Autor: Suad Avdiu
Më 30 korrik (e martë) duhet të fillojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Gjykatësi në këtë rast do të jetë Ivica Stefanovski, i cili është përzgjedhur përmes sistemit AKMIS. Gjykata Themelore Penale Shkup të hënën më 8 korrik informoi se janë refuzuar si të pabaza ankesat e mbrojtjes së të akuzuarve për rastin me vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi dhe aktakuza pranohet në tërësi. “Këshilli për vlerësim të aktakuzës kundër të akuzuarve: V.M., B.V. dhe V.K. të akuzuar për nga dy vepra penale Vrasje…
Shërbimet Inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) zbuluan dhe parandaluan kontrabandimin e qengjave nga Maqedonia e Veriut, në Shqipëri. Siç informon AUV, bëhet fjalë për 63 qengja të cilat është tentuar që ilegalisht të kontrabandohen në Shqipëri, ndërsa ishin rritur afër Prilepit. “Në një aksion të koordinuar, automjeti me të cilin janë transportuar qengjat është ndërprerë nga nëpunësit policor në Strugë dhe pas kontrollit të zbatuar nga inspektorët e AUV-së është konfirmuar se bëhet fjalë për 63 qengja të cilët nuk janë identifikuar sipas Ligjit për identifikim…
Temperaturat vazhdimisht do të jenë në rritje dhe do të arrijnë edhe në 42 Gradë Celsius. Kurse rritja e lagështisë së ajrit, do të krijoj ndjesinë e temperaturës edhe më të lartë nga ajo që matet. Kështu paralajmërojnë sinoptikët e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike. Ata shtojnë se me qenë se ditët në vijim do të jetë shumë nxehtë , do të jetë aktive faza portokalli. Julijana Fidanoska-Mishkoska, sinoptikane “Nga e premtja presim që temperatura të ketë rritje graduale, kështu që deri të ejten e ardhshme do të kemi mot shumë të nxehtë, me temperatura që do të arrijnë edhe deri…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës konsulton shkollat dhe publikun për organizimin e pushimit pranveror në vitin shkollor 2024-2025 për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të cilët për herë të parë kishin pushim pranveror gjatë vitit shkollor që përfundoi. MASH në kumtesë citon se për shkak të qëndrimeve të ndryshme rreth nevojës së pushimit pranveror ka dërguar pyetësor te shkollat në linkun në vijim, me qëllim që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit, prindërit/kujdestarët të japin mendimin e tyre personal. “Duke marrë parasysh qëndrimet e ndryshme në opinion lidhur me pushimin pranverore në arsimin fillor dhe të mesëm vitin e kaluar…
Ka ndërruar jetë profesori dhe poeti Nuhi Vinca nga Veleshta e Strugës, përcjell TV21. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, aktorja Ilire Vinca. “Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore: Të enjten, 11 korrik, në ora 10:00 mbledhja komemorative në Institutin Albanologjik. Varrimi në ora 12:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri). Ngushëllimet i presim në Hotel Grand të premten dhe të shtunën nga ora 09:00 deri ne 17:00”, ka shkruar Vinca. Nuhi Vinca është poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Strug. Ai lindi në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu…
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov për ushtrues detyre drejtor të Teatrit kombëtar të Maqedonisë sot ka emëruar Nikolla Kimovskin, në vend të Simona Ugrinovskës e cila dha dorëheqje nga pozita e drejtores, njoftoi TKM. “Në bazë të vendimit të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të datës 10 korrik, të nënshkruar nga ministri i Kulturës Zoran Lutkov, për ushtrues detyre të Institucionit nacional Teatri kombëtar i Maqedonisë është emëruar Nikolla Klimovski. Ndryshe, Simona Ugrinovska ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtores të cilën e kryente që nga viti 2018”, njoftuan nga TKM.
Reperi nga Shqipëria, Noizy, ka publikuar një video të tij në Instagram, ku shihet duke e interpretuar një pjesë të këngës së tij të re. Por, për publikimin e këtij projekti, ai u vendosi një kusht ndjekësve të tij. “500.000 pëlqime, 100.000 komente nëse e doni shpejt”, shkroi reperi në postimin e tij, ku i ka bërë tag edhe kolegët e tij artistë Varrosi dhe Tayna, duke aluduar që edhe ata janë pjesë e këngës.
ish prokurores speciale, Katica Janeva i hiqet e drejtë për të punuar gjatë kohës sa po mban masën e dënimit me burg prej 7 vitesh pasi u shpall fajtore në rastin “Reket”. Janeva ishte angazhuar në zyrën e avokaturës e cila drejtohet nga djali i saj Llazar Janev. Informacionin për heqjen të drejtës së fituar në janar të këtij viti e konfirmoi Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve. “Pas informacioneve të marra në rrugë anonime, dërguam ekip për të kontrolluar adresën përkatëse. Është konstatuar se as zyra e avokaturës nuk është duke punuar dhe as Katica Janeva nuk është në punë.…
Paraditen e sotme qytetarët e Kumanovës dyshuan për një valixhe me eksploziv në rrugën “Dr.Peshkatari”. Por nga policia thonë se pas kontrolleve u konstatua se ishte çant e zbrazët. “Më 10.07.2024, në ora 09:46 në SPB-Kumanovë, N.I. nga Kumanova ka raportuar se në rrugën “Dr. Peshkatari” në Kumanovë ka gjetur një çantë, e cila dukej e dyshimtë. Policët nga SPB-Kumanovë menjëherë e kanë siguruar vendin dhe pas kontrolleve është konstatuar se bëhet fjalë për një çantë të zbrazët”, thonë nga SPB-Kumanovë.
Maqedonia e Veriut dhe tërë Ballkani Perëndimor duhet ta shfrytëzojë momentin pozitiv për të ecur përpara në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo është porosia e ambasadorit të BE-së në Shkup, David Geer. “Kuptohet që liderët e qeverive, liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në fakt pas zgjedhjeve evropiane treguan angazhim se vizioni i tyre strategjik në pesë vitet e ardhshme do të jetë edhe procesi i zgjerimit. Kështu që, mund të them se procesi i zgjerimit mbetet prioritet kryesor gjithashtu edhe për strukturën e ardhshme të institucioneve evropiane. Kështu që, nuk shoh këtu kurrfarë ndryshimi. Çështja…
