Autor: Suad Avdiu

Tetëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një aeroplan u rrëzua dhe mori flakë, derisa po ngrihej nga kryeqyteti i Nepalit, Katmandu, të mërkurën. Piloti, i cili aktualisht po trajtohet në spital, është i vetmi i mbijetuar në aksidentin fatal. Nëntëmbëdhjetë persona ishin në fluturimin testues të kompanisë Saurya Airlines, përfshirë anëtarë të stafit teknik të linjës ajrore dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar. Industria e aviacionit e Nepalit është e dobët për nga siguria. Kjo gjendje u atribuohet disa faktorëve – nga moti i paparashikueshëm deri te rregulloret e dobëta. Aksidenti i së mërkurës ndodhi…

Read More

Gjatë ditës së djeshme në një lagje të Kumanovës, zyrtarë policorë kanë arrestuar personin me iniciale A.G nga Kumanova dhe S.N. nga Kriva Pallanka. Të njëjtit sipas MPB-së po transportonin dru zjarri pa dokumentacion përkatës. “Gjatë kontrollit të një automjeti mallrash “TAM” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga A.G., ndërsa pasagjer ishte S.N., u konstatua se po transportonin gjashtë metër kub dru zjarri të pavulosur dhe pa dokumentacionin e nevojshëm. Automjeti dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin…

Read More

Dua Lipa vazhdon të jetë një nga yjet e muzikës pop që po shkëlqen vitet e fundit, me këngëtaren shqiptare që ka fituar miliona fansa në mbarë botën. Duket se çdo arritje e saj tashmë po shpërblehet, e cila me koncertet e saj ka sjellë miliona vitin e kaluar për kompaninë në të cilën është pjesë. The Sun raporton se “Radical 22 Live LLP” fitoi nga Dua mbi 60 milionë euro, më shumë se artistë të tjerë të njohur si Ed Sheeran dhe Adele. Numrat e bëjnë atë një nga muzikantet më të paguara në Britani, vetëm tetë vjet pasi…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për rastin e shtetasit Faton Hajrizi, i cili u raportua se u vra disa ditë më parë në Serbi. Kurti ka kërkuar hetim vendor e ndërkombëtar për ndriçimin e këtij rasti. “Ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë lajme në lidhje me rastin e Faton Hajrizit, dhe institucionet tona janë përpjekur maksimalisht që në vazhdimësi të transmetojnë informacion zyrtar. Së fundmi përmes MPJD jemi informuar nga Drejtoria e bashkëpunimit ndërkombëtar policor ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe më 22 korrik kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të…

Read More

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka iniciuar procedurë kundër një 25-vjeçarit të dyshuar për veprën penale Sulm seksual dhe dhunimi nga neni 186 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, si dhe Shantazhi i paraparë dhe i dënueshëm nga neni 259 i K. Kodi. Në periudhën nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, kundër vullnetit të shprehur qartë të vajzës së dëmtuar 18-vjeçare, e ka detyruar atë të kryejë akte seksuale pa pëlqimin e saj me kërcënim serioz për të zbuluar diçka që do të dëmtonte nderin dhe reputacionin e saj. Nëpërmjet një profili në rrjetin social, siç transmeton portali Lideri.mk, 25…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti përmes një shkrimi në Facebook thotë se “sot fillon procesi i rrënimit të perandorisë së kumarit”. Mexhiti i referohet vendimit që t’u merren licencat dy kompanive për organizimin e lojërave të fatit. “Sot fillon procesi i rrënimit të perandorisë së kumarit të ndërtuar në shoqërinë tonë nga ana e qeverisë së kaluar. Me marrjen e licencave për dy kompani bixhozi dhe ndalimin e organizimit të lojërave të fatit nga ana e tyre, Qeveria e re sot fillon me realizimin premtimit se do ta heqim kumarin nga shtëpitë tona, nga familjet tona, nga fëmijët tanë! LLOTARIA…

Read More

MPB Maqedoni njofton se dje (23.07.2024) në Shtip, punonjësit e policisë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në SPB Shtip, kanë privuar nga liria A.Xh (36) dhe Q.H (22). “Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim gjykate në banesën e A.Xh, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë, një makinë bluarëse, një shumë e madhe parash në valuta dhe prerje të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohet se janë me origjinë kriminale”. “Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e Q.H., i kryer po ashtu me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar një makinë bluarëse me mbetje marihuane.…

Read More

Me 76 vota “pro” dhe 16 “kundër” dhe pa asnjë abstenim, sonte në Kuvend, në suaza të seancës së 11-të, janë zgjedhur zëvendësministrat në Qeveri, të cilët pas zgjedhjes do të japin deklaratë solemne. Zëvendësministër i mbrojtjes është zgjedhur Elfete Ismaili, ekonomiste e diplomuar. Përvojën e saj të punës e filloi në Fondin për rrugët magjistrale dhe rajonale. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte drejtoreshë e Postës GCPC Shkupi 2, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2019 ishte e punësuar në SHA “Posta e Maqedonisë” si bashkëpunëtore e marketingut. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ishte…

Read More