Autor: Suad Avdiu

Shumë fjalë e pak punë për autostradën nga Shkupi deri në Bllacë. Dy kilometrat e para përfunduan, por kanë ngelur si qyqja në rrem. “Tani më disa muaj po paralajmërohet lëshimi në përdorim të autostradës Shkup – Bllacë, gjegjësisht dy kilometrave të para të cilat kanë përfunduar mirëpo të njëjtat përfundojnë në këtë greminë. Autostrada duhet të vazhdojë përmes kësaj kodrine prapa meje në të cilën duhet të ndërtohet tunel, ndërsa pas kësaj duhet të ndërtohen edhe pesë tunele të tjera”, raporton Zekirija Haxhiu – Gazetar. “Besoj që po. Çdo autostradë e re sigurisht se e lehtëson edhe rrugën por…

Read More

BDI-ja, partia që për 20 vite sillet si një kompani private, duket se ka nisur të sulmojë të gjithë përveç binjakut të saj ideologjik, Levicën, nga frika se populli më në fund e ka kuptuar lojën e saj. Deklaratat e BDI-së janë kthyer në shkrime të zbehta ditore për një parti që dikur kishte ide, por sot ka vetëm krim, thuhet në kumtesën nga VLEN. “Me 1% moral, bëhesh 100% i korruptuar! BDI-ja nuk duhet të flasë për mbështetjen e popullit kur vetë, përmes shantazheve, korrupsionit dhe frikësimit, krijoi një iluzion të fuqisë. Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i…

Read More

Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka komentuar anketën e fundit të Institutit Anketues IKPSJ ku BDI printe dukshëm ndaj koalicion VLEN për nga përkrahja qytetare. Osmani ka ironizuar me interpretimin e anketës, teksa ka bërë thirrje dhe për të shkuar në zgjedhje. Reagimi i plotë: Çfarë gabimi paskemi bërë! Pyetjen “Me cilën parti jeni më të afërt” e paskemi lexuar si “Cilën parti e mbështesni.” Na falni për këtë interpretim kaq të vështirë për ta kuptuar! Ejani në zgjedhje t’i qartësojmë dilemat! https://www.facebook.com/bujar.osmani.942/posts/2474489552754933?ref=embed_post

Read More

Në Komunën e Sopishtes është djegur një autobus i Ndërmarrjes Publike të Transportit “Shkupi”. Nga Brigada e Zjarrfikësve në Shkup kanë njoftuar se zjarri është denoncuar në orën 12.33 dhe se me intervenimin e tyre është shuar në tërësi dhe nuk ka të lënduar. Sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për autobusin e linjës me numër 58. Nga MPB-ja kanë njoftuar se zjarri ka shpërthyer derisa autobusi ka lëvizur në qarkoren e Sopishtes. Sipas policisë, një personi i cili kishte thithur tymin i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe se nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Read More

Pikat e vaksinimit në mbarë vendin po përballen me mungesë të stafit. Nga Unioni që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog “Për ne” në një deklaratë për Agejncionin Informativ të Lajmeve thanë se në territorin e Qytetit të Shkupit, por edhe në vend në përgjithësi, ka mungesë të madhe të infermierëve, duke përfshirë dhe pikat e vaksinimit. Nga Ministria e Shëndetësisë, theksojnë se po punohet për sigurimin e stafit të nevojshëm në të gjitha institucionet shëndetësore. Sipas të dhënave që disponon Sindikata që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve…

Read More

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të lartë në këtë shtet ballkanik, treguan shifrat zyrtare. Protesta, që u nxit nga grupet e konsumatorëve, synoi rritjen e presionit ndaj shitësve me pakicë që ata i fajësojnë për rritjen e inflacionit. Thirrja për bojkot u shpërnda nëpër rrjetet sociale përmes së cilës iu bë thirrje kroatëve që të “mos blejnë asgjë”. Deri në orën 11:00, dyqanet kishin lëshuar 40 për qind më pak fatura krahasuar me periudhën e njëjtë të premten e kaluar,…

Read More

Drilon Rama mbrëmë triumfoi në vendin e parë në Big Brother VIP Kosova 3. E pas finales së madhe dhe festës që mbretëroi atje, Driloni duket se u ribashkua me një nga njerëzit më të afërt që ka takuar përgjatë BBVK. Bëhet fjalë për Eduart Kuçin apo Edin, me të cilin u pa edhe në hapësirat e jashtme të spektaklit. Për më tepër shifni fotografitë e mëposhtme!

Read More

LSDM shprehu shqetësim serioz për gjendjen në Klinikën e Onkologjisë, ku mungesa e barnave ka vënë në rrezik terapinë e pacientëve që varen nga kjo. LSDM kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, drejtorit të Fondit për Shëndetësi, Sasho Klekovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. “Janë të papranueshme justifikimet kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Kaosi i Onkologjisë duhet të ketë përgjegjësi. Këta persona nuk kanë ofruar terapi adekuate për pacientët, e cila është drejtpërdrejt e rrezikshme për jetën. Pacientët janë lënë në vuajtje, ndërsa qeveria po e zgjidh problemin me donacione, ndërsa në të njëjtën kohë…

Read More

E gjithë procedura për mjetet nga kredia hungareze të destinuara për kompanitë, sipas njoftimeve të autoriteteve, duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Të martën në seancë qeveritare pritet të kalojë Marrëveshka pas së cilës do të nënshkruhet marrëveshja me bankat dhe praktikisht me këtë duhet të funksionalizohen edhe paratë nga kredia. Marrëveshja, siç deklaroi dje kryeministri Hristijan Mickoski, është finalizuar dhe pritet të kalojë në seancën e Qeverisë të martën. “Shpresoj se deri në fund të këtij muaji do të përfundojë gjithçka, do të nënshkruhet me bankat dhe i bëj thirrje operatorëve ekonomikë që të përgatisin projekte…

Read More