Autor: Suad Avdiu
Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, në tubimin para banorëve të komunës Qendër, foli për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjeve të cilat i cilësoi si shtylla të stabilitetit të brendshëm dhe eurointegrimeve. Pendarovski nënvizoi se zotimet e OBRM-PDUKM-së se do t’i shfuqizojnë, apo t’i shkruaj prej fillimit, janë vetëm fjalë sa për të ardhur në pushtet. “Cili faktor i fortë ndërkombëtarë u thotë bëjeni atë e ne qëndrojmë prapa jush dhe të mos mërziteni se do të hyni në Evropë, pa ndryshimin e kushtetutës, do të keni sigurinë e NATO-s pa marrëveshjen e Prespës dhe do të keni…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është shfaqur me deputetët e Vetëvendosjes dhe përfaqësues tjerë të lëvizjes. “Ndryshimi VLEN!*, ka shkruar Taravari
Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu Hyseini dhe Fitore Pacolli sot qëndruan në mbështetje të Koalicionit VLEN në Tetovë. “Bashkërisht i informuam qytetarët me “Planin 2030 VLEN”. Biseduam edhe për sferat në të cilat mund të bashkëpunojnë kuvendet e dy republikave në të ardhmen, por edhe për bashkëpunime të tjera të cilat janë në interes të qytetarëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fund, i falënderova edhe njëherë për mbështetjen e parezervë që na japin për Ndryshimin qëë VLEN të ndodh në vendin tonë”, ka shkruar në një postim në fb, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Korrupsioni, drejtësia selektive, mos sundimi i së drejtës, janë kancer i një shoqërie që dëshiron të jetë demokratike dhe është në hap me vendet perëndimore europiane. Por si deri të arrihet deri korrupsioni zero dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Njëra nga mënyrat është vetingu për gjykatësit, por edhe për politikanët. “Unë shpesh them, le të fillojë vetingu edhe nga unë, përkatësisht nga vitet e 90-ta që të mundet shteti më në fund të pastrohet nga të gjithë ata që kanë përvetësuar kapital dhe më pas atë kapital e kanë keqpërdorur për të ndikuar në sfera të caktuara. Gjyqësori…
Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN në kuadër të fushatës parlamentare sot ka akuzuar BDI-në se po tenton të krijojë krizë politike, duke e zgjatur kohën e qeverisë teknike. “Nga frika e disfatës që pa asnjë dyshim po e pret, BDI-ja, vetëm se e ka humbur busullën. Andaj, qëllimi i tyre i vetëm është të shkaktojnë krizë politike, për të shpëtuar të korruptuarit nga radhët e veta, duke u munduar që qeveria teknike të zgjasë më shumë se 100 ditë. Qëllimet e Ali Ahmetit ishin të qarta dhe VLEN e paralajmëroi opinionin që në momentin kur me kandidimin e Bujar Osmanit,…
Sindikata për Arsim do të kërkojë nga Qeveria e ardhshme dhe Ministri i Arsimit që t’i heqin të gjitha mangësitë që janë konstatuar nga mësimdhënësit në konceptin e ri arsimor, i cili u zbatua si pilot- projekt nga ky vit shkollor. “Nuk e di nëse do të vazhdojë të realizohet koncepti apo ndoshta do të ketë ndonjë ndërprerje dhe ndonjë “bajpas” derisa kjo gjeneratë të vazhdojë kështu deri në fund, por të gjitha ato vërejtje që i bëjnë kolegët e fushës, të cilët thonë se disa gjëra nuk janë të realizueshme, do të kërkojmë që të ndryshohet ligjërisht dhe ndryshimet…
Çmimet e ushqimeve u rritën në të gjithë botën në muajin prill për të dytin muaj radhazi, kryesisht mishi, produktet e qumështit dhe drithërat, sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Çmimet janë rritur me 0,3% krahasuar me muajin mars. Indeksi i çmimeve të ushqimeve i llogaritur nga FAO ra në mënyrë të qëndrueshme nga gushti në shkurt. Megjithatë, në bazë vjetore, çmimet kanë rënë me 9.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Në prill, çmimi i mishit shënoi rritjen më të madhe (+1,6%) në nivel global. Çmimi i shpendëve u…
Për shkak të festave të majit dhe pashkëve, shumica e qytetareve kanë kombinuar ditët e punës me ditët e lira dhe kanë fituar fundjavë të zgjatur, dhe pikërisht për këtë arsye rrugët e Shkupit edhe sot ishin te zbrazura. E përderisa shumë qytetarë kanë zgjedhur të shkojnë jashtë vendit për këto festa, turistët e huaj kishin pushtuar Çarshinë e Shkupit. “Njerëzit janë shumë të mirë dhe natyra është e mirë, është qetë dhe jeta është e ngadaltë jo shumë e shpejtë, si është jeta në Francë, jeta është e shpejtë? Po, shumë. Jemi këtu për 10 ditë dhe sot kthehemi…
Kompanitë e sigurimeve reaguan për vendimin e shtyrjes së rritjes së çmimit për polisat e sigurimit. Ata thonë se Komisioni i Autopërgjegjësisë e ka marrë vendimin pa marrë parasysh analizat e industrisë së sigurimeve. Sipas reagimit, kompanitë e Sigurimeve janë të zhgënjyer nga pretendimet e njëanshme dhe kualifikimet joprofesionale që u janë dërguar nga rregullatori ASO, mbi bazën e të cilave Komisioni ka ulur çmimin e autopërgjegjësisë. Më poshtë reagimi i plotë: Komisioni i Përgjegjësisë Automobilistike ka marrë vendim pa marrë parasysh analizat e industrisë së sigurimeve Kompanitë e sigurimeve janë të zhgënjyera nga pretendimet e njëanshme dhe kualifikimet joprofesionale…
Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) do të kërkojë nga Qeveria e ardhshme dhe ministri i Arsimit që t’i heqin të gjitha mangësitë që janë konstatuar nga mësimdhënësit në konceptin e ri arsimor, i cili u zbatua si pilot- projekt nga ky vit shkollor. “Nuk e di nëse do të vazhdojë të realizohet koncepti apo ndoshta do të ketë ndonjë ndërprerje dhe ndonjë “bajpas” derisa kjo gjeneratë të vazhdojë kështu deri në fund, por të gjitha ato vërejtje që i bëjnë kolegët e fushës, të cilët thonë se disa gjëra nuk janë të realizueshme, do të kërkojmë që të…
