Autor: Suad Avdiu
Kandidati për deputet nga koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri në njësinë e dytë zgjedhore i ka kërkuar përballje televizive kandidatit të Frontit Evropian, Sadulla Durakit. “Si kandidat që vij nga komuna e Likovës mendoj që qytetarët që i përfaqsojmë meritojnë të ketë një debat mes meje dhe kandidatit të BDI-së, Sadulla Duraku. Qytetarët e Likovës, Kumanovës e zonës dy në përgjithësi meritojnë të ndëgjojnë argumentet tona. Unë jam i gatshëm në çdo moment, në çdo kohë dhe në cilën do shtëpi mediatike. Kështu që ftoj gazetarët të organizojnë debatin që po kërkohet në rrjetet sociale”, ka nënvizuar Shaqiri.
Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti thotë se, të gjitha ata që vjedhin vota dhe manipulojnë procesin zgjedhor do të ballafaqohen me drejtësinë. “E shohim se këto ditë pati edhe vendim nga Gjykata Administrative që konstatoi vjedhjen e votave në Likovë. Shfryzëzoj rastin të them se të gjithë ata do të mbajnë përgjegjësi para gjyqit dhe organeve të drejtësis. Secili që ndërmerr një hap të tillë kësaj radhe do të falen, por do të ballafaqohen me drejtësinë”, është shprehur Mexhiti.
Jetesa mes Tiranës dhe Prishtinës për Einxhel pasi lindi Trev nuk ka qenë e lehtë. E ftuar në “Cherry on Top”, ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother Vip” u shpreh se për disa muaj ka qëndruar në Tiranë dhe më pas është zhvendosur në Prishtinë pranë familjarëve të partnerit të saj, Dagz, ndryshim të cilin, Einxhel e konsideron të domosdoshëm për familjen e saj. Pjesë nga intervista: Bora: Nga Tirana u zhvendose në Kosovë për të jetuar atje. Ishte i vështirë për ty ky ndryshim? Einxhel: Nuk ishte i vështirë sepse ishte i domosdoshëm. Erdhi një pikë që…
MPB njofton se njësiti për punë të brendshme të Qendrës dhe Bit Pazarit në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër Sh.N. e cila në zonën e Qendrës së Shkupit dhe një në komunën e Aerodromit, si dhe ndaj F.L (22) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndihma”. Gjegjësisht, i pandehuri i parë i ka kryer krimet në dy muajt e fundit, duke përdorur forcën fizike dhe mjetet e përshtatshme, ka hapur bravat e veturave, ka sekuestruar automjetet dhe ia ka dorëzuar të pandehurit të dytë, ku automjetet janë zbërthyer dhe…
Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit, një numër i madh vëzhguesish, përkthyesish dhe gazetarësh të huaj janë të akredituar për të monitoruar procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, një total prej 1078 vëzhguesish vendorë janë të akredituar për të mbikëqyrur zgjedhjet, me organizatat vendase “VAKE UP” dhe Fondacioni Rom për Demokraci duke zënë vendin e parë me numrin më të madh të vëzhguesve të akredituar. Në anën tjetër, misioni i posaçëm i vlerësimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues, ndërsa Asambleja Parlamentare…
Shkup, 4 maj – Dita e djeshme apo tre maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias e cila përkujtohet çdo vit për të sjellë në vëmendje se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore të njeriut. Kjo ditë u kujton njerëzve se shumë gazetarë kanë gjetur vdekjen apo kanë rënë në burg për të sjellë lajmin tek publiku. Kur bie fjala për lirinë e shprehjes e veprimtarinë e mediave më së shumti rrezikohen e pengohen në kryerjen e funksionit kritikues ndaj pushtetit. Mirëpo mediat meqë janë pjesë e pushtetit të katër duhet të ndihmohen edhe nga…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetuese kundër dy personave të dyshuar për grabitje dhe heqje të paligjshme të lirisë. Ata akuzohen se më 23 prill, në një incident në rrugën “Belasica”, kanë përjashtuar një person nga liria e tij, duke e detyruar të futet në një automjet dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda. Në veprimtarinë e tyre kriminale, ata dyshohet se kanë përdorur dhunë fizike dhe kërcënime për të detyruar viktimën të japë paratë. Sipas informacioneve, ata i kanë marrë rreth 8.000 denarë dhe më pas…
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, pas mesnatës së datës 04.05.2024 në ora 01:39, ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit i përket zonës së epiqendrës së Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML 1.9. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në zonat lindore erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 21 gradë. Të dielën dhe të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Ditën e martë do të ketë dukuri të izoluar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Nën ndikimin e një valë të re me lagështi, e mërkura…
Në ditën e lindjes së saj, Dafina Zeqiri mori një propozim për martesë nga partneri Kreshnik Gjergji. Çifti ka njoftuar se këtë vit do të mbahet dasma e tyre, por nuk kanë dhënë detaje për muajin dhe datën. Teksa po i afrohemi verës, mesa duket kanë nisur dhe përgatitjet. Ka qenë partneri i Dafinës, Kreshniku, i cili ka postuar një ftesë në Instagramin e tij.
