Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

26 Maj, 2026

Sali sjell lajmin e shumëpritur: Të enjten do zgjidhje finale për jurisprudencën!

26 Maj, 2026

Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut protestojnë sot në Tiranë

26 Maj, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Maj, 2026

Naim Alili: “Komandant Tigri ra heroikisht, por mbeti përjetë në themelet e lirisë sonë”

25 Maj, 2026

Ja kur do të falet namazi i Kurban Bajramit në RMV

25 Maj, 2026

Festat njëra pas tjetrës kanë futur administratën në kolaps

25 Maj, 2026

Ahmeti kujton komandant Tigrin: Rënia e tij heroike nuk ishte fundi i një jete, por lindja e një përjetësie në kujtesën e kombit shqiptar

25 Maj, 2026

Nga Gjakova ra heroikisht në Vaksincë të Kumanovës, 25 vjet pa komandant Tigrin

25 Maj, 2026

LSDM: Pa ndryshime kushtetuese nuk ka rrugë evropiane dhe fonde nga BE

25 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 26 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mucunski: Si anëtare e besueshme e NATO-s, mbetemi të përkushtuar për përforcimin e sigurisë kolektive

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Korrik, 2024 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me një delegacion qeveritar, të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, morën pjesë në Samitin e NATO-s, i cili u mbajt nga 9 deri më 11 korrik, në Uashington.

Siç njoftojnë nga MPJ, temat u fokusuan në sfidat aktuale të sigurisë, me theks të veçantë në mbështetjen për Ukrainën, forcimin e mbrojtjes dhe parandalimit të Aleancës, si dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët Indo-Paqësor.

“Aleatët përshëndetën arritjen e 2% të BPV-së për investime në mbrojtje nga 23 vende anëtare të Aleancës, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Këtë vit, vendi ka tejkaluar pragun e përmendur dhe pritet të rritet në periudhën në vijim. Me këtë dëshmojmë se jemi një anëtar i besueshëm i NATO-s, i cili kontribuon aktivisht në forcimin e sigurisë kolektive”.

“Samiti riafirmoi mbështetjen e fortë dhe të palëkundur për Ukrainën, duke e gjykuar agresionin rus si një shkelje brutale të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në të njëjtën kohë, u mor një vendim për një paketë mbështetjeje praktike për Ukrainën, si dhe një angazhim për ndihmën afatgjatë të sigurisë për vendin. Maqedonia e Veriut mbetet e palëkundur në pozicionin e saj për të mbështetur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, si dhe ofrimin e ndihmës për popullin ukrainas për aq kohë sa është e nevojshme”.

“Në kuadër të vizitës së punës në Uashington, Mucunski zhvilloi disa takime pune, ndërsa pas përfundimit të saj do të udhëtojë në New York, ku do të ketë një takim me përfaqësues të diasporës maqedonase dhe një sërë takimesh me qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e vendit si një destinacion tërheqës për investimet e huaja”, thuhet në njoftim.

Lexuar: 154

Lajme te ngjashme

Sali sjell lajmin e shumëpritur: Të enjten do zgjidhje finale për jurisprudencën!

Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut protestojnë sot në Tiranë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Naim Alili: “Komandant Tigri ra heroikisht, por mbeti përjetë në themelet e lirisë sonë”

Ja kur do të falet namazi i Kurban Bajramit në RMV

Festat njëra pas tjetrës kanë futur administratën në kolaps

Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

26 Maj, 2026

Sali sjell lajmin e shumëpritur: Të enjten do zgjidhje finale për jurisprudencën!

26 Maj, 2026

Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut protestojnë sot në Tiranë

26 Maj, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Maj, 2026

Naim Alili: “Komandant Tigri ra heroikisht, por mbeti përjetë në themelet e lirisë sonë”

25 Maj, 2026

Ja kur do të falet namazi i Kurban Bajramit në RMV

25 Maj, 2026

Festat njëra pas tjetrës kanë futur administratën në kolaps

25 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.