimin e tij në një status në rrjetin social Facebook, duke krahasuar situatën kritike në BDI me skandalet e funksionarëve të saj. Ai ka sjellë një analogji midis vitit 2016 dhe vitit 2024, duke përmendur eksponentët kryesorë të asaj kohe, Artan Grubi dhe Bekim Neziri. Në vitin 2016, Grubi dhe Neziri, të dytë eksponentë të lartë atëherë dhe aktualisht, ulën rezultatin e BDI-së nga 153 mijë vota në 85 mijë vota. Bashkim Hasani bën një digresion të shkurtër për të theksuar ngjashmërinë midis strukturës së BDI-së së vitit 2016 dhe asaj të…

Read More

Partia Alternativa ka theksuar se zhvillimet e ditëve të fundit po shfaqin simptomat e njëmendësisë njëzetvjeçare të qeverisjes kriminale të BDI-së ku depërtimi në çdo institucion të shtetit në vepër po dëshmon tendenca të papara kriminale. “Rasti i sulmit brutal mbi kontorllorët e fluturimeve nxori në shesh se ky rast, i cili ka mundur të shkaktojë pasoja tragjike dhe të rrezikojë sigurinë kombëtare, është mundësuar nga personeli i sigurimit të kompanisë “2SS Security” të cilët, edhe pse e kanë për detyrë, nuk e kanë parandaluar këtë sulm. Situata bëhet edhe më e qartë tanimë kur opinioni është i njohur se…

Read More