Autor: Suad Avdiu

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur 26 zjarre në ambiente të jashtme dhe pesë prej tyre janë ende aktive edhe sot. “Pesë zjarret aktive janë në territorin e Maqedonisë së Veriut– Negotinë në atarin e fshatit Kalanjevë (ku digjet bimësi e ulët dhe pylli); Novosellë mbi fshatin Badilen, lokaliteti “Shamok” (pyll me pisha); Gjevgjeli, ndërmjet fshatrave Negorci dhe Kovanec (pyll i përzier); Dollneni, mbi fshatin Crnilishte (po digjet bimësi) dhe në Komunën e Shtipit, në mes të fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, lokaliteti “Haxhi Rexhepli” (ku digjet bimësi dhe shkurret).…

Read More

Katër të miturit, të cilët dje janë gjetur në një banesë në Shkup pa ndjenja dhe me lëndime trupore, sot janë të vetëdijshëm, në gjendje të përmirësuar shëndetësore, me parametra stabile vitale, thotë për Sdk.mk, drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev, transmeton Portalb.mk.  Dje në Toksikologji janë sjellë 4 fëmijë të mitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore. Ata janë të mitur nga mosha 14 deri në 17 vjeç,dy meshkuj dhe dy femra. Sipas MPB-së, dje zyrtarë policorë nga SPB Shkup, pas një ankese për prishje të rendit dhe qetësisë publike, kanë konstatuar se në shtëpinë e 40-vjeçarit D. G. ishin katër…

Read More

Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka rritje të fluksit të hyrje-daljeve nga vendi. Në vendkalimet tjera kufitare nga Maqedonia e Veriut nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton AMSM. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër…

Read More

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për Al Xhezira tha se pavarërisht bindjes personale që ka ai për emrin e ri kushtetues të vendit, tashmë po respektohet Marrëveshja e Prespës dhe çdo komunikim po bëhet me shtojcën Maqedonia e Veriut. “Nuk pajtohem me konstatimin tuaj se nuk e respektoj Marrëveshjen e Prespës. Unë nuk jam i kënaqur me atë marrëveshje, ju e dini se si u kalua ajo marrëveshje në Kuvend, kur deputetët tërhiqnin për veshi njëri-tjetrin, e paraprakisht u mbyllën dhe u burgosën, u shantazhuan për të votuar atë që ndodhi atëherë. Por kështu funksionon, ky…

Read More

Pata rastin që sod pas shum vitesh vuajtje në kazamatet e RMV ta takoj shokun tim Fadil Fejzullahun komandant Dunavin i cili vuan burgun e përjetshëm në burgun e Idrizovës. Shkuam bashkë me djalin Çlirim Fejzullahi në vizitë u cmallëm së bashku dhe me fjalët e urta më inspiroj që cdo her të jemi në krye të detyrës nuk me kerkoj asgjë per veten por më kerkoj që rrugën që kemi marr mbi vehte të jet në shërbim të popullit. Fadil ti ke qen dhe mbetesh synonim i qëndreses per çdo shqiptarë. (Rijad Shaqiri)/Lideri.mk

Read More

Drejtuesi ekzekutiv i Qendrës Evropiane për Komunitete, Adrian Zeqiri është shprehur se 50 për qind e shtëpive në zonat rurale në Kosovë janë të zbrazura. Ndërkaq, sipas Zeqirit në tërë Kosovën, shtëpitë e zbrazura mbërrijnë 30 për qindëshin. “Pjesët rurale, sidomos pjesët e qendrave më të vogla janë duke u zbrazur, kushdo që udhëton në fshatrat e Kosovës do të vërejë se mbi 50 për qind e shtëpive janë të zbrazura”, tha Zeqiri në Info Magazine. “Janë mbi 30 për qind të shtëpive të zbrazura, duke përfshirë dhe banesat në Kosovë, të cilat nuk kanë ndonjë shfrytëzim ekonomik, përveç se…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me pjesëmarrjen e saj në Samitin e NATO-s në Uashington, bëri të ditur se ShBA-ja ka konfirmuar mbështetjen e saj për të mbrojtur Kosovën. Ndër të tjera, në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosova, Osmani u shpreh se ishte kërkesë e veçantë e presidentit amerikan, Joe Biden që shtetet anëtare të NATO-s ta rrisin përkushtimin në raport me misionin e NATO-s në Kosovë, njofton Klankosova.tv. “Ka qenë kërkesë personale e zotit Biden, që shtetet anëtare të NATO-s, ta rrisin përkushtimin në raport me misionin e NATO-s në Kosovë, në mënyrë që të mbrohet…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka theksuar se mbështet rritjen e pagës minimale në 450 euro. “BDI gjatë gjithë periudhës derisa ka qeverisur me vendin ka dëshmuar se mbështet rritjen e pagave të punëtorëve, respektivisht pagën minimale. Këtë e dëshmon rritja e pagës minimale veçanërisht në 7 vitet e fundit, ku kemi rritje mbi 100% të pagës minimale, pavarësisht të përballjes me krizën botërore COVID-19 dhe krizën energjetike. BDI gjithmonë në Programën e vet një ndër prioritetet kryesore e ka ngritjen e standartit jetësor të qytetarëve. Andaj, BDI e mbështetë pa asnjë dyshim kërkesën e LSM-së, të cilët…

Read More

Për ngjarjen e organizuar në Kuvend, për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, ku kryeparlamentari Afrim Gashi bëri dua kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se i respektojnë të gjitha fetë dhe ritet fetare, por shtojnë se Kuvendi nuk është dhe nuk guxon të jetë vend për organizimin e ceremonive fetare, pasi që siç shtojnë Maqedonia me Kushtetutë është përcaktuar qartë si shtet laik. “Ne i respektojmë të gjitha fetë dhe ritet fetare. Por, duam të theksojmë se Kuvendi nuk është dhe nuk guxon të jetë vend për organizimin e ndonjë ceremonie fetare, sepse Maqedonia me Kushtetutë është…

Read More