Autor: Suad Avdiu
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka emëruar ushtrues detyre drejtorë të rinj mjekësorë në disa institucione shëndetësore publike. “Në klinikën universitare për TOARKIQU është emëruar Maria Srceva, në spitalin e specializuar për nefrologji-Strugë është emëruar Berat Lena, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare “Shën Panteleimon” është emëruar Cvetanka Bajraktarova dhe në Institutin Universitar për Biokimi Klinike është emëruar Nikolina Grozdanovska”. Ditë më parë Taravari emëroi edhe disa drejtorë tjerë në institucionet publike, ndërsa sot njoftoi se Koalicioni VLEN si pjesë e Qeverisë do të ketë shtatë pozita të zv.ministrave.
Është rritur frekuentimi i automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje të gjata, informojnë nga LAMM. Nga 9 korriku në aksin e majtë të rrugës në autostradën Shkup-Kumanovë është kryer ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në gjatësi prej 1000 m para vendbanimit Milladinovc deri në vend, me ç’rast korsia për ndalesë të detyruar dhe korsia për drejtim automjeti janë mbyllur, prëderisa komunikacioni po zhvillohet nëpër korsinë e majtë për tejkalim. Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon…
Vetëm 41 institucione në të nivelit qendror dhe lokal kanë dorëzuar plan për detektimin e rrezikut të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, pohon zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetahu, i cili nga Gostivari e nisi turin e vizitave që planifikon ta bëjë nëpër komuna. Thotë se pushteti i kaluar nuk ka marr asnjë masë ndaj institucioneve që nuk kanë dorëzuar plane të këtilla. I pyetur se ku janë ngecjet institucionale për luftë kundër korrupsionit dhe a do të ketë ndryshime të ligjeve në luftën kundër korrupsionit, Fetahu tha se tashmë kanë nisur ta skanojë gjendjen për të…
Zv. Kryeministër i Parë i RMV-së dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexheti nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka theksuar se VLEN e falënderon Frontin Evropian që në mungesë të programit të vet, ka filluar të përkrah pika programore të koalicionit VLEN. “VLEN e falenderon Frontin Evropian që në mungesë të programit të vet, ka filluar të përkrah pika programore të koalicionit VLEN. Përkrahjen e parë të tyre, për mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, të gjithë deputetët e koalicionit VLEN do e mbështesin. Pra, pa kurrëfarë hamendje do…
Mersiha Smailoviç, e komunitetit boshnjak, ka reaguar në lidhje me kritikat për shënimin e 11 korrikut – Ditës për përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës. Smailoviç, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se lutja muslimane që u bë në Kuvend, nuk ka qenë në kuadër të seancës plenare dhe aq nën organizimin e Kuvendit. Sipas saj, ajo ka ftuar për minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës, dhe secili ka zgjedhur formën e tij, sipas bindjeve personale. “Si moderatore, e fillova aktivitetin me thirrje ndaj të pranishmit që të mbahet një minutë heshtje apo të bëjnë lutje për viktimat…
Deputetët e Frontit Europian sot në konferencë për shtyp nga Kuvendi thanë se e mbështesin propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit. Ata thanë se kolegët nga partitë e tjera të koalicionit kanë deponuar sot nënshkrimet e tyre për këtë propozim, të cilin dje e lëshuan në procedurë parlamentare. “Ndryshimet e propozuara parashohin mbylljen e të gjitha objekteve të lojërave të fatit në vendbanimet tona dhe veprimin e tyre vetëm në hotele me pesë yje. Me këtë ligj, kazinotë, bastoret dhe objektet e tjera të bixhozit do të largohen nga shkollat, lagjet, fshatrat dhe vendbanimet tona dhe do…
Mesatarisht nga 80-100 persona gjate dites freskohen ne Pishinën e qytetiit te Kumanoves. Gjate uikendeve kjo shifer shkon edhe trefishë më shumë. Sipas pritshmërive, kulmi i interesimit per pishinë arrinë nga periudha kohore 15 korrik – 15 gusht. Portali: “KumanovaSot”
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Shkup në dalje të Autokomandës, njofton Klan M. Një veturë e tipit “Peugeot” me targa të Shkupit është përplasur me gardhin mbrojtës të autostradës. Nuk ka informacione për viktima, por sipas pamjeve aksidenti duket tejet i rëndë. Policia pritet të arrijë në vendngjarje dhe të hetohet rasti i plotë. /tvklan.mk/
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarai deklaroi se VLEN do të ketë shtatë zëvendësministra ndërkohë që publikoi dhe emrat e atyre të ASH-së pasi u shpreh se kanë kaluar në kryesinë qendrore të partisë. Sipas tij në Ministrinë e Mbrojtjes, zv/ministre do të jetë Ilfete Ismaili ndërsa në Bujqësi, Flakron Bexheti. “VLEN e di që ka 7 zëvendësministra. E di që Aleanca për Shqiptarët ka Bujqësinë dhe Mbrojtjen, Transporti Dhe Lidhjet, Ministria për Punë të Brendshme, për Sport, Arsimi është e gjashta dhe Kultura. Unë i tregoj të ASh-së se i kemi kaluar në kryesinë qendrore. Zv/ministre për Mbrojtje…
Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilia Rozman është vajza e cila së fundmi u rrëzua dhe u plagos rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër. Ndryshe, në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se E. R. (32) nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda, njoftoi MPB. Emilia tani ka shkruar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka…
