Autor: Suad Avdiu
Në rrethe të ndryshme po flitet se edicioni i tretë i “Big Brother VIP Kosova”, do të jetë në duart e gazetares dhe producentes nga Shqipëria, Osla Muhameti. Olsa, për vite me radhë ka punuar si gazetare dhe producente në “Top Channel”, ku për disa sezone e ka bërë programin “Përputhen”. Tani, është në Kosovë për siç thuhet “BBVK”, shkruan “Kosovarja”. Prezantuesja Elita Rudi është parë mbrëmë nën shoqërinë e Olses. Një ofertë për prezantim, banore, apo thjeshtë miqësi?
MPB Maqedoni njofton se dje (11 korrik) në rrugën “Vllezërit Milladinovci” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personat M.L (23) dhe A.M (24) nga Tetova. “Gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre, të bëra me urdhër të gjykatës është gjetur marihuanë”. “Të dy personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me një delegacion qeveritar, të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, morën pjesë në Samitin e NATO-s, i cili u mbajt nga 9 deri më 11 korrik, në Uashington. Siç njoftojnë nga MPJ, temat u fokusuan në sfidat aktuale të sigurisë, me theks të veçantë në mbështetjen për Ukrainën, forcimin e mbrojtjes dhe parandalimit të Aleancës, si dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët Indo-Paqësor. “Aleatët përshëndetën arritjen e 2% të BPV-së për investime në mbrojtje nga 23 vende anëtare të Aleancës, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Këtë vit, vendi…
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në samitin e NATO-s që u mbajt në Uashington, ndërsa së fundmi ka dhënë edhe një konferencë për shtyp. Në konferencën për shtyp që dha, pas punimeve të samitit të NATO-s në Uashington, kryeministri grek është pyetur nga gazetarët për homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjen së Prespës për përdorimin e emrit kushtetues brenda vendit të tij . “Nuk do të zbulojmë armët tona që i kemi në dispozicion për momentin nëse Mickoski vazhdon të quajë thjesht Maqedoni vendin e tij brenda kufijve. Kam informuar kolegët…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me të dyja palët për të ruajtur përfitimet nga Marrëveshja e Prespës, deklaroi shërbimi për shtyp i Departamentit Amerikan të Shtetit pas deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe postimeve të tij në rrjetet sociale nga Samiti i NATO-s, ku ai përdori vetëm emrin Maqedoni, transmeton Portalb.mk. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, një përfaqësues i Shërbimit për Marrëdhënie me Publikun tha se “Marrëveshja e Prespës ishte arritje historike në zhbllokimin e përfitimeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore”. “Shtetet e Bashkuara mbështesin këtë marrëveshje…
Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë. Pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 35 deri në 42 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 40 gradë Celsiusë.
Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme e RMV-së është ndriçuar dje dhe sot me ngjyrë të kaltër me rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të formimit të Aleancës, si dhe mbajtjes së Samitit të NATO-s në Uashington. “Republika e Maqedonisë së Veriut është një aleat i besueshëm i NATO-s me një kontribut aktiv në forcimin e sigurisë kolektive dhe ruajtjen e stabilitetit transatlantik. Së bashku me aleatët tanë në Aleancë, ne qëndrojmë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimet për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm”, njoftojnë nga MPJ./Telegrafi/
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se po ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet për lehtësuar lëvizjen e lirë dhe evitimin e radhëve të gjata në pikat kufitare, kryesisht në Tabanoc. Nga MPB theksuan se janë angazhuar policë shtesë dhe po vihen në funksion të gjitha korsitë në këtë pikë kufitare. “Duke pasur parasysh pushimet vjetore dhe periudhën e verës, është normale dhe e pritshme që të kemi një rritje të numrit të pasagjerëve dhe automjeteve, duke pasur parasysh që vendi përdoret si vend tranzit për turistët destinacioni përfundimtar i të cilëve është Greqia dhe gjatë kësaj periudhe…
Është rritur numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut. Në periudhën janar – maj 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur me 12 për qind, përkatësisht: turistë vendas me 2.6 për qind dhe turistë të huaj 16.6 për qind. Nga ana tjetër, numri i netëve është rritur me 10,2 për qind: turistët vendas me 8.8 për qind dhe turistët e huaj me 11 për qind. Një e treta e turistëve ose 23.919 janë nga Turqia, ndërsa afro 6.000 turistë kanë ardhur nga Serbia dhe më shumë se 5.000 nga Gjermania. Janë më…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se sot në Uashington ka zhvilluar takim me homologun e tij hungarez, Viktor Orban. Sipas tij, është dakorduar që ministritë e financave të të dy qeverive, të fillojnë një proces në të cilin qeveria hungareze do t’i japë qeverisë maqedonase një shumë prej 500 milionë eurosh me kushtet e mëposhtme: e cila është një normë interesi prej 3.25 për qind, një periudhë grejs trevjeçare dhe një periudhë shlyerjeje 12-vjeçare, e cila është gjithsej 15 vjet, përcjell INA. “Këto 500 milionë euro do të përdoren në këtë mënyrë: 250 milionë euro mbështetje direkte…
