Autor: Suad Avdiu

Zëvendëskryeministrja shqiptare, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku solli në vëmendje projektin hekurudhor që lidh Durrësin me Prishtinën, duke e cilësuar atë si projekt kombëtar, për të cilin konfirmoi edhe angazhimin e të dy qeveritë. “Nuk harrojmë projektin që lidh Durrësin me Prishtinën, jo vetëm si një transport komercial të rëndësishëm, që do të lidhë portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, por edhe si një transport alternativ që do të lidh udhëtarët e shumtë midis dy vendeve”, tha Balluku në konferencën vjetore të mbajtur për shtyp. Sipas saj, ky është një projekt që do të…

Read More

“Nesër është dita “D” për M-NAV – ose do të shkarkohen drejtorët, ose kontrolli i trafikut ajror do të mbyllë hapësirën ajrore mbi Shkup. Ky është mesazhi që e dërgon kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, para vendimit të Qeverisë, e cila pritet të diskutojë për zhvillimet në M-NAV në seancën e së martës, pasi drejtorët e kontestuar nga Sindikata nuk dhanë dorëheqje. Sipas sindikatës, dorëheqjet janë pasojë logjike e ngjarjeve të javës së kaluar, kur ndodhi një thyerje dhe sulm fizik në Kontrollin e trafikut ajror, që rezultoi në procedim penal për disa persona. “Shpresojmë që e gjithë kjo që…

Read More

Nga LSDM thonë se masat e Qeverisë së udhëhequr nga kjo parti po japin rezultat në rritjen e pagave dhe pensioneve, përcjell TV21. Nga kjo parti sigurojnë se do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve. “Në Buxhetin e vitit 2024 tashmë janë parashikuar 160 milionë euro shtesë për paga më të larta dhe 170 milionë euro shtesë për pensione më të larta. Me LSDM-në, pagat dhe pensionet janë vazhdimisht në rritje, në të gjithë sektorët. LSDM-ja e ngriti pagën mesatare në 39.000 denarë ose 630 euro. Në kohën e DPMNE-së, paga mesatare ishte rreth 22.000 denarë. Paga mesatare është…

Read More

Është rritur numri i pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes. Ka njerëz të infektuar me Covid dhe grip, por mjekët thonë se ndryshimi është i lehtë për t’u parë, nuk ka nevojë për testime shtesë. Ata thonë se numri i të sëmurëve do të vazhdojë të rritet këtë javë. “Numri i pacientëve është rritur tre herë. 90 për qind kanë infeksion të rrugëve të sipërme ose të poshtme të frymëmarrjes. Të rinjtë marrin këshilla dhe rekomandime të përgjithshme. Të moshuarit me sëmundje shoqëruese duhet të monitorojnë gjendjen në mënyrë që të merren masa me kohë”, thotë mjekja Gjorgievska. Edhe pse mjekët…

Read More

Gjatë javës së 52-të të vitit 2023 (25.12-31.12.2023), në vend janë raportuar 403 raste të influencës apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 96,6% më shumë krahasuar me javën e kaluar, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Numri i të regjistruarve krahasuar me javën e 52-të të sezonit të kaluar është rritur me 16,1%, dhe krahasuar me 13 sezonet e mëparshme është më i lartë për 79,0%. Incidenca raportuar është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, pra ende nuk është arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit. Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 151…

Read More

Shkruan: Fidan Limani 𝗣𝗮𝗸 𝗷𝗲𝘁𝗼𝗷 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝗹𝗮, 𝗽𝗮𝗸 𝗳𝗼𝗹𝗶 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝘁𝗵𝗮! Në 18-vjetorin e vdekjes së tij, ne kujtojmë me krenari dhe respekt të thellë Jakup Asipi, një burrë i cili ishte jo vetëm një hoxhë i nderuar dhe “Dijetar i Ballkanit”, por edhe një patriot i zjarrtë shqiptar, i cili la një gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe mendjet e atyre që e njohën dhe e ndoqën. Ai mbetet një simbol i përkushtimit dhe dashurisë për rrënjët dhe vlerat e komunës së Likovës dhe të gjithë trojet Shqipëtare. Jakup Asipi, i cili me të drejtë mbante titullin “Dijetar i…

Read More

Partitë politike akoma nuk kanë caktuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, shkruan agjencia e lajmeve INA. Nga historia dhe praktika e zgjedhjeve presidenciale dihet se presidenti i vendit gjithmon është zgjedhur në raundin e dytë, por që nevojitet cenzusi i nevojshëm prej 40 për qind të votuesve, që nënkupton rreth 800 mijë vota nga gjithshejtmbi 1, 8 milion votues. Dështimi i zgjedhjeve dhe mosarritja e censusit mund të ndodhë nëse…

Read More

RESHJE SHIU DHE DËBORE, NGA E MARTA TEMPERATURA NËN ZERON Metereologët paralajmërojnë se jemi në prag të periudhës me mot më të ftohtë dhe dimrit të vërtetë. Sipas tyre vazhdon të zbresë masa e ftohtë ajrore nga arktiku drejt Maqedonisë së Veriut. Në natën nga e hëna në të martën, reshje dëbore me intensitet të dobët do të ketë nëpër shumë vende, kurse nëpër disa qytete pritet të formohet shtresë e re dëbore. Në viset malore dhe në qendrat e skijimit pritet të formohet shtresë më e madhe dëbore deri në 20 centimetra. Nëpër rrjete sociale shpërndahen pamje të reshjeve…

Read More

Katër të arrestuar është bilanci i mbrëmshëm i përleshjes së banorëve të Reçicës së Kumanovës me Policinë. Nga MPB thonë se në pranga u vunë protestuesit, të cilët sulmuan zyrtarët policorë dhe nuk iu bindën urdhrit për zhbllokimin e rrugës regjionale Kumanovë-Reçicë. Banorët e këtij fshati u përleshën me policinë pasi nuk lejojnë që kamionët e Agjencisë së Veterinarisë të hynë në fshatin e tyre. Sipas banorëve fërkime me policinë kanë pasur edhe dy ditët e kaluara, pasi që në afërsi të vendbanimit të tyre po groposen një sasi e madhe e derrave të ngordhur nga sëmundja e Murtajës Afrikane.…

Read More

Në një përpjekje për të forcuar zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit në Maqedoni, autoritetet kanë shqiptuar gjoba deri në 4,500 euro për personat juridikë dhe 1,000 euro për personat përgjegjës që viojnë rregullat për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, duke përfshirë objektet hoteliere. Personat fizikë që kapen duke pirë duhan në ambiente të mbyllura mund të ndëshkohen me gjoba nga 100 deri në 300 euro. Kjo masë vjen pas një periudhe të shumta ankesash nga qytetarët rreth mosrespektimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Duhani në lokalitetet e ndryshme, ku sërish konstatohet pirja e duhanit në mënyrë të paligjshme.…

Read More